LIVE UPDATES
Bota

DW: Rasti i Djokoviçit hedh dritë mbi politikat mizore të kufirit të Australisë

10 Janar 2022, 07:56 Nga DOSJA

AUSTRALI – Novak Gjokoviçi (Djokovic) e përjetoi nga afër mizorinë e politikave kufitare të Australisë. Atij i dhanë një vizë dhe u inkurajua të fluturonte, pavarësisht skepticizmit të tij të dukshëm për vaksinat. Një taktikë keqdashëse e ndjelljes së zogut, sepse me mbërritjen e tij, dera u mbyll papritur nga Australia.

Ndoshta përgjegjësit e nuhatën se duke bllokuar hyrjen e tij në minutën e fundit mund të shënonin një fitore të dyfishtë.

Shumë australianë e shohin praninë e Gjokoviçit të pavaksinuar si një fyerje për përpjekjet stoike të njerëzve të Melburnit, të cilët kanë kaluar disa muaj rresht në izolim dhe janë vaksinuar masivisht, madje edhe ata që hezituan. Bllokimi i hyrjes së tij mund të gjente vetëm miratim.

Ky vendim mund të ishte marrë shumë përpara nisjes së tij. Por ndryshimi i minutës së fundit lejoi këtu një fitore të dytë politike: ai prodhoi një krize kufitare në miniaturë dhe shkaktoi mrekullinë e shkëputjes së vëmendjes nga keqmenaxhimi i vazhdueshëm i pandemisë nga qeveria.

Një strategji mizore e përdorur gjerësisht

Është një fitore e lehtë e dyfishtë. Dhe kjo është një strategji e mirëpërpunuar për Australinë, e cila nxjerr kapital politik nga mizoritë të shkaktuar në kufirin e saj.

Për dekada, politikanët australianë të të gjitha shtresave kanë shfrytëzuar kontrollet kufitare të vendit si një mjet për manipulim politik dhe shpërqendrim nga gabimet e brendshme.

Novak Djokovic ne Hotel -policia para hotelitNë një kthesë ironie të fatit, Gjokoviçi e pa veten të bllokuar në të njëjtin hotel me dhjetëra refugjatë dhe azilkërkues, të cilët kanë ngecur në një gjendje pezull, të paaftë për t’u larguar, pa mundur të hyjnë. Dhe burgosja e tyre është një luks relativ në krahasim me gjendjen e vështirë të azilkërkuesve të tjerë në Australi – mijëra prej të cilëve lëngojnë në qendrat e paraburgimit në det të hapur. Të gjithë janë viktima të mizorisë kufitare.

Për një komb migrantësh, ky obsesion me kontrollin e kufijve duket i papajtueshëm. Por është rrënjosur thellë në kulturë.

Në kurriz të qytetarëve të saj

Nuk është çudi, pra, që qëndrimi instinktiv i Australisë përballë pandemisë ishte mbyllja e kufijve të saj, pavarësisht nga numri i njerëzve. Në fakt, funksionoi për një kohë. Ky vend ishte në gjendje ta mbajë larg COVID-in për një kohë mbresëlënëse. Dhe kjo strategji ishte e preferuar. Bashkatdhetarët e mi dukeshin krenarë në heshtje për këtë politikë të ashpër kufitare.

Por, siç bëjnë gjithmonë këto politika kufitare, mbyllja bëri që shumë njerëz të vuajnë.

Unë vetë ka dy vjet që nuk mund ta takoj familjen time. Edhe nëse Australia më në fund mund të hapë kufijtë e saj ngadalë, Australia Perëndimore, ku jeton familja ime, mbetet e mbyllur.D

Australianët që jetojnë në mbarë botën kanë mundur të kthehen në shtëpi vetëm duke paguar dhjetëra mijëra dollarë. Emigrantët që jetonin në Australi nuk mund të largoheshin për të vizituar të afërmit e sëmurë jashtë vendit, sepse e dinin se nuk do të mund të ktheheshin në atdheun e tyre të ri.

Por kjo u pa si një dëm kolateral i pashmangshëm. Si dëshmi se politikat funksionojnë.

E ekspozuar ndaj gjithë botës

Unë e kam ditur gjithmonë se politika kufitare e Australisë ishte mizore. Tani ajo njihet si e tillë në mbarë botën. Por braktisja e qytetarëve të vet nga Australia dhe ndarja e pamëshirshme e familjeve ka kaluar një prag që unë mendoja se ishte i papërfytyrueshëm.

Po ta fitojë Gjokoviçi çështjen e tij dhe lejohet të hyjë në vend, mirë për të. Por situata e çuditshme me të cilën ai u përball, i ka ekspozuar botës politikat kufitare kafkiane të Australisë.

Australia duhet ta përdorë këtë moment për të rimenduar qasjen e saj të fortesës dhe për t’i dhënë përparësi mirëqenies njerëzore mbi fitoret e lira politike. (DW)

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota deutsche welle novak djokoviç deutsche welle novak djokoviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet