LIVE UPDATES
Politike

Frikë për ndonjë bombë apo helm/ Garda merr detyra të reja, do kontrollojë dhuratat për krerët e shtetit, armët do t’

17 Dhjetor 2020, 16:31 Nga DOSJA
Frikë për ndonjë bombë apo helm/ Garda merr detyra të

TIRANË- Garda e Republikës do të kontrollojë pakot dhe dhuratat për personalitetet e larta të Shqipërisë, për praninë e lëndëve me rrezik për jetën e tyre. Gazetari Adriatik Doçi bën me dije se dërgesat apo pakot që do vijnë për zyrtarët apo personalitet në vendin tonë pikëspari nga punonjësit e Gardës ndonjë sulm apo rrezik që mund t’iu kanoset personaliteteve.

Sipas draftit kjo nismë që është ndërmarrë parashikon 22 detyra të Gardës për të garantuar mbrojtjen e zyrtarëve më të lartë të shtetit, familjeve të tyre si dhe të objekteve kryesore shtetërore. Mes detyrave parashikohet edhe kontrolli i objekteve në ruajtje, hapësirave publike ose private, të pajisjeve, të mjeteve apo bagazhet në vendet që do të shkojë personalitetet.

Ndërkohë mësohet se nëse Garda dyshon për ndonjë gjë, mund të bllokojë valët për çdo pajisje, në zonat ku personalitetet ushtrojnë një aktivitet. Gjithashtu, Garda ka të drejtë të bllokojë një pjesë të rrugëve, mjedise publike apo private, ndalon dhe urdhëron zhvendosjen e mjeteve, në varësi të situatave.

Detyrat e Gardës së Republikës:

Organizon dhe kryen ruajtjen dhe mbrojtjen fizike të personaliteteve;

Organizon dhe kryen ruajtjen, mbrojtjen e brendshme e të jashtme të objekteve;

Kryen shërbim ceremonial sipas përcaktimeve ligjore të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë;

Përcakton zonën e sigurisë, skemat e ruajtjes së bashku me planet e dislokimit, ato operacionale, si dhe vendos kontaktet me institucionet ligjzbatuese në interes të ruajtjes dhe mbrojtjes së personaliteteve dhe objekteve në ruajtje;

Parandalon  rrezikun e çastit nga persona që tentojnë të cënojnë integritetin fizik të personaliteteve, që tentojnë të dëmtojnë imazhin e tyre apo dëmtojnë objektin në ruajtje;
Bën verifikimin e identitetit e personave para se të hyjnë në objektet në ruajtje;

Grumbullon dhe përpunon informacione nga struktura të tjera të sigurisë në vend ose nga burime të hapura me qëllim parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe keqdashëse/keqbërëse ndaj personaliteteve dhe objekteve në ruajtje;

Grumbullon, vlerëson, analizon, shpërndan dhe përdor informacion për nevoja të parandalimit e zbulimit të autorëve të veprave penale ndaj personaliteteve të vendit dhe të huaja që vizitojnë vendin tonë;

Bën kontrollin fizik të personelit të administratës dhe të personave të tjerë si dhe të çdo bagazhi të tyre, para se të hyjnë në objektin që ka në ruajtje, për praninë e armëve e sendeve apo lëndëve të tjera me rrezik;

Kryen kontrollin paraprak dhe të vazhdueshëm të objekteve në ruajtje, hapësirave publike ose private, të pajisjeve, të mjeteve të transportit dhe të bagazheve në vendet që do të shkojë personalitetet;

Kryen kontrollin e dërgesave, pakove, dhuratave dhe sendeve të tjera në objektet në ruajtje, për praninë e lëndëve me rrezik, para se t’u shkojnë personaliteteve;

Bllokon pjesë rrugësh ose mjedise publike apo private, ndalon dhe urdhëron zhvendosjen e mjeteve, nga vendparkimi për aq kohë sa është e nevojshme, për nevoja të sigurisë ose në kushtet e emergjencës, vetë ose në bashkëpunim me struktura të tjera ligjzbatuese;

Merr masa për bllokimin e valëve transmetuese për të gjitha pajisjet ose në mënyrë selektive në zonat ku personalitetet ushtrojnë aktivitet, kur e gjykon të domosdoshme;

Merr masa për sigurinë e rendit në sallën e zhvillimit të seancave plenare të Kuvendit, ambientet e brendshme të Presidencës, Kuvendit, Kryeministrisë, Ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme;

I bën të njohur personalitetit një situatë të pritshme rreziku për jetën, shëndetin, integritetin e tij dhe i sugjeron të mos zhvillojë aktivitetin, lëvizjen, qëndrimin, takimet dhe për këto raste Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës informon Ministrin;

Bashkëpunon dhe bashkëvepron me Policinë e Shtetit dhe shërbimet inteligjente për ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe objekteve në ruajtje., sipas rregullave të përcaktuara në akt të përbashkët të drejtueseve të strukturave;

Bashkëpunon me strukturat shtetërore që ofrojnë shërbimin e urgjencës dhe kujdesit parësor për personalitetet e larta të shtetit;

Bashkëpunon dhe bashkëvepron me persona fizik e juridik, shtetëror e privat për ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe objekteve në ruajtje.

Përdor pajisje të posaçme për kufizimin e veprimeve të personave që përbëjnë rrezik për personalitetin apo objektet në ruajtje;

Përdor armët e zjarrit në organikë të Gardës sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e armëve të zjarrit;

Vlerëson informacionin që përbën rrezik për personalitetet e objektet në ruajtje dhe në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe struktura të tjera ligjzbatuese, merr masat e nevojshme për shmangien e çdo veprimi të dëmshëm për personalitetin apo objektin;

Bashkëpunon me protokollin e shtetit dhe institucionet homologe të vendeve pritëse, përgjegjëse për sigurinë e personaliteteve, për organizimin e  masave të sigurisë kur personaliteti qëndron jashtë vendit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike garda e republikes garda e republikes


Sondazh

Poll

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë