Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
Gareth Southgate kërkon që edhe futbollistët të konsiderohen prioritarë për vaksinimin anti-Covid… për të mbrojtur
19 Mars 2021, 10:34Nga DOSJA
ANGLI – Trajneri i “Tri Luanëve”, Gareth Southgate, është shprehur se lojtarët e kombëtare së Anglisë duhet të konsiderohen prioritarë për vaksinat anti-Covid për të mbrojtur Euro 2020, pasi në Londër do të luhen disa ndeshje të këtij eventi kontinental.
Kur trajneri i “Tri Luanëve” u pyet nga gazetarët, nëse ata që do të luanin dhe punonin për Euro 2020 duhet të vaksinohen për të mbrojtur turneun, Southgate u shpreh: “Situata ndryshon kaq shpejt, por ne jemi afër arritjes në pikën, ku do të ishte e pranueshme që futbollistët e kombëtares të ishin në atë listë.
Programi ynë i vaksinimit ka patur ritme të pabesueshme, pasi 25 milionë njerëz dhe gati të gjithë njerëzit në nevojë kanë bërë vaksinën e parë. Ne po u kërkojmë lojtarëve të vazhdojnë të performojnë. Ata duhet të bëjnë karantinë, kur të kthehen nga situata të caktuara. Ata kur kthehen në familje duhet të rrezikojnë dhe shumë prej tyre janë prekur virusin sepse kanë punuar.
Unë në asnjë mënyrë nuk sugjeroja që ata të vaksinohen përpara punonjësve të shëndetësisë, të moshuarave, por ne jemi duke iu afruar pikës, ku kjo mund të jetë e pranueshme dhe për futbollin,”- ka deklaruar ndërmjet të tjerash trajneri Southgate.
Në shkurt, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, tha se futbollistët nuk ishin një përparësi për vaksinimin. Duke folur në fillimin e një fushate të përbashkët me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të promovuar qasje të drejtë me vaksinat, ai tha se ai nuk ishte një mbështetës i futbollistëve që hidheshin në radhë.
“Prioriteti për vaksinat kanë njerëzit në rrezik dhe për punonjësit shëndetësorë. Kjo është shumë e qartë në mendjen tonë. Ne nuk i konsiderojmë futbollistët si një grup përparësor në këtë drejtim”,- tha ai në një konferencë për shtyp.
Sidoqoftë, Infantino la të hapur mundësinë që kjo të ndryshonte. “Sigurisht për arsye sigurie, në kontekstin e muajve në vijim, në kontekstin e garave ndërkombëtare dhe udhëtimeve, vaksinimi mund të rekomandohet edhe për sportistët. Lojërat Olimpike janë vetëm në verë”, – ka shtuar “bosi” i futbollit botëror.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
POLONI – Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare Ernest Muçi, sot futbollist i Legias së Varshavës në Poloni ka zhvilluar një festë private për...
SKOCI – Rangers u eliminua në Glasgou nga Slavia e Pragës me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Peter Olayinka u dha mysafirëve epërsinë vetëm pas 14 minutash...
KROACI – Tottenham u shokua në Zagreb. Skuadra e Mourinhos u eliminua Dinamo Zagreb për vazhdimin e Europa League, pas rezultatit të përgjithshëm 3-2. Pas ndesh...
EUROPË– Manchester United,Slavia Prague, Villareal dhe Ajax janë katër skuadrat e dyta çerekfinaliste të Europa League. Milan i jep lamtumirën avent...
PRISHTINË-Fiona Rushiti jeton çdo ditë me pasionin e madh për akrobacinë. Sportistja është gjithmonë në kërkim të aventurës dhe gjetjes së mënyrave ...
EUROPË- Dinamo Zagreb kalon në çerekfinale duke mundur Tottenham. Anglezët fituan 2-0 në ndeshjen e parë, duke menduar se janë kualifikuar. Kroatët ...
GJERMANI-17 ndeshje në ring pa asnjë humbje, është rekordi i boksierit nga Gjakova i cili aktualisht po përgatitet për përplasjen e radhës në ring. I lindur në ...
KROACI- Përballje interesante është duke u zhvilluar ajo mes Dinamo Zagreb dhe Tottenham, ku skuadra e Mourinhos po mundet me shifrat 2-0 në Zagreb, e vlefshme ...
SPANJË-Eliminimi i Atletico Madrid nga Champions League nuk i ka kënaqur të gjithë rivalët në Spanjë, pasi Barcelona do të dëshironte ndoshta që madrilenët...