LIVE UPDATES
Politike

FOTOT/ PD e LSI denoncojnë: Rama ka ndarë Shqipërinë në 4 vilajete, fondet e BE-së po centralizohen në një dorë, pushte

5 Gusht 2020, 13:00 Nga DOSJA
FOTOT/ PD e LSI denoncojnë: Rama ka ndarë Shqipërinë në

TIRANË- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë denoncuar sot se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezionin duke ndryshuar rajonet e vendit. Petrit Vasili mesditën e të mërkurës në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së tha se sipas ligjit të ndryshuar, Shqipëria ndahet në 4 vilajete, të cilat i përgjigjen kryeministrit. Më vonë, ishte Dhurata Çupi që nga PD i mëshoi këtij deklarimi, duke shtuar se ky ndryshim i cili është miratuar më 30 korrik 2020, ditën që vëmendja e publikut ishte e përqëndruar tek ndryshimet kushtetuese, dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qëndrore.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Në muajt e fundit të qeverisjes, Ed Rama po thellon politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij.

Miratimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone është kundër interesit të qytetarëve. Pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqiërisë në 61 bashki, ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit.

Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit local dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Heqja e shërbimeve ndaj qytetarëve në vendin ku ata banojnë nuk i inetreson Edi Ramës. Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, eektoral dhe financiar.

Ligji i miratuar pa zhurmë, ditën e miratimit të ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca të bashkive apo të qarqeve.

Dy janë tiparet kryesore të ligjit që shkel me këmbë interesin e qytetarëve

• Sjell centralizimin e pushtetit në duart e Edi Ramës
• Çon të gjitha fondet e Bashkimit Europian në duart e Edi Ramës.

Çdo ndërhyrje e Edi Ramës ka të bëjë ose me pushtetin, ose me paranë. Njësoj si ndarja e dështuar territorial, ligji nuk ka për të sjellë as zhvillim, as shpërndarje më të drejtë fondesh.

Diskriminimi i bashkive apo i rajoneve do të vazhdojë sipas interesit politik dhe elektoral të Edi Ramës. Qyetarët do të dalin më të dëmtuar, më të papërfaqësuar më të braktisur.

DEKLARATA E PETRIT VASILIT, LSI

Të nderuar qytetarë, Qeverisja e Rilindjes po vazhdon në mënyrë të dëshpëruar të shtrembërojë ligjet në fuqi e kushtetutën e vendit e të rrëmbejë ç’të mundet lidhur me pronën publike, me të drejtat e qytetarëve për të zgjedhur dhe për të vendosur për veten e tyre e duke shkelur e zhbërë edhe çdo lloj reforme të bërë apo të ashtuquajtur reformë të kryer nga ata vetë. Së fundmi në mënyrë fantomatike në të njëjtën ditë kur ndryshoi Kushtetuta përsa i takon çështjeve që kishin të bënin me zgjedhjet, është miratuar dhe ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin.
Ky ligj sipas të cilit ndërtohen 4 rajone të reja apo 4 rajone në të cilat ndahet e gjithë Shqipëria është një vendim vetëm i qeverisë shqiptare. Edi Rama me të tijtë vendos që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete, apo 4 çifligje, të cilat qeverisen nga një dorë vetëm nga qeveria. Pra ndan Shqipërinë në 4 vilajete apo 4 çifligje.
Çfarë do të thotë me fjalë të thjeshta? Do të thotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal. Sepse këto rajone i mbivendosen dhe i rrëmbejnë kompetencat qarqeve të cilët janë të përcaktuar qartësisht në kushtetutën e Shqipërisë e ku ndodhen atje edhe sot e kësaj dite. Pasi flitet shumë qartë që njësitë e qeverisjes vendore, në nenin 108 të Kushtetutës, janë komunat ose bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre thotë neni 108 pika 2, nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Dhe çfarë ka ndodhur, me një ligj të thjeshtë që mund të miratohet edhe me 36 vota, i rrëmbehen kompetencat e zhbëhet një autoritet lokal i zgjedhur siç është qarku.
Pra autoriteti i zgjedhur lokal, që zgjidhet nga votuesit, nga shqiptarët, u rrëmbehet kompetenca dhe i jepet qeverisë e cila ngre institucionet e veta, qarqet e veta, vilajetet e veta, pashallëqet e veta.
Aq i mjerë është projekti dhe aq i turpshëm sa dhe baza kushtetuese e ligjit cila është të nderuar qytetarë, ku e kanë bazuar këta në Kushtetutë që të bëjnë këto gjëra që bëjnë. Dhje këtu shikoni që nxitimi i pushtuesve të pushtetit lokal është kaq i madh që baza kushtetuese e cituar është një turp por është njëkohësisht dhe një faj i rëndë ligjor dhe penal. Nenet në të cilat bazohen këta praktikisht janë nenet 78 dhe 83.
Qytetarët duan të dinë, ca thonë këto nene ku janë bazuar këta. Neni 78 thotë “Kuvendi me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve, vendos, përveç rasteve ku parashikon Kushtetuta ndryshe. Kjo tregon mënyrën sesi votohet një ligj. Nuk ka lidhje fare me përmbajtjen. Këtë e kupton dhe shqiptari më i thjeshtë, ai më i pa interesuari.
Po neni 83 ca thotë. Meqë këta kanë cituar nenin 83 pika 1. “Projektligji votohet 3 herë, në parim, nen për nen dhe në tërësi”. Ka ndonjë shqiptar që nuk e di që çdo ligj votohet në parim nen për nen dhe në tërësi. Kjo është baza ligjore e këtij ligji që krijon 4 pashallëqe, vilajete, çifligje, quajeni si të doni, po të një sulltanati qesharak siç është Rilindja. Natyrshëm kuptohet që çdo gjë është një rrëmbim sepse në nenin 4 përcaktohen që ngrihen 4 rajone zhvillimi dhe rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave duke përcaktuar thotë vendodhjen pozicionin gjeografik, karakteristikat, numrin e popullsisë, etj .
Ne kemi qarqet në Kushtetutë, kemi 12 të tilla, të cilat zgjidhen ën bazë të një pushteti lokal i cili u reformua sipas socialistëve të cilët kanë duartrokitur e bërtitur shumë në 2015 e ku nga 384 njësi vendore u ndërtuan 61 vetëm bashki, e mbi bazë të këtyre ndërtohen qarqet, pra me votim.
Këto institucione të zgjedhura, të ndërtuara në bazë të një reforme që vetë socialistët, rilindësit e promovojnë e bërtasin fort, sot zhbëhen dhe këto kompetenca i rrëmbekan këto agjenci sipas të cilave ngrihet një agjenci e madhe kombëtare e cila drejtohet nga një komitet kombëtar i zhvillimit. Ky komiteti kombëtar i zhvillimit rajonal i cili do u drejtuaka nga zv.Kryeministri.
Pra pashallëqeve u është vënë dhe bedeli që do ti drejtojë dhe të gjitha këto janë të tëra në varësi të qeverisë. Edhe disa institucione të tjera që duan të ndërtojnë, disa të ashtuquajtura borde, kanë funksione monitorimi. Shqiptarët duan të dinë, ca thotë Kushtetuta për qarqet aktualisht dhe që është në fuqi neni 110 pika 2.
“Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen, politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikat shtetërore”
Më qartë dhe në mënyrë m ë të kristaltë se kaq, kushtetuta nuk mund të shprehet. Por pushtuesit e pushtetit lokal, kanë shkelur mbi Kushtetutë e ligj duke qenë një ushtri në shpartallim e në ikje mendojnë që të rrëmbejmë në këtë mënyrë e të marrim ç’të marrim. Dhe kushtetuta zhbëhet me një ligj të thjeshtë që miratohet me 36 vota, bazuar në disa nene të kushtetutës që nuk kanë të bëjnë fare me organizimin e pushtetit lokal, ndërkohë këto institucione ndodhen në pushtetin lokal dhe krijimi i institucionit paralel, apo i institucionit të ri është që ti vdesë, ti asfiksojë, ti asgjësojë dhe përfundimisht pushteti lokal në Shqipëri është një zero e vërtetë, pasi çdo gjë është në duart e Kryeministrit. Zv.Kryeministri është një çiraku i tij, kështu që në duart e kryeministrit mbetet. Me një fondi shqiptar i zhvillimit që është një instrument i tij, që punon e prokuron e bën gjithçka që i urdhëron qeveria dhe praktikisht kemi vetëm disa përfaqësues kukulla të pushtetit lokal, të cilët janë atje vetëm për tu8 shpërndarë në ditët e zgjedhjeve për të bërë ca vota dhe kompetencat e tyre janë zero. E gjithë politika për të rindarë pushtetin lokal në 61 njësi, për të krijuar qarqe më të fuqishme, për të krijuar mundësi të tjera komunikimi rajonale të tjera që ishin qëllimet e reformës në 2015, bëhen zero sepse babëzia për ta rrëmbyer gjithçka në një dorë, siç e dini nga pushteti lokal, deri te emërimi i një infermieri në fshat, deri të prokurimi i ca lekurinave, ku çdo gjë e merr qeveria, është vetëm për një arsye. Për të përvetësuar, për të grumbulluar miliona në duart e tyre, duke menduar që asnjëherë as nuk do të kontrollohen as nuk do të përgjigjen,
Jam këtu për të bërë një apel, shumë te qartë, të drejtpërdrejt dhe pa ekuivokë. Çdo njeri në detyrë shtetërore propozues firmosës edhe i akteve të tilla, përfshi dhe ata që votojnë në parlament duhet të dinë që kanë atribute përfaqësimi dhe përgjegjësi juridiko-individuale. Si të tillë asnjëri nuk mund të mendojë që nën ombrellën e vendimeve kolektive nuk do të përgjigjen individualisht gjithsecili për këto faje shumë të rënda ndaj vendit. Shpartallimi, asgjësimi dhe pushtimi i pushtetit lokal është një faj nga më të rëndit për të cilin nuk ka as alibi dhe as shfajësim. Sigurisht mirënjohje qeverisë që na ndihmon për ta dënuar më lehtë pasi këto akte janë lehtësisht të dënueshme edhe nga prokurori më i kapur në botë pasi nuk i shpëtojnë dot pasi kaq trashë i kanë bërë e i kanë qepur. Sigurisht asnjë nga ne nuk do bëjë asnjë hap pas për ta kërkuar çuarjen e përgjegjësisë deri në fund. Megjithatë një gjë mbetet e palëkundur, këta njerëz, kanë pushtuar pushtetin lokal, nuk e kanë pyetur në asnjë rast popullin, ka vepruar kundër interesave të këtij populli dhe sigurisht do ti përgjigjen atij populli i cili e gjykon vetë si ua kërkon hesapin, në ç’ mënyrë dhe sesa fort ua kërkon këtë llogari. E do të jemi në mbështetje absolute të popullit në gjithë kërkesën e llogarisë që ai do të vendosë ta bëjë vetë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurata cupi ndryshimi i ligjit per zhvillimin rajonal petrit vasili dhurata cupi ndryshimi i ligjit per zhvillimin rajonal petrit vasili


Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit