LIVE UPDATES
Politike

Gjonaj: PD dhe LSI nxisin të miturit për dhunë, organizatorët janë evidentuar këto ditë. Fëmijë nga shtresa të varfra

12 Dhjetor 2020, 16:42 Nga DOSJA
Gjonaj: PD dhe LSI nxisin të miturit për dhunë,

TIRANË– Ashtu si kryeministri dhe drejtues të tjerë të maxhorancës, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj akuzoi partitë e opozitës dhe liderët e tyre për organizmin dhe nxitjen e protestave. Ajo tha në rubrikën “Opinion” në News24 se nxitja e fëmijëve është vepër penale duke iu bërë prindërve thirrje të mos lejojnë fëmijët e tyre në veprime kriminale pasi do iu shkatërrohet e ardhmja.

Të vjen keq kur këto protesta nxiten dhe kanë pjesëmarrjen e funksionarëve politikë. Keqardhëse është kur këto forca politike si PD dhe LSI nxisin fëmijët, i përdorin për të marrë pjesë në protesta të dhunshme, për të marrë pjesë në krim. Shkatërrimi i pronës element që përbën vepër penale. Me kodin penal dënohen të gjithë ata që nxisin fëmijët për të kryer një krim. Të gjithë këta nxitës duhet të dalin përpara përgjegjësisë penale.
Pavarësisht deklaratës së znj. Ademi, u pa me figurë që ishte pjesë e protestës, por kur nxiten të jenë të dhunshme, të terrorizojnë njerëzit është absolutisht e dënueshme. Duhet të ndiejmë keqardhjen dhe për ata punonjës policie që janë plagosur gjatë këtyre ditëve. Përdorimi i të miturve është një fatkeqësi shumë e madhe. Bashkëmoshatarët e këtyre të miturve që dalin në ekrane është keqardhëse kur shohin nga ekrani këta të mitur që djegin apo shkatërrojnë dhe ato që janë simbole të fundvitit,”– deklaroi Gjonaj.

Ministrja e cilësoi sërish vrasjen e 25-vjeçarit Rasha një rast sporadik duke kërkuar t’i lihet në dorë drejtësisë. Sa i përket lëndimit dhe plagosjes në protestë të protestuesve, Gjonaj tha se institucionet shtetërore duhet të ruajnë sigurinë dhe të mos lënë kaosin të terrorizojë pjesën tjetër të qytetarëve.

“Është një rast sporadik që padyshim do marrë dënimin e merituar por t’i lëmë kohë organeve të drejtësisë të hetojnë e punojnë. Nuk mund të them kështu për sa kohë protestat kthehen në protesta që dhunshme. Padyshim institucionet shtetërore do duhet të ruajnë sigurinë dhe të mos lënë kaosin të terrorizojë pjesën tjetër të qytetarëve. Nuk mundet që një grup të rinjsh apo fëmijësh të nxitur nga të tjerët të marrin peng qetësinë e qytetarëve dhe sigurinë,”- u shpreh Gjonaj.

E pyetur nëse si qeveri ndjen një përgjegjësi morale për këto protesta, Gjonaj tha jo dhe se dhuna nuk është mënyra për të arritur dhe një kerkesë në qoftë legjitime.
“Protesta të tilla nxiten nga ata që shpesh herë qajnë që rinia po largohet jashtë vendit pavarësisht se fëmijët e tyre i kanë jashtë vendit dhe po përdorin fëmijët duke i shkatërruar të ardhmen. Besojmë se nuk duhet të ndiejmë në mënyrë absolute përgjegjësinë e kësaj proteste. Të gjithë duhet të sensibilizohen që dhuna nuk është mënyra për të arritur dhe një kërkesë qoftë legjitime. Janë organet e drejtësisë që do garantojnë që ky proces do jetë i drejtë”, theksoi ministrja e Drejtësisë.

Ajo nënvizoi më tej se sigurinë për zbardhjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha dhe drejtësinë për të nuk e jep qeveria, por e kanë organet e drejtësisë. “Kjo është e mjaftueshme dhe nuk justifikon asnjë lloj dhune. Iu bëj thirrje prindërve të kenë mundësi të kontrollojnë fëmijët e tyre sepse po keqpërdoren dhe të mos lejojnë t’u shkatërrohet e ardhmja. Ky është i gjithi një veprim, operacion që po menaxhohet nga Policia e Shtetit bashkë me organet hetimore dhe prokuroria, po ndiqen të gjitha rastet. Jam e bindur që po përdoren të gjitha mjetet. Vërtetë të miturit nuk mbajnë përgjegjësi penale por shënjon një barrë të rëndë në të ardhmen e tyre. Nëse prindërit janë nxitës ose i kanë organizuar padyshim që mbajnë përgjegjësi. Mendoj se është moskujdesje dhe janë përdorur të mitur nga shtresat më të varfra, duke pasur parasysh dhe pamjet nga mediat për pagesën që i është bërë këtyre të miturve. Të gjithë ata që janë nxitës duhet të marrin dënimin e të dalin para drejtësisë”, u shpreh ajo.

 

Ajo kërkoi sensibilizimin e publikut që të mos lejojë dhe të mos jenë pjesë e dhunës.
“Të gjithë ne, si media, si shoqëria civile do duhet të dënojë pjesëmarrjen e të miturve, por secili nga ne ka një rol të rëndësishëm për të sensibilizuar publikun të mos lejohet apo të jenë pjesë e dhunës. Institucionet kompetente për të ruajtur rendin e sigurinë do duhet të bëjnë punën tyre që ky kaos të mos afektojë pjesën tjetër të shoqërisë. Kur ka protesta ne si qeveri, apo si maxhorancë kemi arritur të kemi reflektim. Organizatorët kanë arritur ta evidentojnë veten këto ditë. Atë që ministri Lleshaj do ta kishte kryer në çdo moment pavarësisht si ndodhën ngjarjet. Hetimet janë pjesë e institucioneve të drejtësisë. Fakti që ne duam të kryhet një hetim, duhet t’ia lëmë fjalën organeve të drejtësisë. Në çdo rast janë organet e drejtësisë që duhet të kenë kohën e nevojshme si për çdo rast tjetër”, deklaroi Gjonaj.

Marrë nga Balkanweb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj protesta per klodian rashen etilda gjonaj protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj