Rajoni

FOTO/ Albin Kurti vë maskën dhe del të bëjë pazaret: Bleva bukë e djathë, qumësht, vezë, perime dhe lëng vishnje

Në disa foto  që ka publikuar në rrjetet scoiale, Kurti shihet me maskë dhe me doreza, teksa ka bërë xhiro në supermarket e në furrën e bukës, për të blerë produktet suhqimore që i nevojiten.
Featured image of article: FOTO/ Albin Kurti vë maskën dhe del të bëjë pazaret: Bleva bukë e djathë, qumësht, vezë, perime dhe lëng vishnje Albin Kurti ben pazaret
Përditësuar:

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur që të bëjë vetë pazaret e shtëpisë.

Në disa foto  që ka publikuar në rrjetet scoiale, Kurti shihet me maskë dhe me doreza, teksa ka bërë xhiro në supermarket e në furrën e bukës, për të blerë produktet suhqimore që i nevojiten.

Siç shihet edhe në foto, Kurti ka blerë ukë, sallatë jeshile, qumësht, amita dhe shumë produkte të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paradites prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre,”– shkruan Kurti krah fotove.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment