Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE- Deputetët e opozitës së re, Kujtim Gjuzi e Kristaq Papa dhanë mendimet e tyre në seancë për ndryshimet në Kodin Penal. Gjuzi tha se nuk do t’i votojë ndryshimet, ndërsa Papa foli për masat e qeverisë.
“Të gjithë i veshe me maska, vetë rri pa maska. Në këto kushte, z.kryeministër ne nuk të mbështesim dot kur ti shkel ligjin. Ke 7 vite që shkel ligjin.”-tha Gjuzi.
“Shpirtin na e ngroh lutja dhe sidomos kombi ynë që të dalë me sa më pak humbje. Qeveria e kapi shpejt situatën por edhe ca ditë më parë ta kapte duhet të ishte më mirë. Masat dhe zbatimi i tyre është e vetmja rrugë. Faleminderit bluzave të bardha, por zgjidhja me qeska për të ndihmuar familjet nuk ishte e duhura. Pandemia duhet parë si situatë lufte por jo situatë ndëshkimi. Ata që thyejnë ligjet u ndëshkuan, ndaj duhet ndërgjegjësim jo ashpërsim i ndëshkimit.”, -tha Papa.
Deklaratat u bënë në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka deklaruar se mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për situatën e COVID-...
TIRANE- Ministri Sandër Lleshaj tha se këto ndryshime në Kodin Penal janë të domosdoshme. I pranishëm në seancë ku zuri një vend pranë llozhave të Kuvendit, me ...
TIRANE- Deputeti Zef Shtjefni ka apeluar që qeveria shqiptare të bashkëpunojë me bashkinë Shkodër për të parandaluar përhapjen në masë të COVID-19. I futur në P...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se masat e tilla si ndëshkimi me gjobë apo burg duhet të merren në këto lloj situatash emergjente. G...
Tiranë- Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në senacën e sotme plenare ka deklaruar se Shqipëria do të dalë nga izolimi dhe se jemi një ndër vendet më të sig...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur një kërkesë urgjente (kliko këtu) ndaj Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohet seanca e jshtëzakonshme për ndryshimet...
Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se në këtë kohë krize, qeveria duhet të mbështesë familjet në nevojë, biznesin e vogël dhe të mesëm. Ajo ka theksu...
TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar që të tërhiqet amendamenti i propozuar nga zonja Bode. Teksa mori fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Gjoni t...
Tiranë- Debat në seancën e Kuvendit mes Gramoz Ruçit dhe deputetit Kujtim Gjuzi. Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur se mazhoranca po shkel kushtetutën ...
Tiranë- Deputeti Myslim Murrizi në seancën e sotme plenare ka deklaruar se ndryshimet në Kodin Penal janë në shkelje të Kushtetutës. Murrizi tha se ndryshimet n...