LIVE UPDATES
Bota

Gjenden rreth 600 varre fëmijësh pa emër në një shkollë indigjene në Kanada

26 Qershor 2021, 11:29 Nga DOSJA
Gjenden rreth 600 varre fëmijësh pa emër në një

KANADA– Liderët e grupeve indigjene në Kanada, kanë thënë se hulumtuesit kanë gjetur më shumë se 600 varre të pashënuara në një ish-shkollë rezidenciale për fëmijë indigjenë.

Ky lajm vjen pas zbulimit të 215 trupave në një tjetër shkollë, muajin e kaluar.

Zbulimi është bërë në Shkollën Rezidenciale Marieval, e cila ka funksionuar në periudhën 1899-1997, rreth 135 kilometra në lindje të Regjinas, kryeqytetit të provincës Saskatchewan.

Radari që ka depërtuar në thellësi të tokës, ka regjistruar të paktën 600 trupa të varrosur, ka thënë shefi i komunitetit indigjen, Cadmus Delorme, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

Varreza besohet se ka trupa të fëmijëve dhe të rriturve, dhe madje edhe të personave jashtë komunitetit, që kanë qenë pjesë e kishës atje.

Perry Bellegarde, shef i të ashtuquajturës Asamble e Kombeve të Para, ka thënë se nuk është e pazakonshme që të gjenden varreza të tilla në ish-shkolla rezidenciale, mirëpo përbëjnë gjithmonë zbulime shkatërruese, që hapin plagët për asimilimin e dhunshëm të fëmijëve indigjenë në këto institucione, që shpesh kanë qenë abuzuese.

Shumë kanadezë joindigjenë nuk kanë qenë të vetëdijshëm për shkallën e problemeve nëpër këto shkolla, derisa 215 fëmijë janë gjetur muajin e kaluar, në një prej shkolla më të mëdha të atij lloji.

Çfarë janë shkollat rezidenciale?

Nga shekulli i 19-të deri në vitet 1970, më shumë se 150,000 fëmijë indigjenë janë detyruar të marrin pjesë në shkollat e krishtera, të financuara nga shteti, me qëllim të asimilimit të tyre në shoqërinë kanadeze.

Mijëra fëmijë kanë vdekur aty si pasojë e sëmundjeve apo shkaqeve tjera, dhe shumica prej tyre nuk janë kthyer kurrë nëpër familje.

Gati tri e katërta e 130 shkollave rezidenciale janë udhëhequr nga kongregacionet misionare katolike romake, ndërsa të tjerat kanë funksionuar nën Kishën Anglikane apo Kishën e Bashkuar të Kanadasë, e cila sot është njihet për zgjerimin më të madhe të fesë protestante në këtë shtet.

Qeveria kanadeze ka pranuar rolin që ka pasur në izolimin e fëmijëve nga shtëpitë, familjet dhe kulturat e tyre dhe ka pranuar po ashtu se abuzimi fizik dhe seksual ka qenë i shfrenuar nëpër shkolla, ku studentët janë rrahur pse kanë folur në gjuhën e tyre amë.

Liderët indigjenë e kanë quajtur gjithë këtë histori si formë të gjenocidit kulturor.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, e ka quajtur të premten këtë politikë “tejet të dëmshme, e cila ka qenë realitet për Kanadanë për shumë, shumë dekada dhe kanadezët sot janë të tmerruar dhe të turpëruar se çfarë qasje ka pasur shteti i tyre”.

Ai ka thënë se kjo politikë “ka detyruar asimilimin” te fëmijët.

Çfarë qëndron mbrapa zbulimit të mbetjeve?

Komisioni për të Vërtetën Kombëtare dhe Pajtim, që është krijuar në kuadër të kërkimfaljes qeveritare, ka publikuar një raport më 2015, përmes së cilit janë identifikuar rreth 3,200 vdekje të konfirmuara nëpër shkolla.

Ndonëse disa persona kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve si, tuberkulozi, është vërejtur se shkaku i vdekjeve për gjysmën e këtyre viktimave, zakonisht nuk është regjistruar.

Sipas Komisionit, Qeveria ka dëshiruar që të mbajë shpenzimet e ulëta nëpër shkolla, andaj rregulloret adekuate nuk janë krijuar kurrë.

Në raport është thënë edhe se praktikat e shkollave kanë qenë për të mos dërguar trupat nëpër komunitetet e tyre.

Delorme ka thënë se varrezat në shkollën në Saskatchesan janë shënuar një herë, mirëpo operatorët katolikë të ndërtesës i kanë hequr shenjat.

Çfarë kërkimfaljesh janë bërë?

Ish-kryeministri Stephen Harper ka kërkuar falje në Parlament më 2008 për rolin e Qeverisë.

Edhe Kisha Anglikane, dhe kisha tjera të bashkuara, kanë kërkuar falje për rolet e tyre në abuzime.

Në mesin e 94 rekomandimeve, Komisioni për Pajtim ka përmendur edhe kërkimfaljen e papatit, mirëpo në Konferencën Kanadeze të Peshkopëve Katolikë më 2018 është thënë se Papa nuk mund të kërkojë falje personalisht për shkollat rezidenciale.

Ish-Papa Benedikti XVI është takuar me disa ish-studentë dhe viktima më 2009 dhe u ka folur atyre për “ankthin personal” që ndjen për dhimbjet e tyre.

Pas zbulimit të muajit të kaluar, Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij dhe u ka bërë thirrje autoriteteve fetare dhe atyre politike, që të vënë dritë për të këtë “aferë të trishtë”, mirëpo nuk ka kërkuar falje.

Truedeu ka thënë të premten se ka folur personalisht me Papën “për t’i treguar se sa e rëndësishme është që ai jo vetëm të bëjë një kërkimfalje, mirëpo të kërkojë falje te kanadezët indigjenë në tokën kanadeze”.

Peshkopi Don Bolen nga Kryepeshkopia e Regjinas, ka publikuar një letër në faqen e tij në internet, në të cilën ka përsëritur kërkimfaljen e bërë dy vite më parë.

Çfarë kompensimi është ofruar?

Komisioni për Pajtim është krijuar në kuadër të një marrëveshjeje për zgjidhje, më 2015, në vlerë të 4 miliardë dollarëve amerikanë, njëherësh pakti më i madh në historinë kanadeze.

Sipas marrëveshjes, studentët që kanë qenë në këto shkolla kanë të drejtë për të fituar 8,143 dollarë amerikanë për pjesëmarrje në vitin e parë shkollor dhe nga 2,443 dollarë amerikanë për secilin vit më pas.

Viktimat e dhunës fizike dhe asaj seksuale, kanë mundësi të kërkojnë kompensim shtesë.

Trudeau ka thënë se Qeveria do të ndihmojë në ruajtje të vendeve të varrezave dhe të kërkojë për varreza të pashënuara në shkolla të tjera, por ai dhe ministrat e tij, kanë theksuar nevojën që komunitetet indigjene të vendosin vetë sesi duan të vazhdojë tutje procesi.

Qeveria ka njoftuar më parë se ka ndarë 22 milionë dollarë amerikanë për këto përpjekje, që i ka konsideruar hap të parë në këtë temë.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjenden vcarre ne kanada gjenden vcarre ne kanada

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet