LIVE UPDATES
Politike

Formulari i plotësuar nga ‘Fiksi’, Paloka: Verifikohen për herë të dytë,ai u rikthye

17 Nëntor 2021, 09:52 Nga DOSJA
Formulari i plotësuar nga ‘Fiksi’, Paloka: Verifikohen për

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka bërë një sqarim në lidhje me denoncimin e bërë publik ditën e djeshme në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’. Me anë të një sqarimi publik, Paloka bën të ditur se formularët verifikohen për herë të dytë

Paloka thotë se është sqaruar se formularët janë administruar në fazën e plotësimit të tyre, prej drejtuesve të PD në degë, duke filluar nga kryetarë, nënkryetarë e sekretarë degësh, deri tek drejtuesit e grup seksioneve.

Deputeti u shpreh se drejtuesi i degës në Sarandë deri pak kohë më parë i ka konfirmuar që i njeh dhe ka verifikuar personalisht firmëtarët, pasi ishte vetë ai që i kërkoi që fillimisht ti kaloje tek grupi i punës dhe ata të ia dërgonin.

SQARIMI:

Mbrëmë Fiks Fare paska transmetuar diçka lidhur me plotësimin e një prej formularëve ku kërkohet mbledhja e Kuvendit të PD me 11 dhjetor! Gazetarja e Fiks-it paska përfituar nga Foltorja e Sarandës dhe ka arritur të sigurojë dhe të plotësojë një prej formularëve. Unë vetë nuk e kam ndjekur emisionin se kam disa vite nuk e shoh fare as Top-Ch e as mediat e tjera në shërbim të Ramës thjeshtë për ekonomi kohe, por e lexova rastin nëpër portale. Ajo që duket “interesante” këto kohë, është se të gjitha mediat në shërbim të Ramës dhe të ashtuquajturit analistë që dihet se paguhen nga Rama, papritur janë vënë të gjithë në mbrojtje të kryetarit të PD!!! Sidoqoftë kjo është çeshtje e tyre!

Po pavarësisht kësaj, të përqendrohem tek rasti. Si fillim një këshille profesionale për gazetarët e Fiksit, meqenese dikur kam bërë dhe gazetarin investigativ. Do duhej ti shkonit deri në fund këtij që ju e quani investigim. Në se pasi plotësoi formularin, gazetarja do vinte tek unë dhe siç kanë bërë gazetarë të tjerë , të kërkonte të shihte formularët. Të kërkonte specifikisht ato të Sarandës. Nëse midis tyre do të gjente formularin e plotesuar nga ajo vetë, ateherë ky do ishte vertetë një “investigim” i çuar deri në fund dhe i suksesshëm.

Unë besoj që kjo nuk ka ndodhur jo sepse gazetarja nuk e ka menduar po sepse qëllimi nuk ka qenë investigimi i se vertetës por manipulimi i opinionit.Tani një sqarim për ata që janë të interesuar. Përpara se unë të pranoja të merrja në dorëzim dhe nën përgjegjësinë time, 4200 formularet nga perfaqësuesit e firmëtarëve, pata një takim të gjatë me ta kundër të tjera kërkova informacion dhe për mënyrën se si ishte proceduar me plotësimin e formularëve. Po ashtu bëra një kontroll vertikal të formularëve.

U sqarova me atë rast se formularët janë administruar në fazën e plotësimit të tyre, prej drejtuesve të PD në degë, duke filluar nga kryetarë, nënkryetarë e sekretarë degësh, deri tek drejtuesit e grup seksioneve. Këta, të pajisur me listën e delegatëve të degës së tyre, pas mbledhjes së formulareve kanë bërë dhe seleksionimet paraprake në degë, duke administruar vetëm formularët e delegatëve dhe jo edhe të anëtarëve të thjeshtë, që mund të kenë plotësuar formularë nga dëshira për të shprehur vullnetin e tyre e mbase pa dijeni që formularët vlejnë vetëm për delegatët.

Pas kesaj faze të parë, formularët e degëve, janë dorëzuar tek një grup pune të ngritur në Tiranë nga përfaqësuesit e firmëtarëve. Ky grup pune ka bërë jo vetëm një verifikim të dyte të faktit në se firmetarët janë apo jo delegatë, por ka seleksionuar dhe formularë të plotësuar në mënyrë jo të rregullt edhe kur firmetari ka qenë delegat. Në këto raste është rikthyer formulari për tu plotesuar në mënyrë korrekte.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë (pra përpara këtij “investigimit” të Fiksit) unë e kam deklaruar pikërisht këtë fakt, që firmëtarët kanë mbledhur rreth 5 mijë formulare, po këto janë verifikuar dhe seleksionuar paraprakisht dhe kanë konkluduar me ata 4200 formularë delegatësh.

Në ditën që unë ftova gazetarët në zyrën time për verifikim, (pasi drejtues të PD u shprehën që formularët nuk ekzistonin) ju kam deklaruar dhe paraqitur, perveç 4200 formularëve që u depozituan në zyrën time me datën 10 nëntor edhe një dosje tjetër blu, ku janë formulare të ardhur pas kësaj date. Të gjithë formularet e ardhur e që vazhdojne të vijnë pas datës 10, po i administroj në dosje të veçantë pra, megjithëse dhe për ato kam kërkuar që të ndjekin të njëjtën rrugë seleksionimi.

Sa për konkretizim; jo më larg se dje, një nga deputetët më solli disa formulare të tjerë. Megjithese deputeti , ka qenë dhe drejtuesi i degës deri pak kohe më parë dhe më konfirmoi qe i njeh dhe ka verifikuar përsonalisht firmëtarët, une i kërkova që fillimisht ti kaloje tek grupi i punës dhe ata të mi dergojnë mua si në rastet e tjera.

Të gjitha këto kërkesa dhe verifikime nga unë janë bërë sepse mora përsipër përgjegjësinë e depozitimit të formularëve duke e ditur që do të kishte debate, do hidheshin dyshime të qëllimta dhe do bëhej kjo lojë që po bëhet për delegjitimimin e tyre.

Edhe një herë unë ju bej thirrje palëve, (po kryesisht palës që ka shprehur dyshimet ) në se duan, le të caktojnë përfaqesues dhe të bëjnë verifikimin një për një të formularëve dhe të delegatëve që i kanë plotësuar. Ne se nuk kanë vullnetin ta bëjnë këtë, atëherë me 11 dhjetor , siç e kërkon procedura, komisioni i mandateve të Kuvendit, do ta bëjë dhe këtë proces transparent për të gjithë. Vullneti i shumicës së demokratëve as nuk mund të injorohet e ca me tepër të denigrohet nga ata që duhet të perulen të parët përpara tij!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes edi paloka aksioni i berishes edi paloka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet