Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Hajduti 18-vjeçar rreh brutalisht pronarin e shtëpisë ku kishte hyrë për të vjedhur
5 Janar 2022, 08:47Nga DOSJA
LARISA – Pronari i një shtëpie është rrahur brutalisht nga hajduti, që i kishte hyrë në banesë për ta grabitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Larisa të Greqisë, ku një burrë u rrah brutalisht nga hajduti 18-vjeçar. Mësohet se 49-vjeçari po trajtohet në spital pasi ka marrë lëndime të rënda në kokë, krah dhe brinjë.
Sipas mediave greke, hajduti, u fut brenda duke thyer dritaren në orën 2 të natës dhe kur pa pronarin mori një thikë fillimisht që ta kërcënonte. Burri ka tentuar të mbrohet me një shkop, por 18-vjeçari ia ka marrë nga duar dhe ka filluar ta godasë dhjetëra herë. Zhurma ka zgjuar fqinjët, të cilët kanë thirrur policinë dhe personat e Sigurimit të mbërritur në shtëpi dhe kanë vënë në pranga të riun.
Pas arrestimit, të riut u gjetën dy celularë që kishte arritur t’i rrëmbejë nga shtëpia, ndërsa i ka treguar policisë një vend në oborrin e shtëpisë ku kishte fshehur drogën e vjedhur nga 49-vjeçari, i cili ishte është dërguar në Spitalin Universitar të Larisës ku po trajtohet. Autori dhe viktima janë marrë edhe më herët me autoritetet në raste të ndryshme penale.
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ka ndërmend të vështirësojë jetën për njerëzit në Francë që nuk janë vaksinuar kundër Covid-...
KAZAKISTAN- Presidenti Kassym Jomart Tokayev shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dy javore në qytetin Almaty dhe provincën perëndimore Mangistau. Kjo masë vjen p...
SHBA- Tifozja e një loje hokej i ka shpëtuar jetën menaxherit të skuadrës, pasi ka dalluar një nishan kanceroz në trupin e tij. Dailymail shkruan se Nadia Popov...
ANTALIA – Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë.Sipas autoriteteve...
Britania e Madhe dhe tetë vende të Afrikës jugore janë hequr nga lista e zonave të varianteve të virusit. Në listën e vendeve të rrezikuara janë futur disa vend...
KORE E VERIUT – Koreja e Veriut lëshon një predhë të paidentifikuar në det. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut. R...
KOSOVË– Analisti Berat Buzhala ka ironizuar vendimin e qeverisë së Kosovës për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave. Me anë të një postimi, Buzhala ...
IRAN/SHBA – Më 2022 mund të ketë përshkallëzim të tensioneve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nëse dështojnë bisedimet bërthamore, të cilat mëto...