Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ITALI– Gazetari gjerman Christoph B.Schiltz, ditën e sotme ka shkruar një artikull për kanceleran gjermane Angela Merkel në gazetën e përditshme gjermane “De Welt”
” Zonja Merkel, qëndro e pathyeshme!” – titullohet artikulli, ku B.Schiltz i kërkon qeverisë gjermane të mos dorëzohet përballë kërkesave të Italisë për “coronabond”.
Ky artikull ka shkaktuar shumë polemika tek italianët dhe ai që ka reaguar i pari ka qenë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luixhi Di Maio, i cili e konsideron një veprim të turpshëm pasi Italia është në një gjendjen kaotike për shkak të koronavirusit.
“Një qëndrim i turpshëm dhe i papranueshëm. Shpresoj që qeveria gjermane të distancohet. Italia qan sot viktimat e koronavirusit, por ka qarë edhe viktimat e mafies. Nuk dua të bëj polemika, por nuk e pranoj në këtë moment që të ketë të tilla qëndrime”, – ka thënë Luixhi Di Maio për gazetën “Uno Mattina”
Ndërkohë brenda artikullit të “De Welt” thuhet se Italia që e ka mafian e fortë, duhet t’i shfrytëzojë fondet për shëndetësinë.
“Solidariteti është një kategori e rëndësishme e Europës, por sovraniteti kombëtar përballë zgjedhësve është thelbësor. Duhet të jetë e qartë se në Itali, ku mafia është e fortë dhe po pret financime të reja nga Brukseli, fondet duhet të lëvrohen vetëm për sistemin shëndetësor dhe jo për sistemin social dhe fiskal. Natyrisht, italianët duhet të jenë të kontrolluar nga Brukseli dhe duhet t’i përdorin fondet konform rregullave. Edhe në krizën e koronavirusit, principet thelbësore duhet të vlejnë akoma”, – shkruhet në artikull.
Ndërkohë Di Maio ka reaguar edhe në rrjetet e tij sociale ku ka shkruar se kriza nuk është lojë dhe Europa duhet të reagojë pasi po humbin mijëra jetë njerëzish.
“Kjo nuk është një lojë, nuk është një ndeshje mes dy apo më shumë vendesh. Njerëzit po humbin jetën dhe Europa e ka për detyrë të reagojë. Duhet një mesazh uniteti dhe nuk duhet ta kërkojë Italia, por i gjithë populli europian”.- ka shkruar ai.
Po ashtu në lidhje me artikullin gjerman ka reaguar edhe presidenti i komisionit politik në Bashkimin Europian Sergio Battelli, i cili i del në mbrojte Italisë duke I kërkuar Gjermanisë ta thotë hapur nëse nuk do ta ndihmojë atë
“Kur duhen marrë vendime të rëndësishme, “Die Welt” nxjerr në pah anën më të keqe të propagandës së saj anti-italiane. Shpresoj që Berlini të distancohet. Nëse ndonjë vend i Bashkimit Europian nuk dëshiron të ndihmojë, te ketë kurajën ta thotë hapur. Do të dimë se çfarë do të bëjmë”.- shkruan ai.
Por jo vetëm kaq pasi artikulli ka revoltuar dhe liderin e “La Legas”, Matteo Salvini, i cili është shprehur se ky është veprim i turpshëm nga ana e gjermanëve.
“E turpshme! Lani gojën kur flisni për Italinë.Para se t’i shpallim luftë Gjermanisë, sugjeroj që të bëjmë dallimin mes shtypit dhe qeverisë gjermane”– shkruan ai.
Burimi:republika.it
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË–Izolimi i vendeve dhe mbyllja e kufijve nuk mund të hiqet plotësisht deri në zbulimin e një vaksine. CNN shkruan se sipas një studimi të botuar në rev...
SHBA-Amerika tashmë është vendi më i prekur nga Covid-19 dhe numri i viktimave po rritet nga ndjeshëm çdo ditë. Autoritetet shëndetësore raportojnë se g...
FRANCË-Numri i viktimave në Francë po rritet ndjeshëm, ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 1341 viktima, duke e &cced...
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Boris Johnson është përmirësuar dhe ka dalë nga terapia intensive. “The guardian“, shkruan se Johnson është ...
ITALI- Prej më shumë se një muaji, njeriu më i dashur për amerikanet është Dr. Anthony Fauci, eksperti infektivolog dhe epidemiolog i Task-Forcës Koronavirus të...
SHBA- Dje në mbrëmje vonë ka mbrri në “Qytetin e Alpeve” ndihma humanitare me 25 tonë miell për 1 mijë familje më në nevojë të Tropojës, e dërguar nga shqiptaro...
ANGLI- Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit në një studim të bërë janë shprehur se ekzitojnë tre lloje të ndryshme të Covid-19 që infektojnë njerëzit. Këto ...
KENYA- Organizata ndërkombëtare bamirëse ‘Oxfam’, ka paralajmëruar se gjysmë milardë njerëz në të gjthë botën mund të përfshihen nga varfëria në botë nga Covid-...
KINË– Qyteti Wuhan është vendi ku për herë të parë u dëgjuar fjala koronavirus, virus i cili tashm është përhapur në të gjithë botën dhe po merr mijëra jet...
KARAIBE– Një parti e shfrenuar e organizuar nga fëmijët e biznesmenëve të fuqishëm në Venezuelë ka sjellë shpërthimin e Covid-19 në arkipelagun e Los Roques në ...