"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Futen testet e shpejta! Përgjigjia del për 40 minuta dhe mund të bëhet në çdo qendër shëndetësore në Shqipëri, Bino:
9 Nëntor 2020, 14:59Nga DOSJA
TIRANË– Silva Bino, mjeke dhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka dhënë lajmin e shumëpritur. Në konferencën me gazetarët, ku u bënë me dije edhe masat e marra për karantinën e pjesshme, Bino tha se tashmë, do të jenë të disponueshëm edhe testet e shpejta. Këto teste, do të bëhen në çdo qendër shëndetësore. Ritestimi për të infektuarit është hequr. Kjo sepse, sipas Binos, çdo person që ka virusin për 14 ditë, nuk e shpërndan dot tek të tjerët.
“Do futen testet e shpejta që do të përmirësojë testimin dhe gjurmimin dhe do të ulë kohën e pritjes. Rezultati del për 40 minuta. Mund të kryhen pranë qendrave shëndetësore, pranë spitaleve rajonale, kjo do të rrisë kapacitetet e testimit dhe dhëniet e përgjigjes. Kjo ka dhe kufizimet e veta. Në këtë mënyrë do të kemi dhënien e ndihmës së përcaktuar për çdo qytetar. Heqja e ritestimeve është hequr pasi ka rezultuar se personat që janë positive dhe kurohen, nuk e transmetojnë sëmundjen. Këta persona nuk janë më infektues. Në ditën e 14, ata mendohen se nuk janë më infektues. Për personat që janë me rrisk ritestimi do të vendoset në bazë të një protokolli,”– tha Bino ndër të tjera.
Shqipëria futet në karantinë të pjesshme. Nga data 11 nëntor, deri në datën 2 dhjetor, pas orës 22:00 deri në orën 06:00, nuk do të ketë asnjë lëvizje përveç shërbimeve të transportit. Edhe lokalet dhe restorantet, do të jenë të mbyllura në këto orare. Shkollat do të qëndrojnë hapur. Hapur do të jenë vetëm shkollat dhe shërbimet e transportit. Çdo javë do të ketë një rishikim të masave. Administrata nis punën nga shtëpia.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– 571 viktima, 12 mijë e 80 të infektuar aktivë dhe 12,203 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministr...
TIRANË– Shqipëria ka hyrë në izolimin e dytë! Komiteti Teknik i Ekspertëve, me në krye zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka konfirmuar lajmin e Do...
TROPOJË- 3 edukatore dhe 1 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ditën e sotme në Tropojë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të prekur me koronaviru...
TIRANË– Shkollat do të qëndrojnë hapur. Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe zv/ministre e Shëndetësisë, tha se shkollat e mesme ...
TIRANË– Silva Bino, mjeke dhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve është shprehur se shumë pacientëve u është vonuar marrja e tamponit dhe përgjigjia e t...
TIRANË– Skënder Brataj, mjek dhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka pranuar publikisht se denoncimet se njerëzit po qëndrojnë duke u mjekuar...
TIRANË– Shqipëria është e ndarë tashmë në tre zona, me ngjyra të kuqe, portokalli dhe jeshile, sipas numrit të të infektuarve. Silva Bino, në konferencën m...
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë fund javës janë gjobitur 1825 qytetarë për mosmbajtje maske dhe 13 lokale për mos respektim të masave an...
LEZHË– COVID ka hyrë në institucionet e Lezhës.Puna në zyrën e protokollit të Bashkisë dhe biblioteka “Gjergj Fishta” është pezulluar. Sh...
Aktualitet 9 Nëntor 2020, 13:13
TIRANË– Shoqata e të Verbëve të Shqipërisë i ka dërguar një deklaratë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me rastin e Sinan Tafaj, i cili u vlerësua ...