LIVE UPDATES
Ekonomi

“Fashion” vuan efektet e krizës! Pezullime dhe mbyllje biznesesh në disa shtet, shkak lufta

11 Prill 2022, 05:24 Nga DOSJA
“Fashion” vuan efektet e krizës! Pezullime dhe mbyllje

Konfliktit Rusi-Ukrainë nuk po i del fundi, duke shbalancuar tregjet globale. Çmimi i gazit është rritur me 40%, kurse nafta e papërpunuar tregtohet me 118 dollarë për fuçi. Shqetësim është se rritja e çmimeve me siguri do të ndikojë në psikikën e konsumatorëve dhe fuqinë e tyre blerëse, e cila është pjesë integrale në rritjen e çdo biznesi – duke përfshirë tregun e tekstileve dhe veshjeve. Efektet e para nisën në Shqipëri…

Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë, apo një paqe të keqe. Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vijon, tregjet globale vazhdojnë të dalin nga “binarët” – duke krijuar kaos dhe pasiguri në botën e biznesit. Pikërisht kur bota po dilte nga kriza e COVID, konflikti Rusi-Ukrainë krijoi trazira të reja në tregje, si rezultat i të cilave, çmimi i gazit tani është rritur deri në 40%, kurse nafta e papërpunuar tregtohet në SHBA 113 dollarë për fuçi (rritja më e madhe që nga viti 2014), rrjedhimisht duke bërë që tregjet e aksioneve të shënojnë humbje në të gjithë globin.

Kriza pritet të përmbysë më tej zinxhirin global të furnizimit. Dhe do të përkeqësohet kur Europa dhe SHBA të vazhdojnë të marrin sanksione të reja ndaj Rusisë.

Shqetësimi është se rritja e çmimeve dhe rënia e tregjeve të aksioneve me siguri do të ndikojë në psikikën e konsumatorëve dhe fuqinë e tyre blerëse, e cila është pjesë përbërëse e rritjes së çdo biznesi, duke përfshirë tregun e tekstileve dhe veshjeve.

Kërkesa dhe çmimet e tekstilit nuk varen vetëm nga çmimet e pambukut dhe lëndëve të para, por edhe nga faktorë si paqja dhe siguria rajonale, që ndikojnë në interesin e konsumatorëve për të blerë artikuj si veshjet, të cilat nuk konsiderohen domosdoshmëri.

Rritja e inflacionit dhe tensionet globale të zinxhirit të furnizimit mbeten mendimi kryesor për shitësit me pakicë, teksa lundrojnë në një sezon të ri, pas fitimeve që korrën në fundvitit.

Shqetësimi më i madh për shumë shitës me pakicë është kohëzgjatja e krizës. Kështu shprehen shumë tregtarë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Edhe shitësit me pakicë në rrugën që njihet me emrin Tregu Çam pohojnë se, situata aktuale e rritjes së çmimeve dhe konfliktit ka shtuar pasigurinë te njerëzit, të cilët rezervohen për blerje.

“Kemi nisur të shohim efektet e para” – pohojnë disa tregtarë, të cilët thonë se këtë muaj kanë pasur xhiro minimale, thuajse në nivelet e fillimit të pandemisë.

Shitësit me pakicë po përpiqen të vlerësojnë kërkesën në të ardhmen, ende të paparashikueshme dhe t’i mbajnë raftet të mbushura, por pa porositur shumë mallra.

“Nuk kemi marrë shumë furnizime, në një nivel mesatar që të xhirojmë çfarë kemi për momentin”-pohojnë tregtarët, të cilët shtojnë se nuk presin problematika në furnizime, siç ndodhi nga mbyllja në pandemi.

Ajo që vihet re në rrugët e kryeqytetit si “Myslym Shyri”, Rruga e Kavajës, rruga “Ismail Qemali” dhe Rruga Bardhyl, me një numër të konsiderueshëm biznesesh të shitjeve me pakicë, bizneset po përpiqen të joshin konsumatorët në forma të ndryshme si: uljet, oferta momentale bli 2 merr 3, kanalizimi edhe në rrjetet sociale si formë shitjeje ose kthimi në dyqan etj.

Një tjetër panoramë na shfaqet nga sektori i veshjeve të përdorura. Një operator në treg thotë për “Monitor” se, kanë pasur rritje dyshifrore të shitjeve që para fundvitit. Menaxherja e shitjeve të “Berlintexx” thotë se, “gjithnjë e më shumë, sektori i veshjeve dhe tekstileve ka ecuri të mirë dhe kemi 20% rritje nga e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm”.

Kjo tendencë përqafimi, sipas saj, i atribuohet cilësisë së mallit, ndonëse të përdorur, dhe çmimit të favorshëm, përkundrejt atij të lartë në treg për produkte të reja. Grupmoshat që blejnë janë të ndryshme, ku mbizotërojnë femrat 20 -45 vjeç.

Markat e modës të BE-së ndalojnë operacionet në Ukrainë

Të ardhurat në tregun rus të veshjeve, sipas Statista, pritet të arrinin në 38,196 milionë dollarë në vitin 2022, me tregun që pritet të rritet çdo vit me 2.75% (CAGR 2022-2026).

Segmenti i saj më i madh janë veshjet e grave, me vëllim tregu prej 20,765 milionë dollarë amerikanë. “Sinar”, “Bolshevichka”, “Tver Garment Factory” dhe “Volchok” janë disa nga firmat e veshjeve me bazë në Rusi.

Në Ukrainë, nga ana tjetër, të ardhurat në tregun e veshjeve vlerësoheshin para luftës se do të arrinin në 5,027 milionë dollarë në vitin 2022, me tregun që pritet të rritet çdo vit me 8,09% (CAGR 2022-2026). Disa nga firmat e veshjeve në Ukrainë përfshijnë “PrJSC Specodegda”, “Diya Trade Company”, “Jannet Von Klingen”, “Lia Ukraine Ltd.”, “Gloria” dhe “Lamma”. Por të gjitha këto shifra do të ndryshojnë tani!

Këtu është e rëndësishme të përmendet se Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë rreth 4 deri në 5% të shitjeve globale të luksit, që do të thotë se ndikimi i drejtpërdrejtë i konfliktit mund të jetë më i vogël; megjithatë, nuk mund të anashkalohet nga asnjë standard.

Investitorët, me sa duket, janë të frikësuar tani! Aksionet në grupet e shitjes me pakicë luksoze, duke përfshirë grupet e modës franceze LVMH dhe “Kering”, grupin zviceran “Richemont”, “Prada” në Itali dhe markën britanike e veshjeve “Burberry”, kanë rënë midis 3 dhe 6% (në kohën e shkrimit të këtij artikulli).

Shifrat e dobëta të turizmit ndërkombëtar nuk e kanë ndihmuar tregun – duke bërë që shitjet e luksit në BE të bien me 19% në 2021 kundrejt 2019. Megjithatë, shitjet për klientët vendas në rajon u rritën me 15 deri në 20%. Kriza e vazhdueshme Rusi-Ukrainë rrezikon ta zhvlerësojë atë rimëkëmbje dhe kështu nuk është për t’u habitur të shohësh çdo investitor të shqetësuar sot.

LPP dhe CCC, dy nga shitësit më të mëdhenj të modës në Poloni, thuhet se kanë pezulluar të gjithë biznesin në Ukrainë, pasi konflikti i vazhdueshëm ka bërë që aksionet e tyre të bien. Veçanërisht, Ukraina dhe Rusia përbëjnë rreth 3% të biznesit të CCC dhe rreth 1% të operacioneve të të gjithë grupit.

Ka gjithashtu raporte për shumë marka turke si “LC Waikiki”, “Colin’s” dhe “English Home”, që kanë mbyllur gati 200 dyqane në Ukrainë. Të gjitha markat kanë pezulluar planet për të hapur çdo dyqan të ri në vend në çdo kohë në të ardhmen e afërt. “Colin’s” ka 60 dyqane në Ukrainë, “LC Waikiki” rreth 50 dhe “English Home”, 33 dyqane.

Marka italiane e veshjeve të brendshme “Cosabella” ka ndalur gjithashtu porositë e saj të prodhimit në Ukrainë. Një tjetër markë italiane e modës, “Kiton”, e cila u themelua në vitin 1968 dhe është e njohur për veshjet e grave dhe burrave, e sheh të ardhmen të lëkundur në Ukrainë dhe Rusi – të cilat dikur i kishte quajtur tregje fitimprurëse.

Gjiganti gjerman i veshjeve sportive “Adidas” ka miratuar një politikë “prit dhe shikoni” në lëvizjen e tij për të drejtuar operacionet në vend, H&M suedeze e modës së shpejtë, thuhet se ka mbyllur nëntë dyqane në Ukrainë deri në njoftimin e mëtejshëm.

Megjithatë, nuk janë vetëm shitësit me pakicë të BE-së dhe Azisë Qendrore që janë goditur nga kriza; industria amerikane e veshjeve po përgatitet gjithashtu për t’u përballur me ndikimin e luftës.

Bum shitjesh online në pandemi, po tani?

“ITX ALBANIA”, në pronësi të grupit “Zara Holding B.V.”, kishte të ardhura rreth 3.3 miliardë lekë, me rënie prej 11.5% në raport me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave paraprake nga Tatimet.

Në raportin vjetor të vitit të mëparshëm, kompania theksonte, se në vitin 2020 është ndikuar nga pandemia e COVID-19, megjithatë hapja e dyqaneve i mundësoi të vazhdonte aktivitetet në normalitet.

Në vitin 2020, “LC Waikiki Retail AL” kishte qarkullim vjetor prej 2.9 miliardë lekësh, me rënie 23%, sipas të dhënave paraprake nga Tatimet.

Në shënimin në raportin e mëparshëm vjetor, sipërmarrja theksonte se pandemia ka pasur efekt të menjëhershëm në zinxhirin ekonomik të vendit dhe përtej, si dhe në aktivitetin e kompanisë. Shoqëria raporton se në reagim të kësaj situate ka reduktuar koston për blerjen e mallrave, në masë të përafërt me reduktimin e shitjeve.

“Kid Zone” (Jumbo) me aktivitet në tregtimin me pakicë (lodra, veshje për fëmijë, mjete kancelarie, rroba, dekorues dhe orendi të ndryshme shtëpiake) pa rënie të qarkullimit vjetor me 4.8%, në 2.2 miliardë lekë. Kompania thekson në raportin vjetor se, pas pandemisë, zbatoi me shpejtësi planin strategjik për krijimin e infrastrukturës së përshtatshme për shitjet online, duke fuqizuar rrjetin në periudhën e mbylljes, në momentin kur të gjitha dyqanet nuk operonin.

“Balkan Sport”, e krijuar në vitin 2012, me aktivitet në tregtimin e veshjeve e materialeve sportive, kishte aktivitet të qëndrueshëm, me qarkullim vjetor prej rreth 1.5 miliardë lekësh (rënie 3.4%), duke iu afruar renditjes së 200 më të mëdhave. Kompania thekson në raportin vjetor se tkurrja e të ardhurave është ndikuar nga situata e krijuar prej pandemisë në vend./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi kriza lufta ukraine-rusi veshje kriza lufta ukraine-rusi veshje

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Prill 2022, 05:07

Rritja e çmimeve do të thellojë varfërinë

Mungesa e dhënies së subvencioneve nga qeveria për të mbrojtur konsumatorin nga rritja e çmimeve, por edhe mbështetja e ulët që u dha në pandemi, sipas e...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim