LIVE UPDATES
Aktualitet

Gazetarja deklaratë të fortë, Lala: Banda që vrau Malkon merret dhe me trafik kokaine, po u zbardh dosja preken emra të njo

3 Tetor 2019, 13:14 Nga DOSJA
Gazetarja deklaratë të fortë, Lala: Banda që vrau Malkon

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se vrasja e Santiago Malkos do të zbardhet dhe nga kjo ngjarje do të preken emra të njohur të botës së krimit, që mund të jenë të përfshirë në ekzekutimin e tij, por edhe në shumë ngjarje të tjera kriminale.

“Kjo ngjarje do të zbardhet, madje mendoj se do të preken emra të njohur të botës së krimit, që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje, por edhe në ngjarje të tjera kriminale. Nëse SPAK do hetojë gjitha pasuritë e tyre, lidhjet e tyre me politikën dhe zyrtarë të lartë, do të kemi një sërë ngjarjesh të tjera që do të zbardhen. Nëse dosja nuk do fokusohet vetëm te vrasja e Malkos, do zbulohen shumë vrasje të ndodhura në Tiranë, Laç e Durrës, në të kundërt këta persona do të arrijnë t’ia hedhin. Kjo do ishte një dramë e madhe, pasi askush nuk kishte të drejtën t’i merrte jetën Malkos. Secili duhet të mbajë peshën për atë që i takon”, tha gazetarja.

Më tej, gazetarja Lala deklaroi se banda kriminale që ekzekutoi ish-policin Malko merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht drogërave të rënda, si kokaina.

“Ka dyshime të forta që ky grup kriminal merret dhe me trafikimin e lëndëve narkotike. Leonard Duka u arrestua në prill të këtij viti. Në momentin e arrestimit, ai hodhi pistoletën nga banesa. Janë një grup i organizuar dhe më parë janë sekuestruar dy automjete të blinduara me targa ruse. Eksponentë të krimit të organizuar kanë lidhje të ngushta e të forta me punonjës të policisë, ndaj dhe ndonjëherë duke i përdorur ata, e ndonjëherë duke paguar shuma të mëdha, ja kanë hedhur drejtësisë.

Kjo ngre dyshime të forta për mënyrën se si funksionon policia shqiptare. Leonard Duka ka dyshime të forta se është kreu i një grupi që merret me trafikimin e drogërave të forta. Është arrestuar një herë për kokainë, ndërsa tani rezulton të jetë organizator i Santiago Malkos.

Ai rezulton i përfshirë dhe në një vrasje në Laç, i përfshirë në vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut. Ishte filmuar me armë në dorë, por policia nuk kishte reaguar për ta arrestuar. Ka dyshime që Duka ka vepruar si grup i strukturuar kriminal, ndaj dhe Prokuroria e Tiranës e kaloi dosjen te Krimet e Rënda, dosje që pritet të sjellë mjaft surpriza”, theksoi Lala.

(Marrë nga BalkanWeb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko klani duka klodiana lala trafiku i kokaines ekzekutohet santiago malko klani duka klodiana lala trafiku i kokaines

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara