LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTOT-KRAHASIMI/ VIP-at në Borsh e politikanët në male nuk pyesin për ligj e për COVID-19… kërbaçin mbi protestat d

16 Maj 2020, 17:20 Nga DOSJA
FOTOT-KRAHASIMI/ VIP-at në Borsh e politikanët në male nuk pyesin

TIRANË– Qeveria me anë të disa vendimeve, vendosi lirimin e masave duke nënkuptuar se lufta me COVID-19 ishte drejt fundit. Por duket se fundi ka arritur me kohë, qytetarët janë inatosur, opozita është e nevrikosur, e askush nuk mendon më për koronavirusin para pamundësisë për të jetuar të lirë e në liri. Por ka nga ata që lirinë e kanë pasur gjithmonë. VIP-at e këtij kombi të vogël që ka më shumë të famshëm se banorë, dhe eksponentët e maxhorancës, s’kanë ndaluar asnjë ditë aktivitetin e tyre.

Tek liria fillon dhe pabarazia…

Ditët e fundit Tirana është përfshirë nga disa protesta, e opozita është zgjuar sërish e ka nisur takimet me popullin. Por ky zgjim i qytetarëve e opozitës nuk i ka pëvlqyer aspak qeverisë, e cila kërkon të vijojë karantimin. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe shumë zyrtarë të tjerë të opozitës, janë gjobitur e u është marrë dhe patenta sepse kanë protestuar tek sheshi i Teatrit Kombëtar kundër shembjes sa godinës ekzistuese. Bashkë me ta, gjoba të majme kanë marrë dhe qytetarë të thjeshtë, aktivistë të njohur e artista të vlerësuar nga koha. Arsyeja e njëjtë: kanë protestuar.

Por një javë më parë, të gjithë pamë se qeveria për ata që ngrenë zërin nuk ka vetëm gjoba, por dhe dhunë. Mes ulërimave e tërhqejve zvarr u prish një protestë paqësore në Ditën e Evropës, por Evropa i mbylli sytë e nuk foli.

E teksa shohim këtë panoramë të zymtë, në Shqipëri është një jetë parale. Të pasurin, të pushtetshmin dhe VIP-in nuk e ndalon askush. Këto shtresa të shoqërisë nuk pyesin për koronavirus, për masa kufizuese, për orar të kufizuar e gjoba trembet ndaj tyre. Presidenti për ditë me radhë nuk la mal pa ngjitur, por Kryeministri e justifikoi e tha se ai ishte për punë. Vetë Kryeministri me një ushtri të tërë inspektoi “veprat madhështore të Rilindjes”, e u justifikua se po punonte. Deputetët e maxhorancës nuk kanë lënë një fundjavë pa u relaksuar jashtë Tiranës, e sërish për ta kjo gjë quhet punë. VIP-at tundën Borshin një javë më parë e Policia nuk i shikonte, sepse droni ishte ngritur pak më tutje në Drimadhes e ndoqi disa fshatarë që provuan plazhin për këtë vit. Por që të mos mjaftonte kjo një personazh (që thonë se është VIP) Françeska Jaçe dje tregonte se ishte lumtur teksa vraponte nga liqeni, e një 15-vjeçar qe kishte dalë me biçikletë në rrugë u dhuna barbarisht nga disa policë.

Ndërkohë takimet e kreut të opozitës me qytetarët për qeverinë dhe Policinë e Shtetit nuk quhen punë, por janë udhëtime relaksuese. Dëgjimi i halleve të vërteta të njerëzve nuk është punë, ndërsa festa e VIP-ave në Borsh është punë me rëndësi. Dalja e qytetarëve në shesh për qeverinë quhet krim dhe për këtë dënimi duhet të jetë sa më i madh. Kushtetuta që duhet të mbrojë qytetarët ka kohë që është shkelur, përdhosur, grisur e tani është bërë si menu restoranti apo bllok shënimi për dyqanet e materialve të ndërtimit. Askush nuk pyet për të, barazia para ligjit është mit në Shqipëri. Barazia para rrezikut të infektimit varet nga pushteti, paratë dhe VIP-llëku që ke. Prandaj shpresa e vetme, siç thonë besimmtarët mbetet tek barazia para Zotit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj