LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTOJA e tij bëri xhiron e rrjetit, flet i riu që u dhunua në protestën pas prishjes së Teatrit: Isha ulur me miqtë paqës

19 Maj 2020, 20:52 Nga DOSJA
FOTOJA e tij bëri xhiron e rrjetit, flet i riu që u dhunua në

Në Tiranë, Blendi Shahu është njëri nga të rinjtë e shumtë, që policia arrestoi të dielën gjatë protestave spontane të qytetarëve pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai është një artist i ri, student i pikturës në nivelin master, dhe bashkë me shoqërinë e kursit po përpiqen të organizojnë një ekspozitë me krijimtarinë e tyre të parë.

Por shembja e Teatrit Kombëtar të dielën i tërhoqi studentët e arteve afër vendit të ngjarjes, ku shpejt e gjetën veten me fytyrë në asfalt dhe me prangat e policisë në duar. 23 vjeçari Blendi Shahu sapo festoi ditëlindjen me familjen në kushtet e karantinës pak ditë më parë.

Ai ka studiuar në Liceun Artistik për pikturë dhe pas mbarimit të nivelit Bachelor të studimeve në Universitetin e Arteve, tani është në vitin e parë master në degën e pikturës.

Blendi ka disa vite që krijon dhe përpiqet bashkë me shokët e kursit të organizojnë ekspozita të përbashkëta, si çdo artist në fillim të karrierës. Por të dielën ai u bë njëri nga të rinjtë që u arrestuan gjatë protestës.

Dalja jonë atje te tubimi ishte pas lajmeve që pamë në mëngjes, se natën asnjë nuk e mori vesh se çfarë kishte ndodhur. Dolëm thjesht si qytetarë. Pamë atje shumë shokë të tjerë, që natyrisht do t’I mbështesnim. Ishte kauzë fiks për ne si student artesh, dhe jo vetëm për ne. Qëndrimi ynë aty ishte krejt paqësor. Madje ishim në momentet e fundit të protestës simbolike, dhe për pak minuta do të iknim vet, por policia erdhi dhe na largoi me forcë. Ne nuk e kundërshtuam me forcë policinë. Ishim të ulur paqësisht në rrugë për të shprehur simbolikisht një mendim tonin. Ka dhjetëra filmime që tregojnë se ne ishim aty krejt paqësorë” – tha ai.

Blendi refuzoi t’i tregonte para kameras shenjat e prangave që ia pamë nëpër kuçet e duarve, sepse tha që shokët e tij i kishin më keq plagët dhe gjurmët e ndërhyrjes së policisë.

Ai gjatë gjithë bisedës foli më shumë për shokët, që e pësuan më keq dhe janë ende në polici, si Burim Tafalica, se sa për veten. Blendi thotë se shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar ishte një gabim.

Unë vet personalisht nuk kam patur shumë mundësi të shkoj te Teatri dhe ta ndjek protestën bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Me aq sa kam patur mundësi i kam mbështetur ata moralisht, edhe në bisedat me miq e shokë, sigurisht. Ajo ishte një ndërtesë e vjetër e trashëgimisë kulturore. Çdo ndërtesë e hershme e trashëgimisë kulturore është e padrejtë të prishet. Shpresojmë të mos kemi më ngjarje të tilla” – thotë Blendi.

Studenti i arteve thotë se përveç shembjes së Teatrit Kombëtar i bëri shumë përshtypje ndërhyrja e policisë në orën 4 të mëngjesit ndaj Aleancës për Mbrojtjes së Teatrit, të gjithë artistë dhe njerëz paqësorë sipas tij.

“Une besoj se policia ka abuzuar me pozitën e vet në ato momente. Është një abuzim i policisë ndaj gjithë atyre protestuesve. Nuk besoj se atje ka pasur protestues jopaqësorë. Miqtë e mi që ishin aty asnjë nuk është jopaqësor. Ne jemi artistë, student të arteve” – thotë Blendi.

Ai shtoi se në atë tubim të pasdites afër parkut Rinia pjesa më e madhe ishin rreth 20 vjeçarë, dhe ndërhyrja e policisë nuk përputhej me sjelljet paqësore të studentëve.

Policët vetë, tha ai, ishin 3-4 vjet më të mëdhenj se ne, por me gojë thonin gjëra të tjera e me duar bënin gjëra të tjera, ndërkohë që shtynin dhe prangosnin studentët.

“Shpresoj se të gjithë ne që po akuzohemi dhe do të dalim para gjykatës duhet të na ndihmojë dikush. Ne ishim aty për Teatrin dhe më shumë se Teatrin, ishim për kulturën. Nuk mund të lihemi pa mbështetje as unë që hetohem në gjendje të lirë as të tjerët që janë ende nëpër qeli. Dikush duhet të na ndihmojë” – tha Blendi Shahu.

Studenti i arteve thotë se artistët e kërkojnë famën përmes veprave të tyre dhe nuk ishte zgjedhja jonë, tha ai që pamjet e arrestimit tonë të bëheshin virale në internet.

Pas arrestimeve në orët e para të mëngjesit të dielën, policia ndaloi edhe grupe të rinjsh nën akuzat e tubimit të paligjshëm, kundërshtim me dhunë të policisë dhe bllokim rrugësh edhe në mesditë.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi shahu blendi shahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj