Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANE – Ka përfunduar me sukses kursi “UEFA Football Education Programme”, i zhvilluar nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Në këtë kurs, që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me UEFA, morën pjesë 50 mjekë e fizioterapistë, ndërkohë që numri i kërkesave ka qenë i lartë, si nga brenda dhe nga jashtë vendit, por për shkak të pandemisë, nuk morën dot pjesë të gjithë.
Lektorë të kursit ishin emra të njohur, duke filluar që nga Gianluca Stesina, i cili është drejtues i Departamentit të Mjekësisë Sportive pranë FSHF-së, Ilvi Begolli, koordinator i Departamentit të Mjekësisë Sportive, Dr. Ridvan Alimehmeti, shef i Shërbimit të Kolonës në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, Dr. Fiona Konomi, nutricioniste e diplomuar në Nutricion Sportiv në Itali, Dr. Dritan Todhe, i cili ka një eksperiencë të gjatë në fushën e Ortopedisë, Mjekësisë Sportive dhe Traumatologjisë Sportive, si dhe lektorë të huaj.
Qëllimi i këtij kursi është zhvillimi i mëtejshëm i fushës së mjekësisë sportive në Shqipëri, që ende është e pazhvilluar për shkak të mungesës së strukturave universitare apo fakulteteve, që mund të kenë programe të integruara të kësaj fushe.
Federata e futbollit, përmes Departamentit të Mjekësisë Sportive, që është ngritur prej thuajse më shumë se një viti, po tregon kujdes të veçantë ndaj kësaj fushe, duke organizuar herë pas here kurse për të gjithë mjekët e rinj, fizioterapistët apo studentët e mjekësisë, duke parë mungesën e strukturave universitare apo fakulteteve që mund të kenë programe të integruara të kësaj fushe. Në përfundim të kursit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë nga FSHF, njofton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SPANJE – Ylli i ri i Barcelonës, Ansu Fati, po shkon drejt një operacioni të tretë në gju, për të pastruar përfundimisht dëmtimin e tij në menisk njëherë e përg...
TIRANË– Në emsionin “Procesi Sportiv” në Top Channel u zhvillua një debat i nxehtë mes koordinatorit të Partisë Demokratike për Sportet, Andi Lila dh...
GJERMANI – Lajmin bëhet i ditur nga faqja e klubit të njohur gjerman, i cili njofton për emërimin e ish-organizatorin e Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, në kr...
SPANJE – Mjaft, baskët i ndalën andaluzët. Inaki Williams i dha fund entusiazmit të krijuar prej pesë fitoresh radhazi në La Liga skuadrës së Athletic Bilbao, e...
LAÇ – Kurbinasit marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit në vendin e tretë me 53 pikë, po aq sa Vllaznia, që në mbrëmje luan ...
ITALI-Me çështjen titull të arkivuar për kënaqësinë e Interit, në Itali presin me shumë interes sfidën e rëndësishme Juventus – Milan, që do të kushtëzoj...
SHQIPËRI– Java e 31-të e Kategorisë Superiore është mbyllur me dy përballje, Teuta-Vllaznia dhe Partizani-Apolonia.VLLAZNIA-TEUTA 0-0Kryendeshja e kë...
ANGLI-Pas 2-1 të fiksuar në Paris, Pep Guardiola është një hap larg finales së Champions League, e treta në karrierën e tij. “Dëshira për të arritur në finale ë...
ITALI-Ai ishte protagonisti i madh i sezonit të Interit. Gola, asistime dhe fryma e ekipit. Një pjesë e titullit kampion i përket edhe Romelu Lukakut. Pasi fest...
ITALI-Arritja e titullit kampion për herë të 19 në histori pasuron vitrinën e Interit, por jo vetëm. Në fakt, nga ky trofe do të përfitojnë edhe arkat e klubit,...