LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fotot i kam ruajtur, i mbaj në çantë me vete”/ Si u bashkuan pas 22 vitesh dy familjet që humbën kontaktet pas mbarimi

8 Dhjetor 2019, 16:51 Nga DOSJA
“Fotot i kam ruajtur, i mbaj në çantë me vete”/ Si

TIRANË- Jeta na takon me njerëz të ndryshëm, dhe ndonjëherë nuk është e rëndësishme se sa gjatë qëndron dikush në jetën tonë, por çfarë gjurme lë tek ne. Para 22 vitesh, familja e zonjës Nurie ka strehuar në shtëpinë e tyre një familje nga Kosova. Ata kanë qëndruar vetëm 1 muaj e gjysmë së bashku, por kanë arritur të bëhen një familje.

Nuria ishte shumë e lidhur me nusen e asaj familjeje, Elmazen. Ajo i kishte kërkuar të ishte e pranishme në dasmën e saj. Por pas largimit nga shtëpia e tyre, familjet humbën kontaktet. Nuria është përpjekur vazhdimisht t’i gjejë ata, por nuk ia ka dalë dot. Pas 22 vitesh, Nuria drejtohet tek “Ka një mesazh për ty” dhe kërkon të gjejë familjen që dikur u strehua tek shtëpia e tyre sepse një peng e ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve.

Nuria: Kur isha gocë, në vitin 1999, kosovarët erdhën drejt Shqipërisë. Në atë kohë, në familjen tonë erdhi tek porta një familje kosovare. Babi del, i shikon dhe na i sjell tek shtëpia.

Ardit Gjebrea: Kjo familja kosovare u shfaq papritmas në oborrin tuaj, në derën tuaj?

Nuria: Kishte shumë, por këta trokitën, iu afruan derës dhe kërkuan ndihmë tek shtëpia jonë. I merr dhe thotë do rrini këtu, si të bëhet për të gjithë do bëhet edhe për ju. U bëmë një familje e madhe, 6 erdhën ata, dy pleq dhe nusja e ka emrin Elmaze dhe unë atë më ka ngel peng, që e dua dhe sot që jam drejtuar tek studioja juaj për t’i dhënë një mesazh. A më mban mend si person? Ka pasur 3 fëmijë të vegjël. Emazja si person është shumë e dashur, dhe kur punonin në oborr vinte na ndihmonte. Shumë e lirshme, u bëmë sikur e njihnim.

Ardit Gjebrea: Si dy motra..

Nuria: Si një familje. Ka ndenjur një muaj e gjysmë tek ne. Burri i Elmazes jetonte në Zvicër. Fliste për natë me burrin e vetë… Unë them ngaqë ishin të frikësuar, në ambientin e shtëpisë sonë u rrëzua njëherë plaku nga shkallët, por kur u rrëzua Ardi, çuni, aty ka qenë tmerr për familjen tonë, babi e ka shpëtuar atë person  se ndoshta nuk do jetonte.. I humbet gjuha, kam qenë shumë e frikësuar, kam dalë jashtë dhe kam bërtitur, por ka ardhur gjithë lagjia, dera ka qenë e mbyllur se ka qenë natë kur është rrëzuar dhe janë futur njerëzit nga avllitë sipër dhe kanë ardhur: Çfarë u bë, ç’është kjo hata? Falë Zotit dolën shëndoshë e mirë nga shtëpia jonë të paktën, se mami frikësohej thoshte: Juve ju nxorri serbi, por mos bëheni në shtëpinë tonë kurban, se po vriteni, po rrëzoheni… Kanë ardhur thjesht me rrobat e veta, s’kishin çanta..

Ardit Gjebrea: Kanë ardhur me rrobat e trupit?

Nuria: Po! I thashë Elamzes: Do isha shumë e kënaqur të jesh në dasmën time, siç u bëmë një familje, pavarësisht sa e madhe jam. Se unë kisha 2 motra të tjera përveç meje dhe vëllezërit, edhe ju të jeni pjesë e gëzimit tim. Ata u larguan në Zvicër dhe nuk kam patur kontakt me ta. I kam kërkuar me thënë të drejtën, në Facebook, kam kontaktuar me persona që nuk kanë qenë ata, nuk e di. I kam çuar fotot që kam, fotot i kam ruajtur, i mbaj, gjithmonë kanë qenë në çantë me vete, thua ti se janë personat e mi. Pavarësisht se nuk e di si do reagojnë…

Ardit Gjebrea: Të kanë munguar pra, 20 vite vetëm për aq…

Nuria: Aq ngrohtësi, një muaj e gjysmë, mua më ngeli e ngrohtë Elmazja si tip, shumë në zemër.

Ardit Gjebrea: I ke kërkuar Nurie?

Nuria: I kam kërkuar në Facebook. Kam shkuar në Kosovë, nja 3-4 herë me burrin me makinën tonë dhe fëmijët. Nuk kam mundur..

Ardit Gjebrea: Nuk i ke gjetur dot?

Nuria: Jo! Edhe prandaj shkrojta tek ju, ishalla kanë ardhur dhe ishalla më mbajnë mend se nuk e di. Kam bërë një sakrificë kam ardhur, dhe ndoshta s’më mbajnë mend fare, por unë e hoqa një peng timin.

Ardit Gjebrea: Tani pse i kërkon pikërisht tani, pas 20 vitesh?

Nuria: Unë kam 20 vjetorin e martesës në datë 28 dhe mbledh një grup, njerëzit e mi, edhe kisha qejf në këtë aspekt që të ishin dhe ata meqë munguan në ditën e dasmës. Një pjesë gëzimi ta ndaj edhe me ata, që e kisha si peng, si premtim që ja pata thënë Elmazes.

Ardit Gjebrea: I pate thënë Elmazes, që do të ftoj në dasmën time?

Nuria: Unë dua të të ftoj në dasëm, varet se si vjen jeta se ishte pjesa shumë…

Ardit Gjebrea: Çfarë tha Elmazia? Çfarë bëri ajo?

Nuria: Elmazia në momentin që i thashë unë se kam qejf, hapi një shami të vogël, aty kishte gjëra flori. Kishte gjëra flori, vathë me rrush, një varëse, orë, unaza, që i kishte hequr nga lufta që mos.. I mbante aty, të vetmen gjë që kishte… E hap dhe më thotë mua: Ti do marrësh vathët, t’i jap unë shenjë për martesë, s’dihet se si vjen këto duhet t’i kesh. I thashë, ti shumë faleminderit por s’mund ta pranoj diçka të tillë..

Ardit Gjebrea: Kujtimi i familjes!

Nuria: S’mund ta bëj diçka të tillë asnjëherë, ti shumë faleminderit, ti quaje se i mora. Më ka ngelur si kujtim kjo pjesa e vathëve. Unë do isha shumë e kënaqur, pavarësisht se burri s’e njeh, fëmijët. Vetëm mami dhe babi e njeh, nuk e njohin persona të tjera se kush është Elmazia. Fotot i kam mbajtur gjatë gjithë kohës unë…

Ardit Gjebrea tregon se stafi i “Ka një mesazh për ty” i ka gjetur dhe ata jetojnë në Zvicër. Kur i kërkuan në Zvicër, thanë që ata ishin në Kosovë dhe arritën t’i kontaktonin pikërisht aty.

Për çiftin e bashkëshortëve, kjo është një surprizë shumë e bukur dhe që nuk e prisnin aspak. E pyetur nga Arditi nëse do dëshironin t’i bënin dikujt një suprizë, zonja Nazime tregon se është një familje këtu në Tiranë, që do donin ta gjenin dhe të kishin kontakte, i kanë kërkuar por s’i kanë gjetur.

Nazmie: Më kanë ndihmuar shumë ata. Më është rrëzuar djali, kur ishim ne aty, ka rënë nga kati i tretë direkt poshtë. Edhe aty e ka humbur vetëdijen. Zoti i shtëpisë na ka marrë me një kamion dhe na ka çuar në spital në Tiranë. Një mjek na tha 99 përqind ky është i vdekur, por po të jepni pak lek, ndoshta diçka do të bëhet. Ai aty ka reaguar shumë.. u bë agresiv, e ka kapur mjekun dhe i tha ti do ta shohësh edhe pa lekë fëmijën. Ajo familje për ne ishte natë e ditë aty. Ai plaku ka qenë gjithë kohës në spital. Na kanë ndihmuar shumë. I përshëndes, nëse lajmërohen diku, me gjithë qejf do doja të bëja kontakt me ta.

Zonja Nazmie sapo sheh nga ana tjetër e ekranit, e dallon menjëherë që është Nuria dhe emocionohet së tepërmi, ndërsa bashkëshorti i saj, Naimi nuk arrin të mbajë dot lotët.

Nazmie: Wow, Shumë faleminderit! Pa koment. Ne duhet të ishim në vendin e saj, por e kemi kërkuar dhe s’e kemi gjetur…

Naimi:  Shumë faleminderit, ne vetëm në telefon i kemi dëgjuar zërat nuk jemi parë, por desha të përsëris fjalët e gruas sime, që duhet të ishim ne në vendin e saj, por largësia bën të veten dhe kur je në vend të huaj nuk mund të vendosësh vetë sa herë të duash për ta vizituar dikë. Prej ditës së sotme, prej këtij minuti, prej këtij momenti, ne kemi për të qenë miq, dashamirës të pandashëm.

Nazmie: Patjetër! Gëzohem shumë, shumë…

Arditi i fton të përqafohen Nurien dhe Nazmien pas 20 vitesh.

Marrë nga:Klan Tv

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkimi i dy familjeve ka ne mesazh per ty bashkimi i dy familjeve ka ne mesazh per ty

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale