Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Gjykata pranon kërkesën e Saimir Tahirit për një proces gjykimi të shkurtuar. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ish-ministri të gjykohet me aq prova sa prokuroria ka deri më tani, ndërsa i la kohë organit të akuzës deri më 10 shtator, datë afati për të prezantuar pretencën për Tahirin.
Kjo ishte seanca e katërt për Saimir Tahirin, pas shtyrjes së tri seancave të mëparshme. Ish-ministri i Brendshëm, është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Në dalje të seancës së zhvilluar tek Krimet e Rënda, ish-ministri tha se nuk është normale shtyrja e gjyqit dhe se humbja e dokumentacionit është tregues për atë që ndodh me drejtësinë për njerëzit.
Tahiri bëri edhe një shigjetim për politikën shqiptare, kur tha se historia ka nisur me burra me mustaqe dhe përfundoi me burra që bëjnë botoks, por që siç shtoi edhe vetë, ky nuk është rasti i tij.
Tahirit iu shty gjyqi në seancën e shkuar me pretendimin se kanë humbur disa letërporosi nga Italia dhe Greqia. Prokuroria kishte humbur dëshmitë e Moisi Habilajt dhe Nezar Seitit.
Tahiri e quajti absurde humbjen e dëshmive që provonin fajësinë e tij. Ai tha se hiqte dorë prej tyre vetëm gjyqi të mos shtyhej, si dhe theksoi se nëse në çdo institucion humbasin letrat si në rastin e tij, atëherë “Republika ka rënë”.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.
Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË– Familja e Festim Latos, presidentit të vetëshpallur të Camërisë ka hapur dyert e mortit. Të bindur se Lato është ekzekutuar në Hollandë dy ditë më a...
SARANDE- Në vendin turistik “Syri i Kaltër”, në jug të vendit, është përfshirë në një incident një turist i huaj. Mësohet se Mark Howarth, një turist u pickua ...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot ndryshime të tjera në prokuroritë dhe gjykatat e rretheve.KLP ka miratuar me 10 vota pro, projekt-ve...
Tiranë- Ambasada Amerikane nëpërmjet një postimi në rrjetet social, ka publikuar një video ku u ka shpjeguar qytetarëve se çfarë është Reforma në Drejtës...
Holandë-Një trup i pajetë është gjetur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit, në Holandë. Sipas medieve vendase trupit i pajetë i përket Festim Latos,...
Vlorë- Mbrëmjen e djeshme në Vlorë janë dhunuar disa efektivë policie. Në lidhje me këtë ngjarje policia sqaron se punonjësit e Policisë kishin shkuar për të bë...
Tiranë- Komisioneri Publik tërhiqet nga ankimimi i vendimit të KPK-së për Nertina Kosovën, gjyqtaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Kjo tërheqje ka ardhur 4 mu...
Holandë- Një tjetër shqiptar është gjetur i pajetë në Holandë. Sipas medieve vendase shqiptari është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigteve...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me nxitim, në seancën e fundit të këtij sezoni, kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Mi...
TIRANË– Banorët e Astirit kanë dalë sërish të protestojnë si çdo natë në lidhje me kundërshtimin e shembjes së banesave të tyre që i prek proj...