Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
IZRAEL – Bota po përballet së fundmi me një tjetër kërcënim, pas Omicronit. Këtë herë kemi të bëjmë me një kombinim të gripit me koronavirusin të njohur me emrin “Flurona”. Deri më tani, dhjetëra raste janë identifikuar në Izrael, Spanjë, Brazil, Kroaci dhe Shtetet e Bashkuara, ku shkencëtarët e bëjnë të qartë se ky nuk është një lloj i ri Covid-i.
Pacientët me “Flurona” janë të infektuar me koronavirus dhe grip në të njëjtën kohë. Në Izrael, një grua shtatzënë e pavaksinuar u infektua me koronavirus dhe virusin e gripit. Kjo është diçka për të cilën kishte paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë. Thirrja e shkencëtarëve është që ata që nuk janë vaksinuar për gripin të vrapojnë të vaksinohen sepse është e rëndësishme të shmanget infektimi i njëkohshëm.
“Infeksionet e dyfishta janë të rralla, por ato nuk konsiderohen të veçanta”, tha Berd Salzberger, President i Shoqatës Gjermane për Sëmundjet Infektive.
“Raste të tilla mund të ndodhin në një moment. Një infeksion i dyfishtë është ndoshta pak më i keq se një infeksion me një patogjen të vetëm. Infeksionet e dyfishta të gripit dhe koronavirusit janë të rralla, sepse të dy viruset ndodhin rrallë në të njëjtën kohë, pasi qytetarët mbajnë maska dhe kanë kaluar pothuajse dy dimra pa grip”, shtoi ai.
Në Izrael, megjithatë janë të shqetësuar për “Flurona”-n. Sipas gazetës izraelite “The Times of Israel”, ekspertët janë të shqetësuar për rastet e gripit që shfaqen në të njëjtën kohë me koronavirusin.
“Vitin e kaluar masat higjienike ndoshta kanë bërë që të mos ketë pothuajse asnjë rast gripi. Rritja e incidencës së të dy infeksioneve mund t’i shtyjë spitalet në kufijtë e tyre. Edhe pse infeksionet shoqëruese kanë qenë mjaft të lehta deri më tani” tha eksperti.
Në Spanjë, zyrtarët shëndetësorë kanë zbuluar se Izraeli nuk është vendi i parë që zbulon “Flurona”-n. Shumë spitale spanjolle kanë raportuar raste të infeksioneve të frymëmarrjes për disa javë përpara se Izraeli t’i pagëzonte me emrin “Flurona”.
Gazeta spanjolle “El Pais” raporton se një ekip studiuesish në spitalin San Carlos në Madrid, kanë regjistruar një rast me “Flurona” që në prillin e kaluar, që do të thotë se ky kombinim qarkullon në Spanjë në tetë muajt e fundit.
Në Kroaci, Brazil dhe SHBA, ku janë raportuar raste të“ Flurona”, autoritetet shëndetësore po i kushtojnë vëmendje kësaj çështjeje, edhe pse siç theksojnë nuk ka arsye për panik.
Marrë nga cnn.com
(E.H/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
VATIKAN – Gjatë meshës së fundit të mbajtur në Vatikan, Papa Françesku foli për “dimrin demografik” me të cilin përballen pjesët e botës dhe u kërk...
SHBA– Djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump është fejuar. Dailymail raporton se Donald Trump Jr është fejuar me gazetaren e njohur Krimnerly Guilf...
KOSOVË– Një alarm për një mjet të dyshimtë në stacionin e autobusave në Prishtinë ka bërë që policia të evakuojë udhëtarët dhe punonjësit.Policia ndo...
LARISA – Pronari i një shtëpie është rrahur brutalisht nga hajduti, që i kishte hyrë në banesë për ta grabitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Larisa të Gr...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ka ndërmend të vështirësojë jetën për njerëzit në Francë që nuk janë vaksinuar kundër Covid-...
KOSOVË – Vijojnë përplasjet në distancë mes ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, dhe ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuri&...
KAZAKISTAN- Presidenti Kassym Jomart Tokayev shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dy javore në qytetin Almaty dhe provincën perëndimore Mangistau. Kjo masë vjen p...
SHBA- Tifozja e një loje hokej i ka shpëtuar jetën menaxherit të skuadrës, pasi ka dalluar një nishan kanceroz në trupin e tij. Dailymail shkruan se Nadia Popov...
ANTALIA – Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë.Sipas autoriteteve...
Britania e Madhe dhe tetë vende të Afrikës jugore janë hequr nga lista e zonave të varianteve të virusit. Në listën e vendeve të rrezikuara janë futur disa vend...