LIVE UPDATES
Bota

Gjermania nis investimeve masive ushtarake dhe krijon Strategjinë Kombëtare të Sigurisë

26 Mars 2022, 08:10 Nga DOSJA
Gjermania nis investimeve masive ushtarake dhe krijon Strategjinë

GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock kishte ftuar përfaqësues të trupit diplomatik në ambjentet e Ministrisë së Jashtme, kur e prezantoi fillimin e punës për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë (18.03.2022). Gjermania e harton për herë të parë një strategji të tillë kombëtare sigurie.

Kjo ka tërhequr vëmendjen në Evropë pas kthesës historike gjermane në investimet ushtarake. 100 miliardë euro shtesë për mbrojtjen në vitin 2022 dhe prej 2023 mbi 75 miliardë euro në vit, e bëjnë Gjermaninë fuqinë më të madhe ushtarake të Evropës.

Ky shndërrim historik i politikës së jashtme dhe të sigurisë të Gjermanisë, i shpallur nga kancelari laf Scholz do të argumentohet tani edhe me një doktrinë të sigurisë së Gjermanisë. Qeveria gjermane do të shpjegojë me këtë Strategji pozicionin e Gjermanisë në botë dhe synimet e Gjermanisë.

Hartimin e një Strategjie Kombëtare të Sigurisë, qeveria gjermane e kishte vendosur që në marrëveshjen e koalicionit qeveritar. “Ne do të paraqesim një strategji gjithëpërfshirëse të sigurisë kombëtare në vitin e parë të qeverisë së re federale”, shkruhet në marrëveshje.

Njëkohësisht, lufta e Rusisë kundër Ukrainës përfaqëson një “kthesë gjeopolitike”, siç u shpreh ministrja e Jashtme Baerbock. Me luftën në Ukrainë u thye rendi i paqes në Evropë. Kjo zgjon “dëshirë të zjarrtë për siguri”, të cilën “ndoshta brezi im nuk e ka ndierë kurrë vërtet”, tha Annalena Baerbock.

Punën për hartimin e Strategjisë po e drejton Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Por kontribute për Strategjinë do të japin ministria e Mbrojtjes, ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Propozime priten dhe nga institucione kërkimore dhe iniciativa civile. Kjo përfshirje e gjerë e institucioneve qendrore gjermane tregon se Gjermania është e vendosur, për të hartuar një strategji sigurie shumë përfaqësuese.

Edhe në vitin 2016 u hartua një Libër i Bardhë për Politikën e Sigurisë dhe të ardhmen e Bundeswehrit. Por dokumenti u la në harresë, e humbi fuqinë edhe për faktin që në hartimin e tij, ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë nuk përfshiu institucione të tjera, si p.sh. ministrinë e Financave.

Strategjia Kombëtare e Sigurisë – proces ndërgjegjësimi e edukimi

Investimet e jashtëzakonshme për ushtrinë të Gjermanisë qenë të nevojshme prej kohësh. Por këto vendime, në situatën e sulmit rus kundër Ukrainës thjesht u shpallën në Bundestag. Prandaj Strategjia Kombëtare e Sigurisë ka rëndësi jo vetëm për botën, por veçanërisht për opinionin publik gjerman. Periudha disa mujore e hartimit të Strategjisë do të mbledhë jo vetëm impulse shtesë nga aktorë institucionalë dhe të shoqërisë gjermane. Argumentat do t’i shërbejnë edhe ambjentimit të opinionit publik gjerman me komponentin ushtarak.

Për arsye historike, në Gjermaninë e pas Luftës II Botërore është ushqyer deri sot një aversion ndaj ushtrisë dhe përdorimit të dhunës ushtarake, si mjet për të mbrojtur interesat vetjake. Si rezultat, mendimi publik në Gjermani sot është kryesisht pacifist. Një pjesë e konsiderueshme e opinionit ka pasur prej dekadash një qëndrim miqësor ndaj Rusisë.

Personalitete gjermane shprehen kundër armatosjes së Gjermanisë

Vendimet që shpalli kancelari Scholz për investimet masive ushtarake janë të pakthyeshme. Ato mbështeten nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Bundestag dhe do të fiksohen në kushtetutën e Gjermanisë.

Por zërat që ankohen se kthesa historike nuk u parapri nga një debat publik në Gjermani kanë nisur. Të martën (22.03.) personalite të shquara, shkencëtarë dhe politikanë kundërshtuan me një apel publik “armatosjen më të madhe të Gjermanisë që prej Luftës së Dytë Botërore”. Në apel ata nuk lënë paqartësi: përgjegjës për luftën në Ukrainë bëjnë Putinin. Por shkruajnë se “armatosja e planifikuar për dekada, nuk u jep fund vdekjeve në Ukrainë, nuk e bën botën më paqësore dhe të sigurtë”.

Zëra të tillë do të shtohen, kur shoku i parë i luftës në Ukrainë të spostohet në ndërgjegjen e njerëzve. Argumentimi nga përfaqësuesit politikë i kthesës më të madhe historike politike në dekadat e fundit fiton në këtë kuadër rëndësi të veçantë.

Baerbock: “Prani të NATO-s në vendet e Evropës Juglindore”

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock skicoi disa drejtime për punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.

Gjermania angazhohet forcimin e krahut lindor të NATO-s. Që tani është vendosur që Gjermania do të japë një kontribut thelbësor në Sllovaki. Por jo vetëm kaq. Ministrja e Jashtme gjermane u shpreh për një prani të NATO-s në Evropën Juglindore. “I gjithë territori lindor i Aleancës është nën kërcënim të ri, ndaj ne duhet të vendosim prani të NATO-s në vendet e Evropës Juglindore,” tha Annalena Baerbock.

Strategjia do të përforcojë nevojën që Gjermania të marrë pjesë në frikësimin bërthamor të NATO-s. Prandaj Baerbocku e ritheksoi vendimin për blerjen nga Gjermania të avionëve amerikanë F-35, që transportojnë armë bërthamore nga Gjermania. Synimi është forcimi i “kapacitetit mbrojtës”, si nga sulmet ushtarake ashtu edhe nga ato kibernetike.

Ministrja e Jashtme gjermane u shpreh për nevojën e përqafimit të një koncepti të gjerë të sigurisë. Annalena Baerbocku kujtoi se sigurinë e ndikojnë edhe faktorë joushtarakë si diplomacia, puna kulturore, arsimi, sporti, mediacioni në kriza, edhe nëse rezultatet nuk shihen „të nesërmen”. Veç diplomacisë dhe bashkëpunimit ekonomik, Baerbock-u kërkoi të veprohet edhe me instrumentat e „mbështetjes financiare dhe substanciale”. „Sepse kaq komplekse sa janë krizat, kaq komplekse duhet të jenë përgjigjet tona”./DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota annalena baerbock kancelari gjerman olaf scholz annalena baerbock kancelari gjerman olaf scholz

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit