Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sistemi bankar rezultoi me një fitim prej 16.8 miliardë lekësh (136 milionë euro) në vitin 2020, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që i raporton të dhënat sipas standardeve lokale të kontabilitetit.
Në raport me vitin e mëparshëm, fitimet kanë rënë me 15%, ndërsa kanë zbritur në nivelin më të ulët që nga 2016-s.
Ndonëse një vit i vështirë, për shkak të efekteve që pandemia ka krijuar në ekonomi dhe në aftësinë paguese të kredimarrësve, sistemi banker ka shënuar një ecuri positive. Të ardhurat nga interesi u rritën lehtë me 1.2%, ndërsa shpenzimet po për interesat u tkurrën me 6.5%. si rrjedhojë të ardhurat neto nga interesi u rritën me 2.7%.
Sistemi rriti të ardhurat nga jo interesi me 12%, kryesisht si rrjedhojë e ecurisë së mirë të zërit “fitimet nga instrumentat financiarë”.
Ndonëse ecuria e bankave ka qenë positive në kahun e të ardhurave, rënia e fitimeve ka ardhur nga rritja e shpenzimeve për provigjione, një sinjal se bankat po i paraprijnë një rritje të mundshme të kredive me probleme. Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur sot se Niveli i kredisë me probleme në fund të muajit dhjetor arriti në 8.11%, duke shënuar një rënie të lehtë me 0.09 pikë përqindje në krahasimin me fundin e 2019-s. Ky është niveli më i ulët në 12 vjet, që prej vitit 2008. Por, kjo rënie më shumë reflekton shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive (për periudhën mars-korrik 2020) dhe zgjatjen deri në mars të afatit që i lejon bankat të vijojnë ristrukturimet pa i klasifikuar këto detyrime si kredi të këqija.
Shpenzimet për provigjione neto arritën në 5.4 miliardë lekë në vitin 2020, ndërkohë që për tre vjet radhazi kishin qenë negative. Pikërisht rritja e këtij zëri ndikoi në uljen e fitimeve të deklaruara të bankave.
Bankierët presin që pasojat e pandemisë në sistemin bankar do të ndihen më shumë këtë vit, kur të shihen efektet reale që ajo ka dhënë në aftësinë shlyerëse të kredimarrësve. Në kahun tjetër, sistemi është furnizuar rregullisht me likuiditetve për shkak të rritjes së ndjeshme të depozitave në periudhën e pandemisë, ndërsa ka qenë aktiv dhe në kredinë e re.
Marre nga Monitor
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Nga viti 2015 deri në vitin 2019, numri i automjeteve për banorë në shkallë vendi u rrit me 24% sipas të dhënave të INSTAT. Në disa qarqe të vendit,...
TIRANË– Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 344 miliardë lekë (2.8 miliardë euro), sipas statistikave të publikuara nga Banka e...
Nënshkrimi i një marrëveshje nga qeveria shqiptare me atë amerikane fundvitin e shkuar për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ka ngjallur xhelozi e pakënaq...
Fundi i 2020-ës dhe fillimi i 2021-it ishte parashikuar të sillte një bum sa i përket lindjeve të reja në mbarë botën. Por, ndryshe nga çfarë u parashiku...
TIRANË– Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf shprehet se Berlini qëndron në krah të Tiranës për ta ndihmuar teksa kërkon nga qeveria shqiptare...
Familjet shqiptare morën 26.5 miliardë lekë ose rreth 215 milionë euro kredi për blerje banesash gjatë vitit 2020.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se k...
Niveli i kredisë me probleme në fund të muajit dhjetor arriti në 8.11%, duke shënuar një rënie të lehtë me 0.09 pikë përqindje në krahasimin me fundin e 2019-s....
TIRANË– Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të ven...
TIRANË– Çmimet e naftës në vend janë rritur me 6-8 lekë ditët e fundit, duke shënuar rritjen e parë që kur filloi pandemia. Në pikat e tregtimit të ...
Edhe pse është i ndaluar me ligj, në Tiranë gëlon fenomeni i prostitucionit. Emisioni “Stop” ka regjistruar me kamera të fshehta disa punonjëse të seksit. Rasti...