LIVE UPDATES
Bota

Fuqitë e mëdha dhe konflikti i Nagorni Karabakut/ Ekspertët: Lufta nisi pasi Azerbajxhani u përfshi nga një krizë ekonimik

29 Shtator 2020, 06:40 Nga DOSJA

Azerbajxhani. Ky vend në detin Kaspik është i varur nga eksporti i naftës. Meqenëse koniunktura botërore ka mbetur pezull për shkak të pandemisë, çmimi i ulët i naftës krijon humbje në arkat e shtetit, të cilat përndryshe do të ishin të mbushura plot. Në Baku ka pasur demonstrata të azerbajxhanasve të pakënaqur. „Njerëzit vuajnë nga pasojat, që sjell me vete corona”, mendon ekspertja për Kaukazin, Silvia Stöber, e cila udhëton prej vitesh rregullisht këtë rajon. „Përveç kësaj presidenti i Azerbajxhanit Alijev do ta bënte një ditë fakt retoriken e tij agresive kundër Armenisë”, shpjegon ajo.

Azerbajxhani është ushtarakisht mjaft më i fortë se Armenia. Gjthsesi Azerbajxhani mbështetet nga presidenti turk Erdogan. Ka një marrëveshje ndihme midis dy vendeve. Turqia e konsideron veten si mbrojtëse të popujve turq, dhe kërkon mundësi për ta dëshmuar veten si të tillë. Turqia e furnizon Baku-në prej vitesh me armë dhe ndihmon në zgjerimin e infrastrukturës, si për shembull në rrjetin e hekurudhave. Muajt e fundit Erdogani e ka kritikuar disa herë Armeninë. „Me sa duket presidenti Alijev nga kjo mbështetje ndjehet i inkurajuar për të ndërmarrë veprime kundër Armenisë”, mendon Stöber. Ajo thekson se ky është një konflikt etnik dhe jo fetar.

Silvia Stoeber (NDR)Silvia Stöber

Moska dhe Erivani

Ngjashëm e sheh situatën edhe Alexander Rahr nga Forumi Gjermano-Rus, i cili punon edhe si këshilltar i Gazprom. Ai e cilëson Rusinë kryesisht të krishterë ortodokse si fuqi mbrojtëse të Armenisë, ku jetojnë gjithashtu kryesisht të krishterë. Moska dhe Erivani janë anëtarë të „Organizatës së Traktatit për Sigurinë Kolektive” një aleance ushtarake të iniciuar nga Kremlini. Nga ana tjetër aleati i Azerbajxhanit është Turqia. Moska ka të stacionuar mijëra ushtarë në kufirin jugor të Armenisë. „Pa Moskën Armenia nuk është në gjendje të mbrohet”, mendon Silvia Stöber.

I këtij mendimi është edhe Alexander Rahr, por thekson se Kremlini përpiqet të ketë marrëdhënie të mira me të dy vendet. „Kështu Rusia luan në skenën ndërkombëtare një rol të dukshëm për të gjithë. Prandaj Moska përpiqet të ruajë status-quonë lidhur me Nagorni Karabahun, nuk dëshiron ashpërsimin e situatës”, thotë Rahr. Moska e konsideron Kaukazin si zonën e saj të influencës. Në 30 vitet e fundit Moska ia ka dalë të kufizojë ndikimin e SHBA në këtë zonë. „Pararoja e Uashingtonit në Kaukaz është Gjeorgjia. Azerbajxhani shihet me mosbesim nga SHBA edhe për politikën e tij ndaj të drejtave të njeriut, shpjegon ai. Gjë që i vjen përshtat Rusisë.

Aserbaidschan Konflikt um Berg-Karabach (Azerbaijan's Defense Ministry/dpa/picture-alliance)Ushtarë azerbajxhanas, 27.09.

Në fakt presidenti Putin furnizon me armë si Armeninë ashtu edhe Azerbajxhanin. Kremlini koordinohet me Baku-në, kur bëhet fjalë për politikën e gazit dhe të naftës. Të dy shtetet i lidh intereresi për të arritur çmime sa më të larta në eksportimin e lëndëve të tyre të para. Muajt e fundit Baku është ankuar disa herë tek Kremlini për politikën e Armenisë në Nagorni Karabak. Se Jerevani po vendos në malet e Karabahut refugjatë të krishterë nga Siria, pra jo vetëm refugjatë armenë. Alijev është i irrituar sepse protestat kundër perëndimit nuk kanë sjellë rezultat.

Grupi „kaukazian” i Minskut – iniciativë e OSBE-së

„Grupi i Minskut” ( i cili nuk duhet ngatërruar me grupin me të njëjtin emër të vendeve, që kujdesen për Ukrainën) përpiqet prej vitesh për zgjidhjen politike të problemit të Nagorni Karabahut. Grupi „kaukazian” i Minskut me SHBA, Francën dhe Rusinë është pjesë e një iniciative të OSBE-së. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare Nagorni Karabaku i përket Azerbajxhanit, megjithëse ai është i populluar kryesisht nga armenë. As vetë Armenia apo Rusia nuk e njohin Nagorni Karabakun si shtet të pavarur.

Irani fqnij në këtë konflikt është në anën e Armenisë, thotë Stöber. Në radhë të parë për arsye se azerbajxhanasit, që jetojnë në Iran, kërkojnë të drejtat e pakicës kombëtare, të cilat Irani i refuzon. Në Iran ka edhe një pakicë armene. Ajo trajtohet me dashamirësi. Presidenti i Azerbajxhanit, Alijev kërkon afërsi me shtetet arabe, veçanërisht me ato, që mbajnë qendrim armiqësor ndaj Iranit.

Ka dy skenarë se si mund të përshkallëzohej konflikti. Së pari në rast se Turqia do të ndërhynte masivisht në konflikt me trupat e saj. Së dyti nëse përplasjet ushtarake do të ndodhnin ne territorin armen. Atëherë do të ndjehej e sfiduar Rusia, mendon Rahr. Në të njëjtën kohë ai është i sigurtë, që kjo nuk do të ndodhë. Për Moskën janë të rëndësishme marrëdhëniet e mira me Turqinë. Kremlini shpreson ende që tensionet mes Turqisë dhe NATO-s të rriten dhe që Turqia ta braktisë një ditë Aleancën Perëndimore të Mbrojtjes. Për sa kohë të mos preken interesat ruse, Rusia nuk do të kishte asgjë kundër zgjerimit të pushtetit të Turqisë”, mendon Rahr.

„Do të ishte e dëshirueshme, që SHBA edhe në këtë rajon të përmbushnin fuksionin e tyre politik global”, mendon Ulrich Schlie që mban profesurën “HenrY Kisinger” për siguri dhe studime strategjike në universitetin e Bonit. Kjo vlen të thuhet sidomos për marrëdhëniet me Turqinë. Ankaraja ka një funksion të rëndësishëm strategjik në NATO. Por ambiciet gjeopolitike të Erdoganit po bëhen një problem gjithnjë e më i madh për rendin ndërkombëtar”, thotë Schlie.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lufta armeni-azerbajxhan lufta armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll
Bota 28 Shtator 2020, 19:09

MAQEDONI E VERIUT– Ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska ditën e sotme arrestuar. Sipas policisë ajo është dërguar në burgun e Idrizovës në Shkup ku dh...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më