LIVE UPDATES
Bota

Gjashtë muaj luftë të pareshtur me Covid-19, mjekët në Kosovë deklarojnë se janë shumë të lodhur

14 Gusht 2020, 05:28 Nga DOSJA
Gjashtë muaj luftë të pareshtur me Covid-19, mjekët në

KOSOVË– Gjashtë muaj prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, zyrtarë qeveritarë dhe autoritete tjera shëndetësore kanë shtuar thirrjet për kujdes ndaj qytetarëve, meqë deri më tani është raportuar për 10,988 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus në gjithë territorin e Kosovës.

Këto shifra kanë ndikuar në mbushjen e spitaleve të Kosovës me pacientë të infektuar me koronavirus.

Vetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka vlerësuar situatën epidemiologjike si të rënduar.

“Beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar. Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese. Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti”, ka shkruar Hoti, në rrjetin social, Facebook.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar mbi 100 pacientë të infektuar me këtë virus. Lindita Ajazaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive në Prishtinë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se stafi mjekësor është i stërlodhur dhe i ngarkuar.

’Ne jemi duke punuar vazhdimisht prej fillimit të pandemisë, janë bërë gjashtë muaj prej rastit të parë, dhe po vazhdojmë pa pushim. Stafi është shumë i lodhur. Kanë punuar pa pushim, dhe sa i përket pushimit vjetor ne si staf i Klinikës Infektive nuk e kemi marrë, për shkak të situatës aktuale me pandemi. Dhe ende nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar se mund të shfrytëzohet pushimi vjetor”, ka thënë Ajazaj.

Infektologu Sali Ahmeti, ka bërë thirrje për respektim të masave nga ana e qytetarëve sepse përveç mbrojtjes personale sipas tij do të lehtësohej edhe puna e stafit shëndetësor.

‘’Ne po i bëjmë gjashtë muaj sot, kur edhe e kemi konfirmuar rastin e parë me Covid- 19 në Kosovë. I gjithë stafi i QKUK së dhe spitaleve regjionale janë duke u ballafaquar në mënyrë intensive për shkak të shtimit të madh të numrit të rasteve dhe mbingarkesës së spitaleve. Stafi është i ngarkuar i lodhur por nuk janë dorëzuar dhe po i kryejnë punët me dinjitet. Do të ishte mirë që duke i respektuar masat të ndikohet në zvogëlimin e numrit të rasteve dhe kjo do ta lehtësonte pos tjerash edhe punën e stafit shëndetësor’’, ka deklaruar ai për Radion Evropa e Lirë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka njoftuar të enjten se në institucionet shëndetësore në Kosovë aktualisht janë të shtrirë, 589 pacientë që janë të infektuar me koronavirus, apo janë në pritje të rezultateve.

Sipas raportit ditor të SHSKUK-së, Krasniqi ka thënë se 365 pacientë janë në oksigjenoterapi, 41 janë në respiratorë, 11 të intubuar derisa 30 të tjerë po trajtohen me forma tjera të asistimit të frymëmarrjes.

Kosova ka regjistruar të enjten 193 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 491 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tetë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 373.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të enjten janë regjistruar edhe 205 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,999.

Kjo i bie se aktualisht, numri total i të shëruarve (6,616) është më i madh sesa i rasteve aktive.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë në një konferencë për media nga Gjakova se në Kosovë po vërehet një ulje e lehtë e numrit të rasteve të prekura nga koronavirusi.

Marrë nga REL 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koroanvirusi ne kosove mjekët në kosovë koroanvirusi ne kosove mjekët në kosovë

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime