LIVE UPDATES
Bota

Blinken thirrje Rusisë: Nuk përparohet me pistoletën në kokën e Ukrainës

10 Janar 2022, 07:53 Nga DOSJA
Blinken thirrje Rusisë: Nuk përparohet me pistoletën në

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Rusisë që të ulë tensionet në krizën në Ukrainë, përpara negociatave të rëndësishme javën e ardhshme. Është e vështirë të përparosh “në një atmosferë të përshkallëzimit me pistoletën në kokën e Ukrainës”, tha Blinkeni për CNN. “Pra, nëse vërtet duam të bëjmë përparim, duhet të shohim ulje tensionesh.”

Këtë të hënë (10.01.), përfaqësuesit e SHBA dhe të Rusisë do të negociojnë në Gjenevë. Një takim i Këshillit NATO-Rusi është planifikuar për të mërkurën në Bruksel i pari në dy vjet e gjysmë. Më pas, diskutimet do të zhvillohen të enjten në Vjenë në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Blinken nuk beson në “kthesë”

Blinkeni i zbuti pritjet për negociatat. “Unë nuk mendoj se do të shohim elementë kthese javën e ardhshme,” tha ministri. “Ne do të jemi në gjendje t’i vendosim gjërat në tryezë. Rusët do të bëjnë të njëjtën gjë, si drejtpërdrejt me ne ashtu edhe me NATO-n dhe OSBE-në.” Më pas do të shohim nëse ka ndonjë mundësi për të ecur përpara.

Nga këndvështrimi i SHBA, për negociatat vlen parimi i reciprocitetit, vazhdoi Blinken. Çdo hapi që hedhin Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, Rusia duhet t’i përgjigjet. Nga këndvështrimi i Uashingtonit, për negociim nuk janë as tërheqja e trupave amerikane nga Evropa Lindore dhe as një premtim për moszgjerim të NATO-s.

Fronte të ngurtësuara

Nga pala ruse, bisedimet e ardhshme do të drejtohen nga zëvendësministri i Jashtëm Sergei Rjabkov. Sipas RIA-s, ai tha paraprakisht se ishte shumë e mundur që diplomacia të merrte një fund të papritur pas vetëm një takimi.

Pala amerikane gjithashtu kishte zbutur tashmë pritshmëritë në lidhje me bisedimet. “Ne shkojmë në këto diskutimeve me realizëm dhe jo me optimizëm”, tha një përfaqësues i qeverisë amerikane gjatë një bisede telefonike me gazetarët.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ndihmëssekretarja Amerikane e Shtetit, Wendy Sherman sipas planit është takuar me Riabkovin pas mbërritjes së saj në Gjenevë të dielën në mbrëmje për një bisedë të parë paraprake.

Takimi zyrtar i së hënës duhet të pasohet të mërkurën nga takimi i parë i Këshillit NATO-Rusi në më shumë se dy vjet në Bruksel. Diskutimet në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) janë planifikuar më pas për 13 janar në Vjenë.

Konflikti acarohet prej javësh

Situata është e tensionuar prej javësh. Rusia ka mbledhur rreth 100.000 trupa në kufirin e saj me Ukrainën. Qeveria e Kievit dhe vendet perëndimore kanë frikë se kjo do të shërbejë për të përgatitur një pushtim rus të Ukrainës.

Qeveria ruse mohon çdo qëllim agresiv, por ka bërë kërkesa të gjera. Përveç moszgjerimit të NATO-s, pjesë e tij është edhe tërheqja e armëve sulmuese nga rajoni. Qeveria ruse parashtroi kërkesat e saj në një projekt-marrëveshje sigurie që i dërgoi NATO-s.

Marrë nga; DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anthony blinken konflikti rusi-ukraine anthony blinken konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet