LIVE UPDATES
Bota

Gërvalla paralajmëron ‘stuhi’ në Ministrinë e Jashtme: Do të ketë largime nga puna

10 Janar 2022, 08:47 Nga DOSJA
Gërvalla paralajmëron ‘stuhi’ në Ministrinë e

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një status të gjatë në Facebook ka paralajmëruar për një “stuhi” në diplomaci ku ka bërë të ditur se do të ketë edhe të larguar nga puna. Gërvalla në shkrimin e saj njofton se ka analizuar shkeljet e shumta ligjore të viteve të fundit. Në vijim do të shfuqizojmë një nga një të gjitha vendimet e jashtëligjshme, duke kthyer kështu më në fund ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion. Ajo gjithashtu ka theksuar se ka bërë të ditur se diplomatët “jokompetentë” dhe ata të emëruar kundërligjshëm do të pushohen nga puna.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, pas një faze shumë intensive të identifikimit jo vetëm të dobësive, por edhe potencialit për reformë brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tani kemi hyrë në fazën finale të fuzionimit të ish-Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ish-Ministrisë së Diasporës, fuzionim ky që ka dështuar ta kompletojë qeveria gjatë mandatit të kaluar. Në kuadër të riorganizimit të MPJD-së ndodhemi në prag të implemetimit të rregullores së re të brendshme, e cila do të mundësojë një funksionim më të mirë dhe më efektiv të këtij institucioni. Ndihem shumë krenare me të gjithë ata zyrtarë të shumtë, brenda dy ministrive dhe jashtë nëpër misione diplomatike, të cilët me përkushtimin, pasionin dhe zellin e tyre, me integritet personal dhe profesionalizëm punojnë shumë çdo ditë për të forcuar pozicionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Pa ta e gjithë kjo punë kolosale nuk do të kishte qenë e mundur.

Kemi analizuar shkeljet e shumta ligjore të viteve të fundit. Në vijim do të shfuqizojmë një nga një të gjitha vendimet e jashtëligjshme, duke kthyer kështu më në fund ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion. Do të hapim konkurse të reja, të bazuara në kritere transparente profesionale për ta pasuruar MPJD-në me diplomatë të kualifikuar mirë, në mënyrë që të krijojmë një ekip profesional solid dhe premtues për të ardhmen e diplomacisë sonë. Në bashkëbisedim me profesionistë të mirëfilltë brenda dhe jashtë vendit, do të vazhdojmë të ridefinojmë kriteret profesionale për kualifikim dhe për emërim dhe nuk do të punësojmë persona që nuk plotësojnë standardet bazë të nevojshme për t’i shërbyer vendit tonë jashtë apo brenda.

Dhënien e gradave do ta vendosim në binarë ligjorë duke shpërblyer punën dhe profesionalizmin, e jo përkatësinë partiake, klanore apo familjare. Kemi audituar ndërkohë sektorët e ndryshëm të ministrisë dhe tani jemi në fazën e implementimit të rekomandimeve të auditorit. Auditime të tjera të rëndësishme do të vijojnë. Kështu kemi funksionalizuar zyrën e personelit, kemi ndalur shkeljet gjatë emërimeve, shpërdorimin e parasë publike dhe kontratat e tenderët e pakuptimtë. Kemi ndalur po ashtu edhe udhëtimet e panevojshme duke implementuar mekanizma rigoroze të kontrollit. A jemi perfekt në punën dhe rezultatet tona? Sigurisht që jo. Por ajo që me siguri do të vazhdojmë të bëjmë është, të vazhdojmë të punojmë fort për të arritur ristrukturimin e diplomacisë sonë dhe të MPJD-së, në mënyrë që të kemi një politikë të jashtme larg më efektive se gjatë viteve të fundit.

Miq të dashur, të gjitha këto masa nuk kam pritur të kalojnë pa debate dhe përpjekje për ta skandalizuar vendosjen e ligjshmërisë në MPJD.

Gjatë ditëve, javëve dhe muajve të fundit vështirë t’iu shpëtosh „lajmeve“ të ndryshme rreth „bëmave“ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe sidomos ndaj meje si drejtuese e këtij institucioni. Të krijohet përshtypja sikur këta zëra dje kanë ardhur nga një planet tjetër dhe prandaj habiten me realitetin e trashëguar brenda institucioneve të Kosovës. “Shkelës të ligjit”, “anti-UÇK”, “tejmase agresivë ndaj Rusisë”, “jo mjaftueshëm konstruktivë ndaj Serbisë”, “jo të bindur sa duhet ndaj ndërkombëtarëve”, “qeveri praktikantësh” janë vetëm disa nga etiketimet. Të mos flasim për „skandalet dramatike“ në Twitter, këpucët, frizura. Shtojini këtyre edhe kërcënimet, sharjet banale, shantazhet e ulëta dhe fyerjet jo vetëm ndaj MPJD-së dhe atëherë përafërsisht mund ta shihni fushëbetejën e një strategjie për të ngadalësuar ose madje edhe ndalur përfundimisht qeverinë në reformimin e domosdoshëm të institucioneve, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe hijeve të shëmtuara të së shkuarës.

Kritika ndaj qeverisë dhe veprimeve të saj, ndaj gabimeve apo dështimeve të saj është thelbësore dhe e domosdoshme për çdo demokraci të vërtetë. Kritika e mirëfilltë, sado e ashpër apo agresive të jetë, në radhë të parë bazohet në fakte dhe në të vërtetën. Fushatat me lajme tërësisht të rreme, në fund të fundit, më shumë sesa sulm ndaj individëve të caktuar janë sulm frontal kundër së vërtetës dhe faktit. Dhe nëse e vërteta në vetvete është nën sulm, atëherë beteja për mbrojtjen e saj merr një dimension të ri. Sulmet e përziera me gënjeshtra të kulluara nuk është se janë dukuri e shpikur në Kosovë. “Fake News” janë kthyer në rrezik serioz, madje edhe për demokraci më të qendrueshme dhe më të dëshmuara se e jona. Përgjegjësi e një qeverie është jo vetëm që të kujdeset për hartimin dhe zbatimin e politikave të veta. Shumë më i rëndësishëm është roli i saj si garantuese e lirisë dhe demokracisë së qytetarëve të saj. Dhe prandaj mbrojtja e vendit nga sulmi ndaj së vërtetës dhe faktit, nga jashtë apo nga brenda, është një detyrim kyç.

Nuk është hera e parë që dëshmojmë vendosmërinë tonë të sprovuar në kohët më të errëta të pushtimit serb dhe në epokën e mbajtjes peng nga bandat e korruptuara dhe elitat e korruptuara politike. Në anën tjetër, asgjë nuk ka të papritur në qasjen e atyre që po humbasin jo vetëm privilegjet dhe paratë, por që po e shohin çdo ditë e më tepër që kontrolli i tyre në vendin tonë po dobësohet dita-ditës.

Edhe më shumë ankesa dhe klithma do të mund dëgjoni gjatë javëve të ardhshme, atëherë kur në kuadër të strukturës së re të një ministrie moderne dhe efektive të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të hyjmë në fazën e verifikimit të kompetecës, në implementimin e plotë të kritereve profesionale dhe transparencës tek të gjitha postet drejtuese brenda kësaj ministrie.

Stuhia e pafund e ankesave do të vazhdojë edhe në javët në vijim. Të gjithë ata që janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat tona jashtë vendit në kundërshtim me ligjin ose që nuk i kanë përmbushur pritjet elementare të një diplomati, do të kthehen gradualisht në Prishtinë. Pas gjithë atyre viteve pa ligjshmëri, ligjin do të zbatohet përfundimisht edhe në këtë fushë. Por shteti ligjor është shtet ligjor dhe jo shtet i nepotizmit, i privilegjeve të pafundme dhe i tradhtisë ndaj taksapaguesve dhe djersës së tyre. Pra, nga cilësia e karakterit bazë njerëzor dhe profesionalizmi, nga dija dhe zelli do të varet se a do ta gëzojë dikush privilegjin ta përfaqësojë vendin tonë krenar. Zyrtarët e Kosovës në ambasada, konsullata dhe në ministri në fund të fund shef e kanë ligjin dhe sovranin, pra qytetarin e Republikës së Kosovës, atë që jeton brenda por edhe jashtë vendit. Kush nuk e kupton këtë parim bazë, kush nuk e kupton që është privilegj i jashtëzakonshëm të shërbesh, nuk meriton të shërbejë në misionet e tona diplomatike.

Ja një shembull: Dikush vjen një ditë tek unë në zyrë dhe ankohet për kërkesën time për të ndaluar praktikën e udhëtimeve të pakuptimta dhe të shtrenjta jashtë vendit, të cilat nuk i shërbejnë synimeve as të diplomacisë dhe as të politikës së jashtme, por thjesht organizohen për shkak të mëditjeve që merren. Gjatë bisedës e kupton që kredia personale që ky person e kishte marrë në bankë ishte gati dyfish më e lartë se rroga e tij dhe ishte paguar në të kaluarën duke llogaritur në mëditje. Ti pyet veten se çfarë nuk shkon me këta njerëz që presin që taksapaguesi jo vetëm të paguajë për fluturime dhe akomodime të kushtueshme dhe të shtrenjta – por edhe për banesat e tyre private.

Një matje e efektivitetit të punës në MPJD tregon se ka shumë hapësirë për përmirësim. Praktika e deritanishme e mosrespektimit të orarit i dëmton financat publike, por njëkohësisht dëmton edhe të gjithë ata kolegë në MPJD, të cilët jo rrallë punojnë jo vetëm gjatë orarit të rregullt, por edhe deri në 12 orë në ditë për të kompensuar mospunën e disave. Sigurisht që ata, të cilët për herë të parë pas shumë vitesh do të detyrohen ose të punojnë si gjithë të tjerët, ose të largohen, nuk janë të lumtur me ndryshimet që kanë ndodhur. Kosova dhe qeveria e saj përballen me rezistencën e atyre që ende mendojnë se nuk është privilegj të punosh për vendin tonë krenar. Por ndryshimi në Kosovë, edhe pse diku diku ende i ngadalshëm, tashmë është i pandalshëm. Gabon kush dyshon në vendosmërinë tonë për ta mundur të keqen dhe për ta ndërtuar të ardhmen duke i shërbyer Republikës sonë krenare dhe qytetarëve të saj. Për të realizuar premtimin që dhamë dhe për të cilin u zgjodhëm. Kësaj rruge i kemi hyrë së bashku dhe nuk do të lëkundemi. As qeveria dhe as qytetarët.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni donika gërvalla donika gërvalla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet