LIVE UPDATES
Bota

Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris përmbyll vizitën në kurifin jugor amerikan

26 Qershor 2021, 11:12 Nga DOSJA
Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris përmbyll vizitën në

SHBA– Zv. presidentja e SHBA-së, Kamala Harris i dha fund vizitës në kufirin jugor amerikan të premten, duke thënë se administrataa Biden “ka bërë përparim” në adresimin e problemit të krijuar nga numrat rekord të imigrantëve që kanë mbërritur në kufi muajt e fundit.

Shtimi i numrit të imigrantëve gjatë administratës Biden ka sjellë në qendër të vëmendjes situatën e rëndë të sigurisë në vendet e Amerikës Qendrore që detyron shumë banorë nga këto vende të largohen në kushte të vështira, në duart e trafikantëve të paskrupullt për të ardhur në Shtetet e Bashkuara. Situata është kritikuar si nga republikanët, ashtu edhe demokratët.

Gjatë vizitës, zonja Harris u duk se fajësoi, së paku pjesërisht për situatën në kufi administratën e mëparshme, duke u thënë udhëheqësve fetarë, drejtuesve të qendrave strehimore për imigrantët dhe menaxherëve të organizatave bamirëse në El Paso të Teksasit “Ne trashëguam një situatë të vështirë”.

Në pesë muaj kemi bërë përparim, por ka ende punë përpara” tha ajo.

Vizita e nënpresidentes zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të administratës për të vënë nën kontroll dhe dekurajuar dyndjen e imigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara, duke u kushtuar më shumë vëmendje problemeve sociale e të sigurisë në Amerikën Qendrore.
“Historitë që dëgjova sot ritheksojnë natyrën e problemeve. Ajo që kërkohet dhe që do të bëjmë, është një punë e gjithanshme që vë në shenjestër çdo element të problemit,” tha nënpresidentja.

Gjatë ndalesës në kufirin SHBA-Meksikë, zonja Harris bëri një vizitë të paparalajmëruar në Pikën e Hyrjes në Paso del Norte, ku ajo vizitoi një zonë pritjeje për emigrantët, përfshirë një zonë për fëmijë të pashoqëruar. Ajo foli me një agjent të patrullës kufitare e cila tha se kushtet e saj janë përmirësuar në këtë objekt gjatë dy viteve të fundit.
Nënpresidentja u shoqërua nga kreu i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas, të cilin ajo e vlerësoi për “bërjen e një pune të shkëlqyer”.

Para se të vizitonte kufirin, Nënpresidentja Harris bëri një ndalesë në një objekt të Doganave dhe Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara (CBP) dhe u takua me ligjvënësen Veronica Escobar në El Paso, Teksas.

Jam e lumtur që jam këtu. E kisha gjithmonë në plan për të ardhur këtu dhe mendoj se do të kemi një ditë të mirë produktive”, tha ajo pasi mbërriti në El Paso.

Nënpresidentja Kamala Harris përballet ndoshta me momentin më sfidues politik gjatë vizitës të premten në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, si pjesë e rolit të saj në drejtimin e përgjigjes së administratës së Presidentit Biden ndaj një rritjeje të madhe të imigracionit.

Zonja Harris ishte në Guatemalë e Meksikë në fillim të muajit, ku u përcolli një mesazh të qartë imigrantëve: “Mos hajdeni” në SHBA, tha ajo.

Por mijëra imigrantë nga këto dy vende, si dhe nga Hondurasi dhe El Salvadori marrin udhën e gjatë e të rrezikshme, shpesh më këmbë, për t’i shpëtuar varfërisë e krimit në vendet e tyre.

Agjentët amerikanë të mbrojtjes së kufirit janë përballur me numrin më të madh të imigrantëve të paligjshëm në dy dekada. Ata kanë kapur mbi 180,000 vetëm në muajin maj. Kjo shifër përfaqëson një rritje të vogël nga afro 170,000 vetë të kapur në mars si dhe në prill.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota amerika qendrore joe biden kamala harris amerika qendrore joe biden kamala harris

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet