LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Frika ruan vreshtin’/ I shpëtoi atentatit me të birin! Rrëfehet biznesmeni Çarçiu: Plumbat na kaluan 2 cm mbi kokë, j

26 Gusht 2020, 16:18 Nga DOSJA
‘Frika ruan vreshtin’/ I shpëtoi atentatit me të birin!

TIRANË– Petrit Çarçiu, biznesmeni dhe DJ nga Elbasani, që vetëm dy muaj më parë, më 21 qershor ra pre e një atentati bashkë me të birin, ka vendosur që të tregojë të gjithë versionin e tij të ngjarjes, se si plumbat ‘fluturuan’ drejt tij dhe të birit adoleshent, marrëdhënia me ish-partneret, dhe se si lokali që ka, i është djegur tre herë.

Në një intervistë për Dosja.al, Çarçiu, që tashmë është larguar dhe ka vendosur të rindërtojë jetën e tij në Gjermani, tregon se nuk e ka pasur mbështetjen e shtetit shqiptar, nuk ka gjetur drejtësi, dhe se pikërisht për këtë arsye është larguar.

Përveç këtij atentati, biznesmeni tregon se edhe pas djegies së lokalit të tij, gjë që ka ndodhur tre herë dhe nuk janë zbardhur, qëndron i dashuri i ish-partneres së tij të dytë, me të cilën shpjegon se ka pasur edhe probleme.

Intervista e plotë

Përshëndetje Z.Çarçiu! Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga atentati ku ju shpëtuat për fat të mirë bashkë me djalin tuaj, më 21 qershor 2020 në Elbasan, si është situata juaj tashmë?

Fatmirësisht jam mirë.

Ku ndodheni aktualisht?

Aktualisht jam në Gjermani.

Pse u larguat nga Shqipëria?

Ky atentat më bëri që të largohesha sepse në Shqipëri nuk gjeta mbrojtje. Unë si Petrit Çarçiu kërkova mbrojtje nga shteti shqiptar, akush nuk e vuri ujin në zjarr. Më shumë se për vete, e doja për djalin tim. S’ma dha askush, sepse në Shqipëri duhet të vdesësh që pastaj të të besojnë dhe të vendosin të bëjnë diçka. Ndoshta edhe me mua këtë gjë kanë dashur. Doja që të gjendeshin autorët, të mos më deformohej dinjiteti im, siç është thënë nëpër gazeta, siç thuhet edhe për vëllezërit e mi që janë në burg në Hollandë e Spanjë për trafik droge. Në fakt, ata e dinë shumë mirë që vëllezërit e mi nuk janë dënuar për drogë. Kam patur shumë kërcënime në Shqipëri, policia e di shumë mirë, por nuk kanë bërë asgjë.

E kujtoni atentatin? Si ndodhi? Si arritët t’ju shmangeshit plumbave duke shpëtuar edhe djalin?

Atentati ndaj meje ka ndodhur më datë 20 qershor, në orën 11:45, unë shkova në biznesin tim. Mora djalin, dhe më pas në orën 21:30 shkuam në shtëpi. Unë jetoj bashkë me djalin tim, që është 18 vjeç. Shkuam në shtëpi, djali bëri një dush, pastaj nga ora 22:00 dolëm në një restorant tymi, s’ia mbaj mend mirë emrin. Është në qendër të Elbasanit. Aty darkuam dhe nga ora 23:20, u nisëm për në shtëpi. Të dy ishim në makinë, por nuk pamë gjë që na ndiqte dikush nga pas ndonjë person. Unë në fakt e mbaj gjithmonë sediljen e makinës të shtrirë sepse vuaj nga hernie diskale. Kur u futëm në lagjen ‘Byshek’, tek varrezat, na gjuajtën me armë. Dhe siç më thanë në polici, plumbat na kanë kaluar dy centimetra mbi kokë. U tremba shumë bërtita. I thashë djalit të ulte kokën që të mos e zinin plumbat dhe bëra disa manovrime me makinë. Humba kontrollin për nja 100 metra dhe mora me vrap nga Shkumbini. Djali ecte buzë kanalit dhe arriti tek shtëpia e një fqinji, unë mora tjetër drejtim. Kujtova se po na ndiqnin ende për të na vrarë dhe kisha frikën e djalit, prandaj i thashë të ikte në atë drejtim. Fqinjët lajmëruan policinë dhe për 10 minuta apo më pak, erdhën aty. Na morën në furgon, ne ishim shumë të trembur. Por policia u vonua. Prisnin që të vinin përforcime. Unë u thoja ‘pse nuk e rrethoni vendin?’, por askush nuk e vuri ujin në zjarr, sikur të isha unë krimineli.

Pastaj erdhi ambulanca, na morën e na çuan në spital për kontroll. Shkoi ora 02:00 dhe shkuam sërish në polici, bashkë me djalin. Na morën në pyetje dhe dua ta theksoj, këtu në Shqipëri është problem, kur nuk kapin kriminelin, bëjnë edhe të dëmtuarin kriminel. Na mbajtën në polici deri në katër të mëngjesit si qen, derisa shefat të zgjoheshin nga gjumi. Nejse….dhashë versionin tim.

A keni ju informacion për atentatorët? A i njihni ata?

Jam 80% i sigurtë që pas tyre fshihet partneri aktuali i ish-të dashurës time. Emri i saj fillon me D.. Pasi u ndava nga bashkëshortja e parë, me të cilën kam dhe djalin, kam jetuar katër vite me D.. Me atë kam pasur shumë probleme, më saktë me vëllezërit e saj. Më kanë akuzuar në polici, gjoja unë përndiqja, gjëra të pavërteta, pa lidhje, dhe për këtë problem u detyrova të ikja në Gjermani, edhe në vitin 2015. Edhe vetë ajo, pasi u nda me mua më denoncoi në polici, gjoja unë për katër vite, kam mbajtur armë në shtëpi, s’është e vërtetë. Kështu që 80% po. Mendoj se është ai. E ka të dashur, e punon si prostitutë në Itali mesa di unë.

Pse dyshoni se kanë dashur t’ju eleminojnë?

Mendoj se si i thonë një shprehjeje, ‘frika ruan vreshtin’. Duan të më eliminojnë sepse mendojnë që unë mund të hakmerrem, por unë s’kam asnjë lloj pune me të. Ai ka qenë edhe shoku im më parë. Që kur jam ndarë nga D., dhe ajo u lidh më pas me të, nuk kam pasur kontakte me ta.

Keni kërkuar ndihmë nga policia, dhe cili ka qenë reagimi i autoriteteve për ngjarjen?

Po, mbrojtjen, siç ju thashë s’ma dha askush. Ata e kanë versionin tim, problemin tim me ish-bashkëjetuesen, kur u largova nga Shqipëria, s’u largova kot. Kam pas shumë kërcënime dhe mendoj se i bën po ai person. Policia e di mirë, dhe po të duan e të jenë të aftë e zbulojnë, por nuk duan. Të gjejnë autorët, të mos më deformojnë dinjitetin tim, duke thënë që vëllezërit e mi janë dënuar në Hollandë e Spanjë për drogë. Ata janë për gjëra të tjera atje, dhe s’e kuptoj s’i mund të shpikin këto gjëra. Shteti ynë nuk di datëlindjen, më bënë 48 vjeç. Unë kam lindur më datë 9 gusht të vitit 1978, dhe thanë që isha 48 vjeç. Thanë dhe që jam me banim në Gjermani, në fakt unë vendbanimin e kam në Shqipëri.

Më herët, ju keni kaluar edhe tri herë djegie të biznesit tuaj? A ka patur një hetim për zjarret? (A bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, apo shkak ndonjë defekt i mundshëm).

Më është djegur tri herë lokali dhe asnjëherë nuk u gjet autori. Kur isha në Gjermani, ma dogjën njëherë lokalin, në vitin 2015. U ktheva, shkova në polici dhe më thanë që shkak është bërë rryma elektrike. Tre herë rryma elektrike u bë shkak? Ndërkohë, në raporte e kanë regjistruar si vetëm njëherë të djegur.

Cili është raporti juaj me ish-bashkëshorten, mediat kanë raportuar se jeni denoncuar disa herë për dhunë në familje? Si qëndron e vërteta?

Unë nuk kam qenë kurrë i dënuar për dhunë ndaj grave. Këto janë filmat e policisë. Këto janë gjepura. Ata të më gjejnë autorët. Unë jam martuar fillimisht me të parën, jemi ndarë me mirëkuptim. S’kam pasur kurrë probleme me të. Dhe djalin e kam unë me vendim gjykate.

Mendoni ju se personi, të cilin thoni që e keni pasur edhe mik, ka pushtet? Ka lidhje me botën e krimit?

Ndoshta ka lekë. Se të më digjet tri herë lokali e të mos gjendet asgjë…në Shqipëri gjithmonë këto raste regjistrohen si zjarr për shkak të rrymës elektrike. S’gjendet autori.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan petrit çarçiu elbasan petrit çarçiu


Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Gusht 2020, 14:30

Tashmë stina e verës po mbyllet dhe në një kohë pandemie kjo përkon edhe me shtimin e pasigurisë mbi një valë të dytë që rrezikon të shtojë rastet e të infektua...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj