LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTOJA E FATURËS/ Revoltohet Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare denoncon parkingun e QSUT-së: Më morën 100 lekë sepse bë

31 Tetor 2020, 15:01 Nga DOSJA
FOTOJA E FATURËS/ Revoltohet Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare

TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka denoncuar publikisht parkingun privat të QSUT-së, pasi është detyruar të paguajë 100 lekë vetëm sepse ka hyrë, ka bërë një rrethrrotullim dhe ka dalë, pa qëndruar askund. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Brataj, teksa ka publikuar dhe faturën e kuponit që ka paguar shkruan se ditën e sotme është paraqitur për një takim në spitalin Covid-3, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19.

Në momentin që ka hyrë, siç shkruan dhe vetë Brataj, ka marrë kuponin, por menjëherë është njoftuar se duhet të shkonte në Ministri. Ai ka bërë rrethrrotullimin për të dalë nga QSUT-ja por është ndalur tek trau dhe i është kërkuar që të bëjë pagesën prej 100 lekësh.

Kjo gjë, kreut të Urgjencës Kombëtare i është dukur e papranueshme, por pavarësisht bisedës dhe diskutimit me vajzën që qëndronte tek trau, është detyruar të paguajë. Brataj shton se kjo është një vjedhje e paskrupullt, teksa thekson se kur mjekët marrin ‘bakshishe’ bëjnë të gjithë xhiron e mediave, po në këtë rast çfarë ndodh?

Statusi i plotë: Kur hipokrizia e shoqërisë të qesh në fytyrë!! Të jesh drejtor në kohë Covidi, të jesh mjek në kohë Covidi, të punosh me orar dhe pa orar në kohë Covidi! E kam fjalën për parkimin e QSUT, nuk po diskutoj pagesën me 100 lekë të reja! Nuk e di dhe nuk hyj në meritën nëse duhet të paguajnë drejtuesit e shëndetësisë dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë kur hyjnë në QSUT për punë shteti, për takime pune ose kontrolle të gjendjes së spitaleve, detyra të përcaktuara nga ligji! Di që kam disa vite me radhë që i paguaj, por pagesa e këtij 100 lekshi të sotëm më bëri të ndjehem i vjedhur, i poshtëruar. Kjo pagesë është e pa denjë, e pa skrupull, për këdo biznes qoftë. Shkova me urgjenc për një takim te Covid 3 për arsye të rritjes së numrit të të infektuarëve dhe fillimin e skenarit të tretë sipas strategjisë së MSHMS-së. Sapo hyra u prezantova te trari i hyrjes, ndërkohë më njoftuan se duhej të paraqitesha në ministri. Bëra vetëm rrethrrutullimin brenda QSUT dhe në dalje më kërkuan të bëja pagesën prej 100 lekësh. I thashë zonjë jam drejtori i urgjencës dhe bëra vetëm rrethrrutullimin pse duhet të paguaj. Pasi bëri një telefonate zonja mu drejtua: “Zoti Brataj, unë ju falenderoj për punën që po bëni por nga zyra e parkingut më thonë se duhet të paguani 100 lekë të reja”. Kur ne mjekëve na ndodh diçka me pacientin, ose ndonjëherë fusin nga një 500-1000 lek në xhep, ose duke na provokuar, na fusin në burg, na diskretitoni nëpër media dhe portale në të gjithë vendin! Nuk justifikoj askënd nëse mer bakshish me dëshirën e qytetarit, apo detyron qytetarët të paguajnë, nuk duhet të ndodhë, nuk po gjykoj! Fenomeni është i dënueshëm vetëm për mjekët? Po këta nuk janë hajdutë, nuk duhet të diskretitohen? Kjo është fatura dhe NIPT i biznesit të famshëm të parkimit! Kuponi nr.70, vetëm nga një hyrje në QSUT, po në tre –katër hyrjet e tjera sa 100 lekshe janë vjedhur!! Prof Kalo gjithmonë shkruan: “Quo vadis Shqipqëria ime, e jona e juaja”!!!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brataj denoncon parkingun e qsut-se skender brataj brataj denoncon parkingun e qsut-se skender brataj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj