LIVE UPDATES
Politike

FOTOT/ Salianji “hap” lokalin me këmishë të bardhë, dhe bën llogaritë në tabelë: Biznesi i vogël humb 1.5 mln lekë

7 Maj 2020, 09:30 Nga DOSJA
FOTOT/ Salianji “hap” lokalin me këmishë të

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka takuar sot një grup ekspertësh kontabël dhe përfaqësuesë të biznesit, të cilët llogaritën humbjet e biznesit të vogël në këtë periudhë karantine.  Ata kanë llogaritur humbjet mujore të një biznesi të vogël, të përhapur gjerësisht në Shqipëri, bar kafe. Megjithëse bar-kafet janë mbyllur, Salianji ka pozuar këtë takim në një lokal, duke na vënë në dyshim se ku e gjeti këtë kafene për të xhiruar në këto ditë karantine.

“Për fat të keq Shqipëria është futur dhe po futet në një cikël të falimentit dhe të krizës ekonomike për shkak të masave gjysmake dhe për shkak të zhvatjes që qeveria i ka bërë bizneseve edhe në këtë periudhë krize. Po shkojmë me shpejtësi drejt varfërimit dhe falimentit të shqiptarëve”- tha Ervin Salianji, duke ftuar ekspertët të bëjnë llogaritë.

Uran Derri, konsulent financiar tregoi me detaje për shpenzimet reale të një bar kafe me 5 punonjës, rrogat kontributet, qeraja, faturat aforfe të energjisë elektorke dhe të ujit, pagesa për konsulencën e ekonomistit, pagesa për taksën vendore dhe kosto të tjera bankare apo për mirëmbajtjen e sistemeve fiskale. “E gjithë llogaria në muaj i kushton pronarit të biznesit 307 680 lekë ose rreth 3 milionë lekë. Nga këto shpenzime, qeveria paguan vetëm 26 mijë lekë për secilin, duke bërë që borxhi i një biznesi bar kafe me 6 persona të jetë rreth 1.5 milionë lekë çdo muaj”-tha ai. 

Edhe konsulenti tjetër financiar, Fredjan Shehu, i cili ka bërë llogaritë e një klinike dentare, doli në të njëjtin përfundim, se humbet e biznesit dhe të të punësuarve janë të mëdha, ndërsa ndihma e qeverisë, farë e vogël. Përveç pagës së asistentes që e ka më të lartë se të punësuarit në bar kafe, shpenzimet e tjera janë të ngjashme, pasi asnjë taksë apo tarifë vendore nuk është falur. “Në total si kosto në kohë normale shkojnë 165 018 lekë ose 1 milionë e 650 mijë, pasi edhe kontributet paguhen për pagë reale 35 mijë lekë. Humbja e një klinike të vogël dentare është 124 018 lekë apo 1 milionë e 240 mijë lekë në muaj.”- tha eksperti Fredjan Shehu.

Pronarja e një parukerie tregoi se për shkak të ndihmës së pamjaftueshme të qeverisë, kishte prekur kursimet, pasi pagesa e qeverisë nuk i del as për të paguar taksat dhe tarifat vendore. Këtë gjë e pohoi edhe Shpëtim Agolli, përfaqësues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm për qytetin e Tiranës.

“Qeveria jo vetëm nuk ka ndihmuar, por po e çon biznesin e vogël drejt falimentit. Ne si shoqatë i kemi kërkuar qeverisë nëpërmjet 11 pikave se çfarë duhet të bëjë me biznesin e vogël dhe të mesëm në përgjithësi. Deri tani sipas të dhënave që kemi nga INSTAT-i dhe Thesari qeveria ka paguar me pagën 260 mijë lekë rreth 60 mijë punonjës ose 12.5 milionë euro. Është një shifër shumë e vogël. I bëjmë thirrje qeverisë që të ulet me grupet e interesit që t’i shikojë edhe një herë paketat, sepse, në qoftë se vazhdon kështu, bizneset do të jenë drejt falimentit dhe familjet do të vuajnë në një krizë shumë më të rrezikshme për ekonominë e vendit.”- u shpreh ai.

Ervin Salianji bëri përgjegjëse qeverinë për thellimin e krizës ekonomike dhe varfërisë për shumicën e shqiptarëve.

“Asnjë qeveri nuk ka bërë këtë që ka bërë qeveria Rama, që u merr para bizneseve të vogla, që u merr para më të pamundurve për t’ua çuar ato oligarkëve dhe gjithë bizneseve që marrin tendera publikë edhe në këtë periudhë dhe favorizohen nga qeveria. Në mënyrë të qartë u shpjegua nga ana e biznesve dhe ekspertëve se si humbjet e bizneseve në këtë periudhë krize kur dyqanet dhe bizneset kanë qenë të mbyllura, kanë qenë në shifra të mëdha dhe nuk kanë pasur mundësi që të mbulojnë përveç humbjeve edhe shpenzimet familjare, duke u detyruar të futen në borxhe. Shifrat flasin vetë dhe gjithë situata flet vetë që qeveria Rama gjatë gjithë kohës ishte e interesuar vetëm për pushtet personal dhe jo për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët e Republikës, të cilët paguajnë taksa. Biznesi sot është i detyruar jo vetëm që të mbijetojë, por edhe të hyjë në borxhe për të mbajtur familjen. Ai është i detyruar të paguajë taksa dhe detyrime, të cilat Edi Rama ua kalon oligarkëve të partneriteteve të publike dhe private apo oligarkëve të tjerë, që janë shqepur me tendera sekretë apo jo sekretë në këtë periudhë.”- u shpreh Ervin Salinji.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ekonomia pas koronavirusit ervin salianji ekonomia pas koronavirusit ervin salianji


Sondazh

Poll
Politike 6 Maj 2020, 20:54

TIRANË– I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në Rtv Ora, deputeti Myslim Murrizi tha se nga 78 deputetë që ka mazhoranca nja 60 vetëm qentë ka...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit