Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
IRAN- Disa faqe interneti të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve shfaqën mesazhe të martën në të cilat thuhej se ato ishin “bllokuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.
Media iraniane konfirmoi të martën se një numër faqesh në internet të lidhura me agjencinë shtetërore të lajmeve duket se janë “bllokuar” nga qeveria amerikane pa ndonjë arsyetim ose shpjegim të qartë.
Një zyrtar i FBI-së konfirmoi për Zërin e Amerikës bllokimin e faqeve iraniane të internetit, por nuk pranoi të jepte më shumë hollësi për këtë veprim. Zyrtari që foli me kushtin që emri i tij të mos zbulohej, tha se Departamenti i Drejtësisë do të jepte më shumë hollësi për këtë të mërkuren.
Departamenti i Shtetit nuk u përgjigj menjëherë kur u pyet nga Zëri i Amerikës për të komentuar në lidhje me incidentin. Megjithatë, agjencia e lajmeve Associated Press citoi një zyrtar të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara kishin bllokuar afër 30 faqe interneti, shumica e të cilave janë të lidhura me përpjekjet e dezinformimit.
Në mesin e faqeve të internetit që u mbyllën papritmas ishin edhe ato të kanalit televiziv shtetëror në gjuhën angleze Press TV, kanalit arab Al-Alam dhe kanalit të lajmeve satelitore Al-Alam të rebelëve huthi në Jemen.
Në mesazhet që shfaqeshin në faqet e bllokuara thuhej se ato ishin “bllokuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në përputhje me një urdhër konfiskimi”, së bashku me stemat e FBI-së dhe Byrosë së Industrisë dhe Sigurisë të Departamentit të Tregtisë.
Al-Masirah lëshoi një deklaratë duke e pranuar sekuestrimin e faqes së saj, në të cilën thuhej se ajo do të vazhdonte misionin e saj “për t’u përballur me aktet amerikane dhe izraelite të piraterisë kundër vendit tonë”.
Agjencia e lajmeve Rueters tha se Al-Masirah filloi të operonte menjëherë në një adresë tjetër interneti. Edhe Press TV, përmes një postimi në Twitter, tha se ka krijuar një faqe të re interneti.
Agjencia shtetërore e lajmeve Press TV jep lajme ndërkombëtare që filtrohen përmes lenteve të udhëheqësve të Iranit, duke kritikuar zakonisht politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe atë të Britanisë.
Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi Ebrahim Raisin, një kritik i njohur i perëndimit, fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran.
Prokurorët amerikanë konfiskuan 92 adresa interneti tetorin e kaluar, që sipas tyre, ishin “përdorur në mënyrë të paligjshme nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit” për të përhapur dezinformata.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Ishte një takim i gjatë dhe në fakt jo me shumë tema i ministrave të BE-së. Pa sukses mbeti ankesa e ngritur vazhdimisht për ngrirjen e hapjes së bisedimeve të ...
FRANCË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar për më shumë se një orë presidentin francez, Emmanuel Macron. Në një deklaratë për mediat para hyrjes...
SHBA– Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha para kolegëve demokratë të martën se ajo do të krijojë një Komision të ri për të hetuar sulmin...
TIRANË– Komisioni Europian ka nënshkruar kontratën e dytë me kompaninë farmaceutike Moderna për marrjen e 150 milionë dozave të vaksinës antiCOVID pë...
SHBA– Përpjekja gjithëpërfshirëse e Demokratëve për të ndryshuar ligjin amerikan për zgjedhjet dhe votimin u bllokua në Senat të martën, nga senatorët rep...
SHBA– Disa faqe interneti të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve shfaqën mesazhe të martën në të cilat thuhej se ato ishin “bllokuar nga qeveri...
PRISHTINË– Një gjest i rrallë është bërë publik nga Policia e Kosovës. Dy fëmijë, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, kanë gjetur një portofol t...
SHKUP– Policia e Shtetit në Maqedoninë e Veriut ka hequr disa banderola në Shkup që ishin vendosur në kuadër të fushatës “Të dua Çamëri”. Mediat shqiptar...
FRANCË- Një stuhi e furishme goditi veriun e Francës të shtunën pasdite, duke e “kthyer” ditën në natë. Në total u regjistruan më shumë se 44 mijë goditje ...
PRISHTINË– Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj ka mohuar zërat se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike...