"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Fluks i madh automjetesh në Morinë, mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës drejt bregdetit për të kaluar fundjavën
19 Shtator 2020, 05:45Nga DOSJA
KUKËS- Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar.
Ndërkohë, Policia kufitare në Morinë po punon me procedurë të përshpejtuar, për shmangien e radhëve të gjata në këtë pikë kufitare.
Ndërsa, gjatë muajit gusht u futën në Shqipëri 830 mijë qytetarë të Kosovës. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndjeshme, meqë në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, 686 mijë e 467 persona. Ndërsa nga Shqipëria janë futur në Kosovë gjatë muajit gusht 275 mijë e 452 qytetarë.
Sakaq, gjatë sezonit të verës u krijuan situata kaotike në pikat doganore të vendit. Më problematike ishte pika doganore e Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan 5 ditë në radhë për të kaluar doganën. Shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
POGRADEC- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Pogradec-Drilon. Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e makinës “Benz” dhe është përplas...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com, Tv Klan dhe Top Channel kanë në faqe të...
BERAT– Pesë persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim gjatë kontrolleve të realizuara mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Mësohet se polic...
DURRËS– Një tjetër i plagosur në Durrës nga përplasja me armë zjarri mes familjeve Baboci dhe Tatanozi. Policia e Durrësit deklaron zyrtarisht se në urgjen...
ELBASAN– Një automjet i llojit “Porsche Cayenne” me targa AA 648 US, është gjetur i braktisur në Elbasan. Mësohet se ‘bisha luksoze’ është gjetur e braktisur pr...
TIRANË– Erion Alibej, i njohur dhe me emrin Andrea është vënë në pranga në vitin 2013 nga Policia Italia, në kuadër të një operacioni të koduar “Cocash”. M...
DURRËS– Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ishte një atentat. Gazetarja Klodiana Haxhiaj deklaroi se babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë ...
SHQIPËRI– Shqipëria është sërish nën sundimin e shtetit. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës, ku janë duke ushtruar kon...