"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
FOTO/“Po ndizni lukuninë e burrave”, shkrimtarja Flutura Açka kundër moderatoreve të sportit: Do t’u lutesha që t’i
22 Qershor 2020, 10:16Nga DOSJA
TIRANË-Futbolli është kthyer padyshim në një ndër sportet më të dashura jo vetëm për djemtë por edhe vajzat në vendin tonë. Shumë tifoze apo modele janë tërhequr nga ky sport i bukur, ku disa prej tyre kanë guxuar edhe të jenë pjesë e tij si prezantuese në mediat sportive. Përveç drejtuesit të emisionit, duke kopjuar Mediasetin e Berluskonit në Itali, atyre iu vënë në krah edhe ndonjë femër, që përgjithësisht nuk ka lidhje me futbollin.Kushti i vetëm është që të jenë seksi dhe të ekspozojnë format e tyre gjatë emisionit. Ndërkohë shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka reaguar në profilin e saj në Facebook në lidhje me këtë fenomen.
POSTIMI I PLOTË
Vajzat e kujt sporti?
Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon. Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedhin sytë te e bija, tek e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi iu duket sport i tyre. Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni. E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”. Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrēmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve. Ua kam hequr fytyrat vajzave, sepse nuk e kam personale me to – mund të jenë plot të tjera që nuk m’i ka zënë syri – por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe ne grave shqiptare ku jemi e ku s’jemi, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra pë lirinë, mes të tjerash, për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare
Ndjesë për shembujt e fotove që mora, ato në fakt ishin më të pafajshmet dhe që i gjeta më lehtë, çështja është te thelbi i shqetësimit.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Nis “lufta” Vllaznia-Bylisi. Administratori i klubit shkodran, Suad Lici, ka sulmuar ballshiotët për ndërhyrje te gjyqtarët. Sipas tij, kuqeblutë as...
Nëse do të ishit futbollist profesionist 28 vjeç dhe njëkohësisht pjesë e kombëtares, a do të transferoheshit në Kuvajt? Me siguri po, nëse kontrata që d...
Lajm i keq nga bota e futbollit. Sulmuesi nga Togo, Kossi Koudagba, ka humbur jetën në moshën 24-vjeçare i prekur nga malaria.“BBC” raporton se ai kishte...
Real Madrid sot shfrytëzoi shansin për të barazuar me pikë Barcelonën, duke fituar 2-1 me Real Sociedadin. Të dyja ekipet tashmë kryesojnë me nga 65 pikë.VAR is...
TIRANË-Lorenc Trashi nuk do të jetë më futbollisti i Partizanit. Klubi i kuq në faqen zyrtare ka njoftuar se mbrojtësi i krahut ka arritur marrëveshjen për...
Interi sot u rikthye në fushë duke mundur 2-1 Sampdorian. Kjo ishte ndeshje e praprambetur e javës së 25-të të kampionatit italian.Ndeshja u zhbllokua pas vetëm...
GJERMANI– Në Gjermani situata po del jashtë kontrollit sa i përket përhapjes së koronavirusit. Zona e North Rhine-Ëestphalia ka shqetësuar autoritete...
Interi po fiton 2-0 ndaj Sampdorias në një pjesë të parë të dominuar totalisht dhe me një Eriksen në superformë. Edhe pse mungojnë Brozovic dhe Sensi, zikaltëri...
Liverpool nuk e ka festuar në mënyrën e duhur kthimin në fushë pas 106 ditësh pa futboll për shkak të coronavirus.Skuadra e Jurgen Klopp, në fakt, ka marrë një ...
Bekim Balaj sot u rikthye titullar te Strum Graz, por e nisi shumë keq. Skuadra e tij luajti kundër Lask dhe shkodrani zhgënjeu totalisht.Lojtari i kombëtares s...