Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
TIRANE– Me 6 vota kundër dhe 1 pro, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të mos e shkarkojë nga detyra presidentin e Republikës, Ilir Meta me argumentin se nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Vendimi u publikua mbrëmjen e të mërkurës duke i dhënë kështu fund një debati të nisur prej gati dy vitesh për shkarkimin e Metës nga maxhoranca socialiste. Ky vendim i jep legjitimitet Metës për të përfunduar mandatin e tij deri më 24 korrik 2022, datë kur merr detyrën presidenti i ri i cili pritet të zgjidhet pranverën e këtij viti. Në vendimin e GJK, thuhet se Meta nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe për këtë arsye nuk është e arsyeshme kërkesa për shkarkimin e tij.
“Në lidhje me shkaqet për të cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi përcaktoi elementet objektive të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës” të parashikuar në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës, si dhe vlerësoi kërkesën e nenit 90, pika 3, të Kushtetutës për të vërtetuar fajësinë e Presidentit, arriti në përfundimin se: 1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës. 2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi: – Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës. – Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. – Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. – Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. 3. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës,”-shkruhet në vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese.
Altin Binaj është gjyqtari që votoi pro shkarkimit të presidentit të Republikës ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë votuan kundër.
Pas publikimit të vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, presidenti Ilir Meta ende nuk ka reaguar vetë. Ai ka zgjedhur të japë një mesazh përmes këshilltarit të tij mediatik, Tedi Blushi, i cili e quan vendimin si “zero surprizë”. Një reagim ka ardhur edhe nga Këshilltari Ligjor i presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj i cili thotë se kush qëndron krah të vërtetës është i çliruar.
Por teksa Ilir Meta po zgjedh fjalët për të menduar me gjasë reagimin e tij, maxhoranca ka heshtur. Asnjë koment deri tani nuk ka ardhur nga ana e socialistëve që kërkuan me ngulm shkarkimin e tij. I vetmi reagim nga ana e Partisë Socialiste është komenti i deputetit Erion Braçe i cili tha jashtë dyerve të Kuvendit se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar, para gjykatës nuk ka as të humbur as të fituar”.
I të njëjtit qëndrim ka qenë edhe kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili ka thënë se “kur flet gjykata të gjithë heshtin”. Partia e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, LSI përmes nënkryetarit të grupit, Petrit Vasili tha se sot është një ditë për të reflektuar.
Vendimi për shkarkimin e presidentit ka marrë zë edhe në mediat e huaja. Washington Post shkruan se gjykata i dha të drejtë presidentit që kundërshton axhendën e socialistëve ndërsa REL vë theksin se argumenti i Gjykatës Kushtetuese se Meta nuk ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese.
ZHVILLIMET ORE PAS ORE:
Meta nuk u shkarkua/ “Filmi vazhdon” , Rama-komentuesit: Ke ngatërruar adresë
Vendimi i GJK për Metën, ambasada e SHBA: Demonstroi pavarësi dhe integritet
ME EMËR! I vetmi që votoi PRO shkarkimit të Metës, kush është gjyqtari i Kushtetutës
GJK për Metën, DW analizon vendimin: Pika e fortë e përfaqësuesve të presidentit ishte…
Komenti për Metën? Berisha nxiton: Kam fjalën në Kuvend, ata mezi presin t’ma heqin fjalën
Vendimi për Metën! Socialistët e marrim me sportivitet, Pëllumbi: Nuk është ndonjë gjë
‘Shkarkimi i Metës’/ ZBARDHEN votat, 6 anëtarët e Kushtetueses votuan kundër, kush doli PRO
Meta nuk u shkarkua! Braçe: Nuk ka as të humbur dhe as të fituar, vendimi i GJK të zbatohet
“E vërteta na çliron”, këshilltari i Metës përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese
WP: GJK rrëzoi shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kundërshton axhendën e socialistëve
REL: Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin, presidenti Ilir Meta nuk shkarkohet
GJK merr vendimin për Ilir Metën, nuk e shkarkon: S’ka shkelje të rënda të Kushtetutës!
(f.g/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë reagoi sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila nuk rrëzoi shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi i Shqi...
SHKODËR – Duke folur në një takim sensibilizues në Prefekturën e Shkodrës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zv. Drejtori i Përgjiths...
TIRANË – Një 53-vjeçari nga Kameruni u arrestua në Rinas pasi iu gjetën 1 milionë e 75 mijë para të falsifikuara. Shtetasi me inicialet J.N. i...
POGRADEC– Disa persona janë arrestuar në Pogradec. Mësohet se në pranga kanë përfunduar persona të dyshuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Ky ak...
ELBASAN – Disa prej punëtorëve të inceneratorit të Elbasanit treguan për mediat se nëse flasin për to lidhur me mosmarrjen e pagave të tyre, kompania do t...
TIRANË– Më shumë se 10 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një është shpallur në kërkim. Policia informon se janë arrestuar në flagra...
TIRANË– Altin Binaj është gjyqtari i Kushtetueses i cili ka votuar pro shkarkimit të Presidenti Ilir Meta. Votat kundër për shkarkimin e Metës u dhan...
GJIROKASTËR– Tre persona janë arrestuar në qytetin e Gjirokastrës në kuadër të operacionit policor ‘Fati i Lojërave’. Policia ushtroi kon...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar daljen e emrave të ministrave shqiptarë. prokurorqve e gjyqtarëve që sipas tij kanë bashëpunua...
TIRANË – Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj noteres Rezarta Koçi duke qëndruar ende në burg. ...