LIVE UPDATES
Bota

Gjykata Speciale do t’i çojë të dënuarit në burgje jashtë Hagës, hapësira për të shpëtuar me gjobë

28 Tetor 2020, 19:32 Nga DOSJA
Gjykata Speciale do t’i çojë të dënuarit në

HAGË –Gjykata Speciale do t’i çojë jashtë Hagës ata që do t’i dënojë me burgim. Për të akuzuarit mund të ketë edhe gjoba, ndërsa dënimet e tyre mund t’i ndryshojë ose t’i falë vetëm kryetarja e Dhomave të Specializuara në konsultim me gjykatësit, shkruan gazeta Express.

Shtete të ndryshme janë pajtuar që t’i pranojnë në burgjet e tyre personat që potencialisht mund të dënohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Forma e tillë e transferimit të të dënuarve të Speciales parashikohet me rregulloren e punës së kësaj gjykate, por edhe me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ligji dhe rregullorja specifikojnë se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova është ajo që do të duhet të vendosë se në cilin shtet do ta vuajnë dënimin ata që marrin aktgjykim dënues.

Dhomat e Specializuara nuk janë përgjigjur në pyetjet e Gazetës Express se cilat janë shtetet, në të cilat parashihet të dërgohen ata që mund të dënohen nga kjo gjykatë.

Pika 1 e rregullit 166 të rregullores së punës së Gjykatës Speciale thotë: “Në përputhje me nenin 50(1) të Ligjit, pasi të ketë dëgjuar të akuzuarin, Kryetari vendos në cilin shtet i akuzuari do të kryejë dënimin nga një listë e shteteve që janë pajtuar të pranojnë personat e dënuar”.

Ndërsa pika 2 e këtij rregulli, thotë se vendimi për këtë çështje nuk i nënshtrohet rishikimit gjyqësor, ndërsa specifikohet edhe koha kur duhet të bëhet transferimi i të dënuarve.

“Ky vendim nuk i nënshtrohet rishikimit gjyqësor. (2) Transferimi i personit të dënuar në atë shtet bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme pasi të ketë kaluar afati për dorëzimin e një apeli, apo pasi vendimi i dënimit të ketë marrë formë të prerë”, thuhet në rregullore.

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar mbështet rregulloren e Speciales.

“Vuajtja e burgimit bëhet në njërin shtet që Kryetari i Dhomave tëë Specializuara cakton nga mesi i atyre shteteve që kanë treguar gatishmëri për t’i pranuar personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara për kohëzgjatjen e dënimit të shqiptuar, në pajtim me aranzhimet e bëra nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në pikën e parë të nenit 50 të këtij ligji.

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar thotë se kushtet e burgimit rregullohen sipas ligjit të shtetit që e ekzekuton dënimin me burgim, nën mbikëqyrjen e Dhomave të Specializuara ose sipas Aranzhimit të Dakorduar, nëse një i tillë ekziston.

Sipas ligjit, falja ose ndryshimi i dënimeve të Speciales, është kompetencë ekskluzive e Dhomave të Specializuara, përkatësisht kryetares Ekaterina Trendafilova, e cila për këtë do të konsultohej me gjykatësit.

“Dhomat e Specializuara, apo Aranzhimi i Dakorduar, kërkojnë njoftim nga shteti përkatës nëse sipas ligjit të zbatueshëm të shtetit në të cilin personi i dënuar është i burgosur, ai ka të drejtë për ndërrimin të dënimit. Dënimi mund të ndërrohet vetëm nëse Kryetari i Dhomave të Specializuara, në konsultim me gjyqtarët e Dhomave të Specializuara, vendos për një gjë të tillë në bazë të interesave të drejtësisë dhe parimeve të përgjithshme të së drejtës”, thuhet në nenin 51.

“Vendimet e Dhomave të Specializuara nuk i nënshtrohen asnjë faljeje dhënë sipas nenit 84 (29) të Kushtetutës, apo ndonjë person i dënuar nga Dhomat e Specializuara, pavarësisht se ku e shërbejnë dënimin e tyre”, thuhet pikën 1 të këtij neni.

Të akuzuarit e Speciales mund të dënohen edhe me gjobë

Rregullorja e Dhomave të Specilizuara parasheh që të akuzuarit të dënohen edhe me gjobë. Rregulli 165, thotë se një person i shpallur fajtor për një shkelje të Ligjit dhe i dënuar me gjobë, atë ia paguan Administratorit.

Në pikën 2 të këtij rregulli thuhet se “pas dhënies së dënimit me gjobë, trupi gjykues i lejon personit të dënuar një periudhë kohore të arsyeshme për pagimin e gjobës”.

Ky trup gjykues, me të njëjtën pikë të këtij rregulli, lejohet ta përcaktojë mënyrën e pagesës së gjobës. Ajo, siç thuhet, mund të lejohet të bëhet edhe me këste.

Në rast se i dënuari nuk e paguan gjobën brenda afatit të përcaktuar, rregullorja thotë se “trupi gjykues mund të nxjerrë një urdhër për paraqitjen e atij personi para trupit gjykues”. E trupi gjykues mund t’i kërkojë të dënuarit shpjegim me shkrim, ku ai do ta arsyetonte mospagesën e gjobës.

Megjithatë, trupi gjykues mund edhe t’ia zgjasë të dënuarit afatin e pagesës së gjobës, por mund edhe të urdhërojë sekuestrimin e pronës, fitimeve dhe kapitaleve të të të dënuarit në masën e nevojshme për shlyerjen e gjobës.

Gjoba e papaguar, mund të konvertohet edhe në dënim me burgim që “nuk tejkalon dënimin më të rëndë në fuqi në Kodin Penal të Kosovës për atë shkelje”.

Aktualisht, ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është i pari dhe i vetmi person që ka aktakuzë të konfirmuar nga Dhomat e Specializuara. Por, në paraburgim në Hagë po mbahen si të dyshuar edhe udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe zëvendësi i tij, Nasim Haradinaj.

Marrë nga: GazetaEkspress

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjykata speciale gjykata speciale

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit