"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
FOTOT/ Kush është Eldi Dizdari, kreu i kartelit të parë shqiptar të drogës, ‘bossi’ i Los Blancos u kap në Dubai, jet
17 Shtator 2020, 09:47Nga DOSJA
TIRANE– Eldi Dizdari është një prej personave të arrestuar në operacionin e madh antidrogë të zhvilluar në Itali ditën e sotme, me bashkëpunimin e Policive të disa shteteve europiane. Operacioni i quajtur ‘Los Blancos’ vuri në pranga dhjetëra persona, mes tyre shumë shqiptarë, të cilët nga mediat italiane cilësohen si drejtus të kartelit.
Emri i Eldit, i cili ishte në mesin e të arrestuarve nuk është i panjohur në vendin tonë. Ai flitej si person i përfshirë në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, aty ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha.
Martesa me ish- Missin Shqiptar, Suada Sherifin
Eldi Dizdari është bashkëshorti i ish-misit Suada Sherifi, të cilin ajo ka preferuar që ta mbajë të fshehtë nga media. Fotot e tij me familjen numërohen me gishtat e dorës mirëpio jo pak herë ajo është shprehur për të publikisht.
Në vitin 2016, Sherifi, deklaroi në një intervistë se kishte gjetur djalin ideal me të cilin ishte gati të martohej, duke u shkëputur kështu pak nga bota e televizionit e duke iu përkushtuar më shumë partnerit të saj, i cili për të ishte ‘bota’ e për të tjerët ‘Bossi’ i drogës.
“Unë isha një vajzë single, kisha kohë që isha vetëm dhe në të gjithë morinë e njerëzve që tentonin, nuk kisha asnjë lloj interesi. Mirëpo nuk e di pse, por që në momentin e parë që ai erdhi në jetën time, më ka pëlqyer. Ishte ai entuziazmi që mendoja se nuk do ta kisha kurrë, apo buzëqeshja dhe sytë me zemra që kisha humbur, shpresat se mund t’i kisha. Çdo gjë filloi natyrshëm, sepse kur është dëshira e mirë, gjërat janë shumë të thjeshta, shumë të lehta dhe shumë të bukura”.- është shprehur vite me pare Suada.
Ashtu sikurse Dizdari fshihej nga policia për të mos u kapur, duket se dhe dasma e tyre është bërë në të njëjtën formë.
“Në fakt, në fakt, unë e kam mbajtur pak të fshehtë, po unë jam martuar”, ka thene ish-Missi shqiptar në një intervistë vite me parë.
Biznesmeni shumë i pasur, Tropojani i larë në para u sigurua që ti jepte Suadës jetën që donte, të mbushur me veshje luksi, makina të shtrenjta e sidomos udhëtime në çdo cep të botës.
E gjjthë kjo dashuri u përbush me ardhjen në jetë të një vajze të cilën Suada e tregonte herë pas here në Instagram. Tashmë nuk kemi se si ta ndjekim në këtë rrjet social pasi vajza e cila është ‘llastuar’ me paratë që vinin nga bota e krimit, e ka bërë profilin privat.
E vogla ka marrë karakteristikat e të dy prindërve, kështu ka treguart Suada në një interviste.
‘Herë është kopja ime, herë duket kopja e të atit. Mendoj se është shumë miks prandaj na bën lëmsh edhe neve. Përsa i përket karakterit është shumë e vogël akoma’.
Jeta nuk i ka shkuar ‘vaj’ Suadës me partnerin e saj. Përveç se është stresuar nga lajmet e drogës, kokainës, bandave, ku bashkëshorti i saj bën pjesë, ky i fundit ia ka vështirësuar jetën pasi ia llaston shumë vajzën.
‘Bashkëshorti nuk më ndihmon fare, madje ma vështirëson punën sepse ai e llaston dhe kur ai vjen në shtëpi, e vogla tërbohet nga lumturia. Ata luajnë bashkë dhe ajo lodhet pak më shpejt dhe bëhet gati për gjumë. Kjo është njëfarë ndihme po ta mendosh. Unë mendoj se i takon nënës të kujdeset për fëmijët sidomos kur është akoma bebe.’
Tashmë Suada do të duhet ta rrisë e vetme vajzën e saj, pasi bashkëshorti do të duhet të përballet me shumë vite burg. A do ti rikthehet rrjeteve sociale ashtu si më parë? A do ta shikojmë në gjykatë në mbrojtje të partnerit…na mbetet të presim se çfarë lëvizje do bëjë tashmë Suada.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Naftëtarët e Ballshit ditën e sotme po protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, ku dhe kërkojnë që të takohen me ministren ...
TIRANË- Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë protestuar përpara Ministrisë së Infrastrukturëse ku gjatë protestësnuk kanë munguar përplasjet me policin...
TIRANE– Naftëtarët e Ballshit kanë mbërrritur ditën e sotme në Tiranë aty ku e kanë zhvendosur protestën para Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.Qyt...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka nisur presionet tek administrata për të siguruar vota për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në një deklaratë pë...
KRUJË- Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Herrit në Malësinë e Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkëmbimi ka nd...
TIRANË- Pedagogu Arlind Qori i cili mori pjesë në protestën e naftëtarëve të Balshit që po mbahet ditën e sotme përpara Ministrisë së infrastrukturës është...
TIRANË- Ditën e sotme protestës së naftëtarët e Ballshit që po zhvillohet përpara Ministrisë së Infrastrukturës i janë bashkuar edhe aktivistë të Organizat...
TIRANË– Janë zbardhur emrat e 5 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të operacionit Los Blancos. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të arrestuarit ...
TIRANË- Aktivisti Arben Kola, i cili po merrte pjesë në protestën e naftëtarëve të Ballshit që po zhvillohet përpara Ministrisë së Infrastrukturës është sh...
TIRANË– Përplasje mes naftëtarëve dhe Policisë para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë. Disa naftëtarë janë janë tërhqur zvarrë nga forc...