LIVE UPDATES
Bota

Çfarë mendojnë gjermanët për pandeminë, partitë, Rusinë, Kinën, SHBA?

10 Janar 2022, 08:06 Nga DOSJA
Çfarë mendojnë gjermanët për pandeminë,

GJERMANI – Varianti Omikron i virusit Corona po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Nga një vështrim në vendet e tjera tregon se në Gjermani janë më pak njerëz të sëmurë rëndë me COVID-19. Këshilli i ekspertëve i krijuar nga qeveria e re federale parashikon megjithatë se mund të ketë më shumë të infektuar e si rrjedhim një numër të lartë pacientësh. Kjo mund të krijojë probleme shtesë edhe në spitale, në ambulanca dhe tek mjekët e familjes.

Por nuk është vetëm sistemi shëndetësor ai që preket. Çfarë ndodh nëse shumë punonjës në polici, zjarrfikësa, shkolla e institucione të tjera publike sëmuren dhe do t’u duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë? Çfarë ndodh me personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit me virusin Omikron?

Sa i rrezikshëm është Omikroni?

Në takimin e kancelarit me kryeministrat e landeve, një prej mundësive të diskutuara për zbutjen e gjendjes prej mungesës së punonjësve në shëndetësi ishte edhe shkurtimi i kohës së izolimit tek personat pa simptoma si dhe për personat që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, pra vaksinën përforcuese. Qytetarët i shohin si pozitive këto propozime, thuhet në sondazhin mbi tendencat aktuale të  ARD, i kryer nga Instituti  infratest-dimap.

Varianti Omikron duket, se nuk i ka frikësuar shumë njerëzit në Gjermani. Shumica e të anketuarve (59 për qind) janë të shqetësuar nga një lockdown i mundshëm në Gjermani. Ndërsa nga varianti Omikron janë të shqetësuar aktualisht rreth 51 për qind e të anketurave. Në fillim të dhjetorit kuota ishte nëntë për qind më shumë.

 

Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach mendon se koha e izolimit dhe karantinimit duhet të shkurtohet. Por ai kërkon që kufizimet e kontakteve të forcohen prapë. Në trendin e ARD, minisri Lauterbach kryeson listën e politikanëve gjermanë më të popullarizuar. 66 përqind e të anketuarve janë shumë të kënaqur ose të kënaqur me punën e tij. Kancelari Olaf Scholz është në vendin e dytë me një notë pozitive prej 60 përqind të të anketuarve.

Në vendin e tretë dhe të katërt janë shefi i FDP dhe ministri i Financave, Christian Lindner (49 përqind) si dhe shefi i të Gjelbërve dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck (48 përqind). Bashkëkryetarja e ekologjistëve, ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, ka përqindjet më të ulëta – 32 përqind e gjermanëve mendojnë se ajo po bën një punë të mirë, ndërsa 57 përqind mendojnë ndryshe.

Nota të mira për koalicionin

Qeveria e re federale është në detyrë prej datës 8 dhjetor. Rreth 46 përqind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e qeverisë, 37 përqind thonë se ishin më pak ose aspak të kënaqur. Një në gjashtë (17 përqind) nuk kanë mendim të qartë.

Nëse këtë të dielë mbahen zgjedhjet e reja për Bundestag, SPD do të ishte sërish partia më e fortë. Ajo do të përmirësonte madje rezultatin në krahasim me dhjetorin. Unioni CDU/CSU do të ishte në vendin e dytë, e pasojnë të Gjelbrit dhe FDP, të cilët do të humbnin pak vota.

Kujt i besohet?

Qeveria e re gjermane po përballet jo vetëm në pandeminë Corona, por edhe me sfida në politikën e jashtme, për shembull në trajtimin e Rusisë dhe Kinës. Këto dy vende e kanë humbur shumë simpatinë e qytetarëve gjermanë në vitet e fundit. Në trendin aktual thuhet se vetëm një në gjashtë, respektivisht një në dhjetë i shohin Rusinë dhe Kinën si partnere të besueshme.

Qëndrimet ndaj SHBA-së janë krejtësisht të ndryshme. Mirëbesimi ndaj SHBA është rritur prej ardhjes së presidentit Joe Biden në këtë detyrë. SHBA konsiderohet, sikur edhe në fund të presidencës së Barack Obamës, një partner kryesisht i besueshëm për Gjermaninë.

Franca edhe më tej konsiderohet si partner i besueshëm. Ndryshe nga Polonia, e cila perceptohet si një partner i besueshëm i Gjermanisë prej vetëm rreth 35 përqind të qytetarëve gjermanë.

Nord Stream 2

Një tjetër temë në këtë sondazh ishte edhe pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia dhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjermanisë. Si duhet të reagojë politika? Opinionet janë të ndara. 47 përqind je të anketuarve janë të hapur ndaj sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë. Ndërsa 41 përqind jo. Gjashtë nga dhjetë të anketuar thonë se gazsjellësi i diskutueshëm Nord Stream 2 duhet të mbetet.

Ndërsa 41 përqind e të anketuarve shprehin mirëkuptimin e tyre, se Rusia ndjehet e kërcënuar nga Perëndimi, një në dy (50 përqind) nuk e mbështesin këtë ndjenjë të rusëve. Ajo që vërehet është se, në lindje të Gjermanisë, pra në territorin e ish-RDGJ, ka një refuzim më të madh të snaksioneve kundër Rusisë. Në lindje të Gjermanisë ka më shumë mirëkuptim sesa në perëndim për pozitën e Rusisë.

Në përgjithësi, shumica e gjermanëve do të donin që evropianët të angazhohen më shumë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. 57 për qind do të donin që shtetet evropiane të luanin një rol më të fuqishëm ndërmjetësues. (DW)

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 30 mije teste per covid 19 covid-19 ne gjermani kine omicron ne gjermani shba 30 mije teste per covid 19 covid-19 ne gjermani kine omicron ne gjermani shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet