LIVE UPDATES
Aktualitet

Frika nga koronavirusi/ Shqiptarët në kërkim të maskës, i porosisin ato online, si po abuzohet me çmimet

25 Shkurt 2020, 09:09 Nga DOSJA

Shqipëri- Pas vënies në karantinë të më shumë se gjysmës së fqinjit tonë Itali, Tiranën në këtë mëngjes të hëne e perceptuam disi vigjilente. Autobusët e të gjitha linjave kishin më pak njerëz se zakonisht; teksa çdo ditë njerëzit në grumbuj presin në stacion dhe shtyhen, sot gjeje sedilje lirshëm ku mund të uleshe. Gjithsesi, përgjegjshmëria ende nuk na është ulur në prehër. Megjithë frikën, panikun tek disa syresh dhe këshillat që vijnë nga të katërta anët për higjenë, vëren ende njerëz që pështynë në rrugë dhe të tjerë syresh të griposur që frekuentojnë autobusët dhe mjediset e mbyllura publike.

Të painformuar mirë, apo në mungesë të masave specifike për t’u mbrojtur nga koronavirusi, në rrugët e Tiranës, këtë mëngjes të hëne vëreje njerëz me maska të zakonshme. Hymë në disa farmaci në kryeqytet. Të gjitha farmacistet na dhanë të njëjtën përgjigje: “Në Shqipëri nuk ka maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Por tanimë nuk ka as maska të thjeshta, ato që kushtojnë 20 lekë copa. Ka shumë kërkesa, por nuk na kanë sjellë”.

Në dy farmacitë e fundit që vizituam, u ndeshëm me ata që kishin ardhur për furnizimin e javës. “Maska na keni sjellë?”, iu drejtua farmacistja. “Jo, vetëm maska nuk kam sjellë. Nuk ka”, u përgjigj furnitori. Ndërsa farmacistja më pas shtoi: “Njerëzit kërkojnë kot maska të thjeshta, sepse ato nuk bëjnë punë fare”.

Ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë lloj maske dhe qytetarët sa vjen e tremben më shumë për shkak se koronavirusi na ka mbërritur në derë, ka saite të huaj që abuzojnë me reklamat e tyre për të shitur maskat.

Dëshmia e fundit është një sait spanjoll, i cili thotë se mijëra shqiptarë po blejnë maskat speciale për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Kjo maskë e re për fytyrën Nano Tech po shitet me shpejtësi në Shqipëri, (çdokush duhet ta ketë këtë!)- citohet në artikullin reklamë.

(KLIKO KËTU)

Shkrimi vijon më tej se me mijëra njerëz në Shqipëri po përdorin këtë maskë me cilësi të lartë që siguron filtrimin më të mirë të ajrit sesa shumica e maskave që shiten në botë.
Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur kohët e fundit emergjencën shëndetësore botërore të koronavirusit i cili u shfaq në Kinë. Ka shumë njerëz të shqetësuar, është e rëndësishme që të gjithë të jenë të kujdesshëm dhe proaktivë për shëndetin e tyre. Është e rëndësishme që të gjithë të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur veten nga infektimi. Shumica e njerëzve përdorin maska për fytyrën që janë me cilësi të ulët dhe nuk filtrojnë ajrin, që rrit propabilitetin për të thithur virusin.
Për fat të keq …

Maska të disponueshme për fytyrën po bëhen të vështira për t’u gjetur tek shitësit lokalë me pakicë në disa vende. Është duke u bërë më e vështirë për të blerë një të tillë, madje edhe një maskë fytyre të thjeshtë për shkak të kërkesës në rritje kohët e fundit. Ndonjëherë ju duhet të vizitoni disa dyqane para se të gjeni ato që janë të vlefshme për rastin.

Lajmi i mirë është … falë internetit, një maskë me cilësi më të mirë është ende në dispozicion. Maskë e sigurtë ende e disponueshme në internet dhe është shitur shpejt. Maska e sigurt është maska më e njohur për fytyrën tani. Siguron një nivel të shkëlqyer të filtrimit të ajrit, është e rehatshme dhe më e mira nga të gjitha, e lehtë për t’u larë dhe tharë dhe zgjat në kohë. Safe Mask është e përbërë nga materiale cilësore duke përfshirë shtresa të shumta të filtrave të karbonit të aktivizuar dhe një valvul frymëmarrjeje të krijuar enkas që siguron një nivel të jashtëzakonshëm mbrojtjeje nga thithja e çdo gjëje të keqe në ajër.

Sa kushton kjo maskë?Tani për tani kushton vetëm 49 dollarë (ishte 99 dollarë).
Dorëzimi zgjat vetëm disa ditë nëse jeni duke porositur në Shqipëri. Thjesht porosisni atë nga faqja zyrtare në internet.

Përfundim: A ia vlen?

Absolutisht 100% PO !!!. Ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar. Merrni një për veten tuaj dhe për familjen tuaj.

Fundi i fundit: Nëse doni të mbroni veten, atëherë kjo do të jetë shumë e dobishme.
Siç të gjithë e dimë, shumë saite shitjesh on line kanë rezultuar mashtruese, madje agjenci të ndryshme të mbrojtjes së konsumatorit i kanë raportuar dhe i kanë mbyllur ato. Rasti i maskës ku shqiptarët po “thyejnë” tregun spanjoll duke e blerë është një rast mashtrimi, pasi çmimi edhe pse me ulje është sa 1/4 e rrogës për ta, kur kosto reale e markës më të mirë gjermane 3M, shkon 5 euro copa. Mashtrimi shkon më tej kur fotot ilustruese përdoren me aziatikë.

Marrë nga Gazeta Si

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shqiptarët blejnë maska online koronavirusi ne shqiperi shqiptarët blejnë maska online

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Shkurt 2020, 08:51

Lezhë- Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçare me iniciale F.M pasi dje në lagjen “Besëlidhja” goditi disa herë me thikë Anton Shytin, i cili është ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni