LIVE UPDATES
Bota

‘Game of Thrones’ në Mesdheun Lindor!’/ New York Times shkruan për tensionet mes Greqisë dhe Turqi: Edhe shkëndija

31 Gusht 2020, 16:03 Nga DOSJA
‘Game of Thrones’ në Mesdheun Lindor!’/ New York Times

Prestigjiozja New York Times në një artikull që ka bërë së fundmi, ka shkruar rreth asaj që po ndodh në Mesdheun Lindor që prej disa javësh. Në artikull shkruhet se dy aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia janë në një krizë të rrezikshme, dhe se tashmë është koha që vendet të dëgjojnë Gjermaninë dhe të bëjnë një hap prapa.

Artikulli me titull “Ka një lojë të re të fronteve në Mesdhe” paraqet qartë  problemin midis Greqisë dhe Turqisë.

Artikulli i plotë i New York Times

Sikur të mos ishin të mjaftueshme problemet që tashmë ekzistojnë në botë, dy aleatë të NATO-s, Greqia dhe Turqia janë në një krizë të rrezikshme, që përfshin vendet e tjera, ndërsa duket se i vetmi që mund të ketë ndikim është Gjermania.

Në thelb të kësaj krize është energjia dhe veçanërisht rezervat e pasura të gazit natyror të zbuluara në dekadën e fundit në Mesdheun lindor. Greqia pretendon se ishujt e shumtë që zë në zonën e saj u japin të drejta ekskluzive minerare ujërave përreth tyre, një pozicion që mbështetet gjerësisht nga e drejta ndërkombëtare. Por Turqia, e cila ndihet e ngushtë, ka një mendim tjetër dhe ka dërguar anije kërkimore të shoqëruara nga anije luftarake përreth Qipros.

Mosmarrëveshjet midis Greqisë dhe Turqisë nuk janë të reja. Ajo që i ndërlikon çështjet në këtë rast është se këto rezerva po shohin edhe vendet e tjera.

Në parim, këto rezerva duhet t’i bashkojnë vendet në mënyrë që t’i shfrytëzojnë ato. Në të vërtetë, shumica e vendeve (Greqia, Qipro, Izraeli, Egjipti, Italia, Jordania, dhe madje edhe Palestina) e kanë bërë një gjë të tillë.

Turqia, megjithatë është e izoluar, nga njëra anë për shkak të pretendimeve territoriale të Greqisë dhe nga ana tjetër për shkak të presidentit autoritar turk Erdogan, i cili nxit urrejtjen ndaj aleatëve të Turqisë me sjelljen e tij agresive në Siri, Libi dhe brenda Turqisë. Fakti që Turqia është anëtare e NATO-s, por jo e BE-së i komplikon gjërat edhe më shumë.

Qiproja është anëtare e BE, por jo e NATO-s, ndërsa Greqia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, e cila krijon mbivendosje. Përveç kësaj, vihet re se Qiproja është e ndarë me pjesën e saj veriore duke u njohur vetëm nga Turqia.

Një përpjekje nga Gjermania për të thyer këtë lidhje vdekjeprurëse u hodh poshtë kur Greqia njoftoi marrëveshjen e saj të energjisë me Egjiptin, në përgjigje të një marrëveshjeje të ngjashme midis Turqisë dhe Libisë. Turqia filloi menjëherë hetimet e saj, ndërsa një Greqia po e shikonte atë.

Më 12 gusht, një luftanije greke dhe një turke u përplasën dhe pati tension të menjëhershëm. Franca, tashmë e indinjuar nga Turqia për mbështetjen e saj për armikun nga kampi i saj në Libi, ka dërguar anije luftarake dhe aeroplanë dhe aktualisht po kryen stërvitje ushtarake me Greqinë, Qipron dhe Italinë për të parandaluar mësymje të mëtejshme nga Turqia.

Greqia, nga ana e saj, ka njoftuar shtrirjen e ujërave të saj territoriale në 12 milje në bregun perëndimor të saj, duke paralajmëruar në thelb Turqinë se mund të bëjë të njëjtën gjë në lindje, një veprim që Turqia nuk do ta tolerojë.

Gjëja e çuditshme në lidhje me këtë krizë është që konkurrenca për lëndët djegëse fosile duhet të ketë të bëjë me mënyrën e ndërprerjes së përdorimit të tyre, veçanërisht në vendet që mbështesin Marrëveshjen e Klimës, në Paris. Për më tepër, me ekonominë globale që ngadalësohet për shkak të pandemisë dhe rënies së vazhdueshme të çmimeve të energjisë, Evropa ka gaz të mjaftueshëm. Duket gjithashtu e çuditshme se si vendet mesdhetare po zhyten në tensione të panevojshme ndërsa tashmë përballen me kriza të tilla si kriza ekonomike dhe pandemia e koronavirusit.

Në raste të tjera, Shtetet e Bashkuara do të kishin ndërhyrë, siç ndodhi në vitin 1996, kur Greqia pothuajse u përfshi në një luftë me Turqinë. Presidenti Trump pati një bisedë telefonike me Erdoganin, duke e thirrur atë për të negociuar, por pa rezultat.

SHBA nën udhëheqjen e Trump nuk mund të shihet si një ndërmjetës i favorshëm, aq më tepër kur presidenti është në prag të zgjedhjeve. Britania, nga ana e saj, është tërhequr nga çështjet evropiane tani që është jashtë BE, ndërsa vetë Bashkimi Europian nuk ka pasur asnjë ndikim në Turqi që kur u bë e qartë se nën Presidentin Erdogan nuk ka asnjë shans për t’u bashkuar me BE.

Kështu, Gjermania, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit Evropian, ka marrë përsipër të sjellë Greqinë dhe Turqinë në tryezën e bisedimeve me Ministrin e Jashtëm gjerman që ka vizituar Ankaranë dhe Athinën.

Një aspekt i ndërmjetësimit është se Turqia mund të nisë një valë të re të refugjatëve në Evropë, shumica e të cilëve dëshirojnë të arrijnë në Gjermani. Theksohet se 3 milion turq jetojnë në Gjermani, gjë që e bën Erdogan të besojë se argumentet e tij do të dëgjohen.

Është e rëndësishme të përmendet që edhe pse në mosmarrëveshje Ligji Ndërkombëtar është kryesisht me anën e Greqisë, ka vend për negociata dhe hetimet e Turqisë në ujërat e diskutueshme nuk kanë kaluar vijën e kuqe nga pikëpamja ligjore. Të Premten, ministrat e jashtëm të BE u takuan në Berlin dhe në mënyrë efektive mbështetën rolin e Gjermanisë, duke shtyrë çdo diskutim të sanksioneve kundër Turqisë derisa krerët e shteteve të takohen në fund të Shtatorit.

Lufta nuk është në interesin e askujt dhe konflikti midis vendeve anëtare të NATO-s duhet të konsiderohet i pamendueshëm. Por kur tensionet arrijnë nivelin që kanë arritur në Mesdheun lindor, siç tha Z. Maas, “edhe shkëndija më e vogël mund të çojë në katastrofë“. Gjermania u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ndalojnë veprimet provokuese ushtarake, një hap që më pas duhet të ndiqet nga një moratorium për kërkimin në ujërat e diskutueshme. Atëherë le ta marrë përsipër diplomacia!

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tensionet greqi turqi tensionet greqi turqi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari