Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MAQEDONIA E VERIUT- Proceset gjyqësore kundër dhjetëra ish-zyrtarëve të Qeverisë së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, të akuzuar nga organet e ndjekjes për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra të tjera penale, ende nuk kanë marrë epilog, edhe pesë vjet nga nisja e hetimeve dhe e proceseve gjyqësore.
Gjykimet deri më tani kanë përfunduar për ish-Ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila është dënuar me gjashtë vjet burgim, ish-drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov është dënuar për tre vepra penale, me nga 12, 8 dhe 3 vjet burgim dhe disa ish-punonjës tjerë policorë.
Ata janë funksionarët e vetëm nga Qeveria e kaluar, që janë dënuar për keqpërdorim detyre e vepra të tjera penale.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, është dënuar me dy vjet burgim për blerjen e një makine luksoze në vlerë prej mbi 600 mijë eurove, por ai nuk ka vuajtur dënimin për shkak të arratisjes në Hungari.
Kundër tij po zhvillohen edhe disa procese të tjera, sikur edhe një tjetër gjykim ndaj ish-shefit të Policisë Sekrete, Sasho Miajllkov, por që u shty për shkak të siç u tha “qartësimit të dëshmive”.
Procese gjyqësore kanë nisur, por ende pa epilog edhe kundër disa ministrave tjerë të ish-Qeverisë së Gruevskit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, ndërsa hetime kishin nisur edhe për shumë të tjerë.
Epilog nuk ka as për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill 2017, për çka janë akuzuar Nikolla Gruevski, ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe shumë ish-zyrtarë të tjerë.
Drejtuesit e institucioneve gjyqësore, vonesat i kanë arsyetuar me “çështje komplekse”, siç kanë thënë, por edhe pengesa të natyrave të ndryshme, që nuk i kanë sqaruar “për të mos ndikuar në hetimin dhe gjykimin e rasteve”.
Nga Qeveria, që tani drejtohet nga socialdemokrati Zoran Zaev, gjithashtu nuk kanë komentuar, siç kanë thënë “për të mos ndikuar në punën e gjyqësorit”, por që në fillim të mandatit, Zaev kishte premtuar “se të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin nuk do të mund t’i ikin drejtësisë”.
Temelko Ristevski, njohës i çështjeve kushtetuese, thotë për Radion Evropa e Lirë, se e gjithë kjo është pasojë e gjyqësorit joefikas dhe të politizuar.
“Nuk po shkon ashtu siç ishte planifikuar. Kemi gjyqësi joefikase, kemi arsye objektive e subjektive. Ato objektive kanë të bëjnë me keqpërdorimin e ligjit, mosdorëzimin apo mospranimin e ftesave, organizim jo të mirë të procedurës gjyqësore. Për shkak të punës jo të mirë, mund të ndodhë që lëndët edhe të vjetërsohen. Kjo është e pafalshme. Unë kam qenë gjyqtar ushtarak dhe nëse një gjykatës do të dështonte në procesin gjyqësor, kjo do të ishte e papranueshme dhe gjykatësi nuk mund të llogariste në vazhdimin e mandatit. Kemi gjyqësi joefikase, mosnjohuri të lëndëve e arsye të tjera, siç është edhe pandemia, por kjo nuk duhet të jetë arsye për dështimin e gjyqësorit”, thotë Ristevski, duke shtuar se mospërfundimi i lëndëve gjyqësore ndikon negativisht në proceset në vend, evropianizimin e vendit, kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor e pasoja të tjera.
“Gjyqësia duhet të jetë më efikase, nëse duam të anëtarësohemi në BE duhet të jemi më efikas, gjyqësori duhet të jetë në krye të detyrës, duhet të garantojë sundimin e ligjit, të jetë efikas dhe i pavarur, të respektojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve”, thotë Temelko Ristevski, njohës i çështjeve kushtetuese.
Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pushteti aktual ka dështuar në sigurimin e një gjyqësori të pavarur, ndryshe nga ai që ishte në qeverisjen e Nikolla Gruevskit.
Sipas Selmanit, problemi kryesor qëndron në siç thotë ai, shpikjen e nocionit të pajtimit nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Ai vlerëson se kjo lë dyshime sikur ka një marrëveshje mes pushtetit të tij dhe atij të kaluar për të mos u konfrontuar për qëllime të ndërsjella, që janë të dëmshme për demokracinë dhe pritjet e qytetarëve për vendosjen e sundimit të ligjit në vend.
“Ai shpiku nocionin e pajtimit që ka pasur për qëllim që pushtetet të mos ngacmohen, në kuptimin e zbardhjes së krimit dhe kriminalitetit. Ky është zemërimi më i madh, pasi nënkupton se gjyqësori ende është i varur politikisht, pasi po të zbardhen përgjegjësitë penale, atëherë do të zbardhet edhe dëmi material që i është shkaktuar qytetarëve, qoftë me borxhet publike, kthimin e parave dhe konfiskimin e pronës. Qytetarët i shohin pasuritë e paligjshme që i kanë përfituar këta njerëz dhe shumë të tjerë. Por, e keqja këtu është se kjo qeveri, nuk pati qëndrim dhe vullnet për t’u përballur me krimin”, thotë Selmani.
Ngecjet në reformimin e sistemit të drejtësisë, janë theksuar në të gjitha raportet e Bashkimit Evropian, ndërsa në rast të nisjes së bisedimeve të anëtarësimit në bllokun evropian, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, pritet të jenë të parat në agjendën e bisedimeve.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Zv. presidentja e SHBA-së, Kamala Harris i dha fund vizitës në kufirin jugor amerikan të premten, duke thënë se administrataa Biden “ka bërë përpari...
SHBA– “Afganët do të jenë ata që vendosin të ardhmen e tyre,” tha Presidenti amerikan, Joe Biden në takimin e tij të parë me Presidentin afgan, Ashr...
ITALI– Koloseu siç po shndërrohet siç nuk e kemi parë kurrë më parë, me një pamje nha poshtë lart, nga nëntoka që përfaqësojnë zemrën e maki...
Deutsche Welle: Una Hajdari, jetëshkrimi yt përmban shumë stacione evropiane. Cila është arsyeja?Una Hajdari: Unë jam nga Kosova, jam lindur në Prishtinë, në vi...
BRITANI– Emigrantët ilegalë shqiptarë që u gjetën duke punuar në një plantacion të kanabisit në Uells kanë frikë të shkojnë në shtëpi për shkak të asaj që banda...
ITALI– Të a akuzuar për përleshje, dëmtim dhe bartje të paligjshme të objekteve të afta për të lënduar, pesë burra, të moshës midis 22 dhe 31 vjeç, të gj...
ITALI– Katër kilogramë drogë dhe 20,000 € cash është ajo që karabinierët e Compagnia di Moncalieri në Itali gjetën në bordin e një makine të një shtetasi shqipt...
KOLUMBI– Të shtënat me armë zjarri kanë goditur një helikopter që mbante presidentin e Kolumbisë ndërsa fluturonte afër kufirit me Venezuelën.Presidenti I...
SHBA- Në takimin e mbajtur të Mërkurën në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, u miratua rezoluta e cila i bën thirrje SHBA-ve që të heqin embargon 61-vj...
KOSOVË– Rreth 120 alpinistë nga pjesë të ndryshme të Serbisë por edhe nga veriu i Kosovës janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Brezovicë dhe nuk jan...