"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
“Po të kisha vetëm një plumb…”/ Vrau të dashurën dhe gjyshen e saj, vrasësin në Mal të Zi e dorëzoi i vë
5 Tetor 2021, 14:34Nga DOSJA
MALI I ZI– Ilir Gjokaj do të qëndrojë për 40 ditë në burg derisa Prokuroria të përfundojë hetimet për vrasjen e të dashurës së tij, Sheilja Bakija. Gjokaj dyshohet se vrau të renë bashkë me gjyshen e saj, ndërsa i plagosur nga plumbat mbeti dhe babai i viktimës. Avokati i tij mbrojtës Srđa Lješković tha se 28-vjeçari u gjet nga vëllai i tij, Toni, i cili njoftoi edhe Policinë për vendndodhjen duke sjellë prangosjen e të shpallurit në kërkim.
“Ai u gjet nga njëri prej vëllezërve, Toni, i cili veproi me nder – më njoftoi, si avokat mbrojtës, dhe unë e dorëzova në polici. Tani gjithçka është në duart e autoriteteve gjyqësore,”– tha Leskovic. Po ashtu, avokati hodhi dyshime se klienti i tij kishte menduar edhe për vetëvrasje, duke treguar bisedën me të.
“Nuk ka folur as me prokuroren e çështjes. Mua ai më tha vetëm një fjali: Unë nuk do të isha këtu sot nëse do të më kishte mbetur të paktën një plumb,“-shtoi avokati.
Gjokaj qëlloi me armë zjarri në shtëpinë e të dashurës së tij 5 ditë më parë, duke i marrë jetën 2 personave, e pas vrasjes ai u largua me makinë duke u fshehur për ditë më radhë. Policia e shpalli në kërkim, ndërsa në aksion u vendosën edhe qytetarët që ndanë fotot e tij në rrjete sociale, me shpresën se dikush do ta njihte dhe do të njoftonte autoritetet. Por duket se këtë punë e ka bërë i vëllai.
BRUKSEL– Në Parlamentin Evropian është diskutuar të martën (5 tetor) për raportin rreth marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuar...
RUMANI- Parlamenti rumun ka mposhtur shumicën e qeverisë minoritare nëntë mujore të kryeministrit, Florin Citu në një rezolutë mosbesimi të martën.Rumania ka qe...
TIRANË- Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur rreth situatës së krijuar në Cetinjë disa ditë më parë ku pati disa protesta pas emë...
HOLANDË– Një dëshmitar i mbrojtur tha në gjyqin e Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë se ai u mbajt për 17 ditë në një stallë...
GREQI – Zëvendësministrja greke e Shëndetësisë, Mina Gaga, tha ditën e sotme se Greqia po i afrohet qëllimit për vaksinimin e 70 deri në 80% të popullsis...
MAQEDONIA E VERIUT- Ka dalë raporti përfundimtar i policisë pas ekspertizës mbi zjarrin që shkaktoi 14 viktima në spitalin modular të Tetovës. Sipas Prokurorisë...
FRANCË– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan sot për më shumë bashkëpunim të sigurisë midis ...