LIVE UPDATES
Ekonomi

Fiskalizimi / Kontabilistët: Faza III e parealizueshme, nga 1 shtatori rrezikohet bllokimi i aktivitetit të biznesit të vogë

4 Gusht 2021, 05:17 Nga DOSJA
Fiskalizimi / Kontabilistët: Faza III e parealizueshme, nga 1 shtatori

Nga 1 shtatori pritet të nisë zbatimin faza e tretë e procesit të fiskalizimit, me bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë për konsumatorin. Ky është grupi i fundit i subjekteve që do të përfshihen në sistemin e ri të faturimit elektronik.

Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, do të fiskalizohen rreth 100 mijë biznese. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për fazën e dytë që nisi zbatimin nga 1 korriku mes bizneseve që kryejnë transaksione me para në dorë kishin detyrimin e fiskalizimit rreth 34 mijë subjekte.

Si rrjedhojë, në fazën e tretë, do të duhet të përfshihen gati 70 mijë subjekte. Në fazën e  dytë nuk kanë filluar fiskalizimin as gjysma e subjekteve që e kishin detyrimin

Deri më 29 korrik, sipas të dhënave të tatimeve janë fiskalizuar 13,633 biznese ku 5,550 prej tyre janë biznes i vogël dhe 7,937 biznes i madh, pra as gjysma e atyre që kishin detyrimin për t’u fiskalizuar. https://www.monitor.al/tatimet-13-6-mije-biznese-jane-fiskalizuar-deri-tani/

Për shkak të numrit të ulët të bizneseve të mëdha që janë përfshirë deri tani në fiskalizim dhe problemeve të shumta që u krijuan në fazën e dytë, kontabilistët shprehen se faza e tretë do të jetë e parealizueshme.

Shqetësuese për ta është situata e krijuar nga ndërveprimi i bizneseve të fiskalizuara me ato që nuk janë fiskalizuar. Kontabilisti Sotiraq Dhamo thotë se nga 1 shtatori, me heqjen e blloqeve tatimore, bizneset e vogla që nuk janë fiskalizuar do t’u bllokohet aktiviteti. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi më herët se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31 gusht 2021, ndërsa tërheqja e blloqeve tatimore do të mund të kryhet deri më 15 gusht 2021.

“Nëse në muajin shtator do të mblidhen blloqet tatimore, procesi i fiskalizimit është i parealizueshëm dhe aktiviteti i bizneseve që nuk janë fiskalizuar dhe nuk përdorin blloqe tatimore do të bllokohet. Në këtë rast DPT ose do t’u thotë bizneseve se për shitjet me pakicë do t’u lejohet t’i përdorin përsëri ose do të vazhdojnë të shiten blloqet e reja. Sipas ligjit aktual nëse ke probleme me fiskalizimin (nuk ke internet apo drita), do të përdorësh faturat tatimore që më pas duhet të dërgohen në degën rajonale të tatimeve dhe do të fiskalizohen.

Nëse biznesi ka problem të përkohshëm prej 2-3 ditësh mund t’i fiskalizojë vetë faturat e lëshuara. Faturat e reja duhet të fiskalizohen ose e thënë ndryshe do të futen në platformën e fiskalizimit. Rekomandoj që për biznesin e vogël procesi të shtyhet dhe të nisë në 1 janar 2022”, shprehet Dhamo.

Për sa u përket faturave të reja që po lëshohen, kontabilisti Armand Mala thotë se përdorimi i tyre është i përkohshëm (kur ke probleme me sistemin), me rregullimin e sistemit ato do të fiskalizohen. “Sipas ligjit nuk shërbejnë për ata subjekte që nuk janë fiskalizuar”.

Kontabilisti Mala thotë se faza tranzitore e zbatimit të procesit të fiskalizimit nxori në pah një sërë problematikash dhe në këtë situatë është e nevojshme mbështetje ei pakufi nga ana administratës tatimore, por edhe një afat i shtyrjes së mosvënies së gjobave. “DPT pas çdo problematike të hasur të nxjerrë udhëzimet përkatëse në kohe, pa lënë në dorë të biznesit të supozojë sesi duhet të veprojë në çdo rast (kujtojmë rastin kur nuk tregohej çdo bëhej me faturat e bizneseve të pafiskalizuara, do njihen apo jo si të zbritshme nga tatimet).

Administrata tatimore duhet të jetë shumë afër me biznesin gjatë gjithë periudhës tranzitore, për çdo problematikë të konstatuar ta adresojë nëpërmjet udhëzimeve sa më shpejt të jetë e mundur pa kaluar stresin tek bizneset. E nëse periudha deri me 31.12.2021 mos të mjaftojë për ta konsoliduar procesin, të mendojë për shtyrje të afatit pa aplikuar gjoba”, nënvizon Mala.

Në 1 Janar 2021 nisi faza e parë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike (B2G), në 1 korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), ndërsa më 1 shtator do të nisë faza e tretë për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C). Sipas të dhënave të DPT, deri në fund të muajit korrik, janë lëshuar mbi 9 mln fatura të fiskalizuara.

Marrë nga Monitor

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi kontabilistët ministria e financave kontabilistët ministria e financave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj