LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha: Nuk është në kompetencën tonë, ta shqyrtojë KPA

11 Qershor 2021, 12:55 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha:

TIRANË– Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha të shkarkuar nga KLGJ pas arrestimit të kësaj të fundit.

Kushtetuesja ka vendosur moskalimin në seancë të padisë së magjistrates duke sugjeruar shterrjen e rrugëve ligjore dhe shyrtimin e rastit në KPA. Hoxha paditi KLGJ pas heqjes së statusit të magjistratit, masë e cila erdhi menjëherë pas arrestimit të saj nga SPAK me akuza që lidhen me shpërdorim detyre dhe korrupsion.

VENDIMI:

Vendim nr. 83 datë 07.06.2021

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga:

Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese
Fiona Papajorgji, Anëtare e “ “
Sonila Bejtja, Anëtare e “ “

në datën 07.06.2021 mori në shqyrtim paraprak kërkesën nr.5 (E)2021 të Regjistrit Themeltar, që i përket:

KËRKUESE: ENKELEIDA HOXHA

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 92, datë17.03.2021 të Këshillit të
Lartë Gjyqësor, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

BAZA LIGJORE: Nenet 131, pika 1, shkronja “f”, 134, pika 1, shkronja “i”, 134, pika 2, 137, 179, pika 7,të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar (ligji nr. 8577/2000).

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese (Kolegji), pasi shqyrtoi kërkesën, dokumentet shoqëruese dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N:
I
Rrethanat e çështjes
Kërkuesja,Enkeleida Hoxha për periudhën nga viti 2004 deri nëvitin 2021 ka ushtruar detyrën e gjyqtaresnë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë(ILD),në datën 10.12.2020, ka depozituar kërkesën për fillimin e procedimin disiplinor ndaj kërkueses, duke propozuar caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për shkelje të rënda disiplinore, bazuar nënenin 140, pika 2, shkronja “a”, të Kushtetutës dhe nenet 105, pika 1, shkronja “dh” dhe 111, pika 1, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (ligji nr. 96/2016).
Pas shqyrtimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), me vendimin nr. 92, datë 17.03.2021, ka vendosur: “1-Pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë; 2-Shkarkimin nga detyra të magjistrates Enkeleida Hoxha, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë; 3-Pezullimin e përfitimit të pagës në masën 50%, si dhe përfitimet e tjera të magjistrates Enkeleida Hoxha, deri kur ky vendim të marrë formë të prerë; 4- Kundër këtij vendimi lejohet ankim sipas ligjit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranëGjykatës Kushtetuese, afati i të cilit fillon nga e nesërmja e njoftimi të arsyetimit të këtij vendimi.”.
Kërkuesja, në datën10.05.2021, i është drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese(Gjykata), duke kërkuar shfuqizimin e vendimit nr. 92, datë 17.03.2021 të KLGJ-së. Nga përmbajtja e kërkesës rezulton se kërkuesja ka paraqitur të njëjtën kërkesë edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese(KPA).

II
Pretendimet e kërkueses
Kërkuesja,në kërkesën drejtuar Gjykatës, kaparashtruar në mënyrë të përmbledhur:
KLGJ-ja ka vendosur shkarkimin bazuar në shkeljet e pretenduara vetëm për rastin e të dënuarit H.B., pasi i ka gjetur të pabazuara pretendimet e inspektorit në rastin e të dënuarit I.P. KLGJ-ja,për rastin e të dënuarit H.B., ka shqyrtuar mënyrën e zbatimit të ligjit procedural dhe material nga ana e gjyqtares edhe pse këtë tagër ia përjashtoi vetes në rastin e të dënuarit I.P. KLGJ-ja ka trajtuar mënyrën e zbatimit të ligjit,por normat e cituara nga ajo nuk përbëjnë shkelje disiplinore të gjyqtares ose sjellje diskredituese të figurës dhe statusit të gjyqtarit. Sjellja dhe atributet e KLGJ-sësi një gjykatë e lartë janë të pamerituara ligjërisht për një organ kolegjial që siguron pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
Në të dyja rastet e referuara nga ILD-ja, vendimmarrja nuk është ankimuar dhe për tënuk është shprehur një gjykatë më e lartë, nëse është shkelur ligji material ose procedural nga kërkuesja.
Gjatë gjykimit të zhvilluar nga KLGJ-ja është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor, pasi kërkueses iështëmohuar mundësia për të kundërshtuar raportin e ILD-së.
Kërkueses iështëmohuaredhe mundësia për marrëveshjen e përbashkët të pranimitmes saj dhe ILD-në, si një mundësi e parashikuar nga ligji.
Masa disiplinore “Shkarkim nga detyra” është e vendosur pa ligj, pasi nenet 101-104 të ligjit nr. 96/2016 janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 34, datë 10.04.2017. Veprimet dhe mosveprimet e magjistratit që përbëjnë shkelje disiplinore,të parashikuara nga neni 102 i ligjit nr. 96/2016, në të cilin është bazuar edhe ILD-ja, në kohën e kryerjes së shkeljeve disiplinore të pretenduara ishte një dispozitë e shfuqizuar dhe nuk mund të përbënte bazëligjore për vendimmarrjen.

III
Vlerësimi i Kolegjit
A. Për juridiksionin e Gjykatës
Kolegji vëren se sipas neneve 131, pika 1, shkronja “f”, 134 pika 1, shkronja “i”, dhe 134, pika 2, të Kushtetutës, si dhe nenit 71, pika 1, tëligjit nr. 8577/2000, çdo individ, person fizik ose juridik, subjekt i së drejtës private dhe publike, kur është palë në një proces ligjor ose kur është bartës i të drejtave dhe lirive themelore të parashikuara nga Kushtetuta, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Ankimi kushtetues individual, në çdo rast, duhet të plotësojë kriteret e nenit 71/a të ligjit nr. 8577/2000, që lidhen me shterimin e mjeteve juridike, afatin e paraqitjes së kërkesës, llojin e pasojave negative të pësuara, mundësinë për rivendosjen e së drejtës së shkelur dhe rregullimet e veçanta ligjore të shqyrtimit paraprak të kërkesës. Megjithatë, përmbajtja e nenit 131, pika 1, shkronja “f”, të Kushtetutës ka bërë një përjashtim nga rregulli i mësipërm, për rastet kur parashikohet ndryshe në Kushtetutë.
Në rastin konkret, Kolegji vëren se kërkesa është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese dhe në KPAnga kërkuesja, ish-magjistrate, ndaj së cilës është dhënë masa disiplinore “Shkarkim nga detyra” nga KLGJ-ja. Prandaj, në kushtet kur objekt i ankimit kushtetues individual është shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit të KLGJ-së, që e ka shkarkuar nga detyra kërkuesen, Kolegji vlerëson se fillimisht duhet të analizohet juridiksioni i Gjykatës.
Kolegji çmon se neni 140 i Kushtetutës, që parashikon përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe rastet e shkarkimit ose pezullimit nga detyra të tyre, në paragrafin 4 të tij përcakton se “kundër vendimit të shkarkimit mund të bëhet ankim në Gjykatën Kushtetuese”. Ky rregullim kushtetues është reflektuar edhe në nenin 71, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, sipas të cilit Gjykata Kushtetuese shqyrton përfundimisht ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas neneve 140, pika 4 dhe 148/d, pika 3, të Kushtetutës.
Ndërkohë, sipas dispozitave kalimtare të Kushtetutës, në nenin 179, pika 7, fjalia e dytë, parashikohet se është KPA-ja,që ka mandat 9-vjeçar, që shqyrton ankimet ndaj vendimeve të KLGJ-së, Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP) dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.
Duke iu referuar dispozitave kushtetuese të lartpërmendura, Kolegji vlerëson se kompetenca për të marrë në shqyrtim ankimet ndaj vendimeve disiplinore të KLGJ-së për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, për periudhën e mandatit 9-vjeçar të funksionimit të KPA-së, i është dhënë kësaj të fundit. Vetëm në përfundim të mandatit të këtij organi tjetër kushtetues, kjo kompetencë do të ushtrohet nga Gjykata Kushtetuese.Kolegji i Gjykatës Kushtetuese është shprehur edhe në raste të mëparshme për përcaktimin e juridiksionit dhe kompetencës së KPA-së në çështjet me objekt kundërshtimin e vendimeve të KLGJ-së për marrjen e masave disiplinore ndaj magjistratëve(shih vendimet nr. 35, 26.02.2021; nr. 28, datë 21.01.2020 të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese).Gjithashtu, sikurse u parashtrua, Kolegji vëren se edhe vetë kërkuesja, për kundërshtimin e vendimit nr. 92, datë 17.03.2021 të KLGJ-së, ka paraqitur kërkesëedhe në KPA.
Në vështrim të sa më lart, Kolegji,duke pasur parasysh faktin se juridiksioni dhe kompetenca e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të shkarkimit të gjyqtarëve i ka kaluar juridiksionit disiplinor të KPA-së, gjatë periudhës së funksionimit sipas mandatit përkatës, vlerëson se pretendimet që lidhen me procedurën e shkarkimit të kërkueses nuk mund të jenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.
Në përfundim, Kolegji çmon se kërkesa nuk është në kompetencën dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, prandaj ajo nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.

PËR KËTO ARSYE,
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në bazë të nenit 31/a, shkronja “a”, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

V E N D O S I:
Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda hoxha enkeleda hoxha

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Qershor 2021, 11:20

TIRANË– Fotoja e vajzës 24-vjeçare, Xhesina Gegës, e cila u përplas nga 19-vjeçari Jehon Breçani është bërë publike. E reja po priste ...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës