LIVE UPDATES
Bota

Flet deputeti gjerman, Manuel Sarrazin: Perspektiva e zgjerimit të BE-së duhet të bëhet më e besueshme

5 Janar 2021, 09:40 Nga DOSJA
Flet deputeti gjerman, Manuel Sarrazin: Perspektiva e zgjerimit të

DW: Zoti Sarrazin, cilat janë temat prioritare të BE-së më 2021 lidhur me Europën Qendrore dhe Juglindore?

Manuel Sarrazin: Mendoj, se pas vitit të trazuar 2020 – kuptohet nga koronavirusi, por jo vetëm – dy gjëra janë ekstrem të rëndësishme: Për Europën Qendrore është e rëndësishme të ruajë unitetin! Ndërsa për Europën Juglindore, për Ballkanin Perëndimor duhet të forocohet perspektiva e zgjerimit dhe të bëhet më e besueshme.

Çfarë duhet bërë sipas jush, në mënyrë që në këtë drejtim të jepet një impuls i ri?

Fillimisht ne duhet që të ndryshojnë menjëherë këto prapraktheu të forta sa i përket kredibilitetit të projektit me mosmundësimin dy herë radhazi të hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në mënyrë që ne të hapim atje bisedimet dhe t’u japim vendeve përkatëse një rrugë realiste për në BE.

Pas kësaj ne duhet të përpiqemi që ta rikonceptojmë procesin e zgjerimit, në mënyrë që shoqëria civile, shoqëritë e këtyre vendeve, të involvohen më fuqishëm direkt dhe të mos bashkëpunohet gjithmonë dhe vetëm me administrata edhe qeveritë.

Mbështetja për një zgjerim has në pengesa brenda vetë BE-së dhe duket e pamundur, që procese të tilla të avancojnë me vende si Kosova apo Bosnjë-Hercegovina. A mos vallë lipset një tjetër perspektivë për rajonin?

Jo! Unë nuk njoh askënd, që të ketë bërë ndonjë propozim të dytë të mirë. E nëse shohim se ku është Turqia sot, padyshim që diskutimet për një antarësi të klasit të dytë, të një partneriteti të privilegjuar apo të ndonjë modeli tjetër në periferi të bërthamës ndoshta nuk janë arsyeja e vetme, por me siguri është njëra nga arësyet, që kanë bërë që ky vend të shkëputet nga shtegu i BE-së.

Ne kemi nevojë për një pozicim të qartë duke u thënë këtyrë vendeve: Ju duhet të jeni pjesë e BE-së! Pa këtë artikulim të qartë nuk do të kishte qenë i mundur zgjerimi as më 2004 e as më 2007. Askush nuk do të jetë vetëm anëtar i klasit të dytë në një klub.

Tani në krizën e koronavirusit politikanët e Ballkanit Perëndimor kritikojnë BE-në që nuk i mbështet mjaftueshëm ata. A është e drejtë kjo?

Mendoj, që BE-ja me paketën ekonomike që ka shpallur ka vendosur një theks. Por që problematika ka të bëjë më shumë me ndihmën akute për krizën, kur vende si Kina e pjesërisht edhe Rusia si dhe politikanë nga rajoni – si presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq – thjeshtë e kanë e shfrytëzuar për interesat e veta situatën e pakoordinuar në BE.

Por mendoj, që shumë njerëz në përgjithësi e shohin, se BE-ja do të mbetet një aktor aktiv në këtë rajon, edhe kur është fjala për luftimin e pandemisë apo të pasojave ekonomike të saj. Në fakt kushdo që jeton në rajon e ka të qartë, që nuk ka një alternativë të dytë, ndaj së cilës të mund të orientohesh, veç tregut më të madh të brendshëm në botë, që ndodhet direkt në kufijtë e shtetit të vet dhe që ka mbërritur në mes të rajonit.

Një temë e rëndësishme e BE-së lidhur me Europën Juglindore është problemmatika e refugjatëve. Politikani kristiandemokrat Friedrich Merz është pozicionuar lidhur me këtë çështje duke thënë qartë, se njerëzit duhet të qëndrojnë në vendet ku janë aktualisht, në Bosnje apo në Greqi, e duhet të trajtohen atje e jo të lejohen të mbërrijnë në Europën Qendrore. Cila është përgjigja juaj ndaj kësaj deklarate?

Pozicioni gjerman është i njohur prej kohësh, që ne jemi për një shpërndarje të drejtë dhe duam që të mos i lemë vetëm në këtë situatë as Greqinë dhe as Bosnjen. Nëse sheh situatën e refugjatëve në Bosnje, e ke të qartë që përkujdesi në vend nuk funksionon. Për mua është jo realiste të besosh, se atje mund të organizohet përkujdesja ideale, aq sa ajo të ishte e pranueshme në aspektin humanitar. Në fund të fundit këta njerëz nuk duan të qendrojnë në Bosnje, por duan të vijnë në BE. Ndaj një „program instalimi” në ndonjë kamp luksoz është tërësisht jo realist. Ne duhet ta zbusim gjendjen akute humanitare të njerëzve. Por ne duhet edhe të avancojmë, nëse duhet që refugjatët të shpërndahen, qoftë vullnetarisht apo përmes kontigjenteve. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të lihet ashtu siç është situata e refugjatëve.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota manuel sarrazin manuel sarrazin

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci