LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkatërrohet grupi i grabitësve, mes tyre gardisti dhe punonjësi i bankës, bashkëpunuan dhe me autorin e eksplozivit, Franc

15 Qershor 2020, 12:15 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi i grabitësve, mes tyre gardisti dhe punonjësi

TIRANË– Gjashtë persona, mes tyre një gardist dhe një punonjës i një banke të nivelit të dytë kanë rënë në pranga si pjesë e një grupi grabitësish që vepronin në kryqytet. Dosja.al mëson se gardisti është Aleks Kala, i cili tashmë është pezulluar nga puna, por në momentin e arrestimit ka qenë në Gardën e Republikës, në krye të detyrës.

Pesë të arrestuarit e tjerë janë: Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja; Emel Hajdaraj, Klaudio Metaj. Sipas njoftimit nga Policia e Tiranës, pjesë e këtij grupi ishte edhe Franc Alimi, i cili ndodhet pas hekurave për tritolin e vendosur tek një lokal tek “Petro Nini”, katër ditë më parë. 

Ky grup u vu në pranga, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Frederik Shiroka”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit E. M, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i ka vënë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekeustruar, armeë zjarri dhe veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, dy automjete, një sasi municioni luftarak dhe 5 telefona celularë.

Gjithashtu mësohet se Qoku, Hajdarmataj dhe një person me inicialet E.M., i cili është shpallur më herët në kërkim, janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit M. Sh., ngjarje e ndodhur në muajin prill 2020.

Njoftimi i policisë Tiranë

Tentuan të vidhnin me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, në një banesë, Policia zbardh ngjarjen. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Mozaiku”. Vihen në pranga 6 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim. 4 ditë më parë, gjatë operacionit policor të koduar “Eksplozivi”, u arrestua dhe një pjesëtar i këtij grupi.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit dhe veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, dy automjete, një sasi municioni luftarak dhe 5 telefona celularë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Frederik Shiroka”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit E. M, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e strukturave për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni “Mozaiku”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, për shtetasit:

– S. Q., 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, P. S., 23 vjeç, A. K., 28 vjeç,  E. H., 25 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Eksplozivi”, si autor i dyshuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, ngjarje e ndodhur më datë 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tiranë, është bashkautor edhe në këtë ngjarje. Gjate veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:

Një armë zjarri pistoletë, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, një sasi municioni luftarak, dy automjete dhe 5 telefona celularë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit S. Q. dhe E. H., në bashkëpunim me shtetasin E. K. (i arrestuar më parë), janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit M. Sh., ngjarje e ndodhur në muajin prill 2020.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona. Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleks kala andi kraja emel hajdaraj klaudio metaj petro sava shkaterrohet grupi i grabitesve ne tirane spartak qoku tirane aleks kala andi kraja emel hajdaraj klaudio metaj petro sava shkaterrohet grupi i grabitesve ne tirane spartak qoku tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj