LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjermania jep viza pune për shqiptarët, ndryshimet që ndodhin nga 1 janari, qëndrimi me 6 muaj

18 Tetor 2019, 08:12 Nga DOSJA
Gjermania jep viza pune për shqiptarët, ndryshimet që ndodhin nga

Gjermani- Deri më tani disa qindra mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhur në Gjermani të punojnë përmes Rregullores së Ballkanit të qeverisë gjermane. Nga ekspertët ajo shihet si sukses i madh që po përmbush nevojat e tregut gjerman të punës. Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW) në fillim të këtij viti kanë qenë të regjistruar afër 100.000 vetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që punojnë në punë të thjeshta në Gjermani dhe 60.000 të tjerë që kanë gjetur punë të kualifikuara. Por kjo rregullore e posaçme e qeverisë gjermane, e cila u ofrua si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëve nga vendet e Ballkanit në vitin 2015, përfundon në vitin 2020.

Më 1 janar pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së. Për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë. Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

Kritika për kohëzgjatjen e vizës

Ligji tingëllon si një premtim i bukur, por si do të arrish deri tek marrja e vizës?Sepse megjithëse Gjermania po ndjek një politikë të hapur në drejtim të sigurimit të fuqisë punëtore nga jashtë, realisht rruga e ardhjes si punëtor i rregullt në këtë vend është shumë e gjatë. Viza është kthyer në pengesën kryesore për ardhjen në kohë të fuqisë së kualifikuar punëtore për sipërmarrjet gjermane. Deri në një vit e më shumë presin aplikuesit për vizë vetëm për marrjen e një orari për futjen e dokumenteve në ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit.

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK) e ka kritikuar së fundmi fenomenin e tejzgjatur të pritjes për vizë. Ekonomia gjermane ka pritshmëri të larta nga ligji për ardhjen e fuqisë punëtore, thuhet nga ky institucion. Shumë firma kanë probleme të gjejnë fuqi punëtore. Prandaj DIHK kërkon që “qëllimi duhet të jetë shkurtimi i kohës së pritjes për një orar në ambasadë dhe marrjen e vizës nga sa është tani një vit deri në disa javë”, citon gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, DIHK.

Sipas presidentit të DIHK, Erich Schweitzer, “sipërmarrjet e këtushme janë të varura nga ajo që nga viti 2020 të ketë vërtet procedura të përshpejtuara në rekrutimin e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE”. Këto shqetësime të Dhomës Gjermane të Tregtisë përkojnë me raportimet në media, se në vitet e ardhshme pritet ulje e fuqisë punëtore nga vendet e BE. Ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore e parashikon edhe procedurën e përshpejtuar për fuqinë punëtore, nëse kjo kërkohet nga punëdhënësi.

Reagim nga Ministria e Jashtme

Deutsche Welle ka pyetur Ministrinë e Jashtme Gjermane, se çfarë përgatitjesh po bëhen për përballimin e fluksit të mundshëm të kërkesave për vizë nga 1 janari 2020, kur hyn në fuqi, ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore. Zyra e shtypit ka reaguar me një deklaratë ku thekson se “Ministria e Jashtme së bashku me aktorët e tjerë të përfshirë në procesin e vizës po përgatitet intensivisht para hyrjes në fuqi të ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore. Qëllimi i masave të ndryshme janë përmirësime të tjera në drejtim të eficiencës dhe mirësjelljes ndaj aplikuesve në procesin e vizës – kjo përmes zgjerimit të kapaciteteve, digjitalizimit të mëtejshëm dhe masave konkrete për zvogëlimin e procesit administrativ në procedurën e marrjes së vizës.”

Shumë aplikues për një vizë pune në ambasadat gjermane në Tiranë dhe Prishtinë ankohen për procedurat e gjata që rrezikojnë edhe vendin e punës që ata kanë arritur të gjejnë në Gjermani. Një nga kërkesat për marrjen e vizës që merr shumë kohë është njohja e kualifikimit profesional.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme Gjermane si rregull kërkohet që të interesuarit të kenë një njohje zyrtare të profesionit e menjëherë pas kësaj mund të kërkojnë vizë. Tani planifikohet të ngrihet një zyrë qendrore shërbimi për fuqinë punëtore që kërkon njohjen e kualifikimit. “Kjo qendër shërbimi do të këshillojë aplikuesit në vendet ku janë dhe do t’i shoqërojë ata në procedura përkatëse”, thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane.

Por nëse këto masa do të japin efekt konkret për shkurtimin e kohës së pritjes për marrjen e vizës, këtë do ta tregojë viti i ardhshëm. DIHK gjermane ka kërkuar ndërkohë nga qeveria gjermane që të rrisë personelin në ambasadat gjermane dhe të krijojë kushtet për marrjen e fuqisë së kualifikuar punëtore nga jashtë.

Marrë nga DW 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rregullat e reja për vizat gjermane vizat gjermane për shqiptarët rregullat e reja për vizat gjermane vizat gjermane për shqiptarët

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit