LIVE UPDATES
Bota

Republikanët në Senat bllokojnë projektligjin për zgjedhjet

23 Qershor 2021, 05:55 Nga DOSJA
Republikanët në Senat bllokojnë projektligjin për zgjedhjet

SHBA– Përpjekja gjithëpërfshirëse e Demokratëve për të ndryshuar ligjin amerikan për zgjedhjet dhe votimin u bllokua në Senat të martën, nga senatorët republikane. Kjo është përpjekja më e madhe e rishqyrtimit të sistemit zgjedhor të Shteteve të Bashkuara në një brez.

Projektligji, i njohur si Akti Për Njerëzit, do të prekte pothuajse çdo aspekt të mënyrës se si zhvillohen zgjedhjet, si heqjen pengesave të votimit që aktivisitët e shohin si një përpjekje të ngjashme me atë të kohës së Luftës për të Drejtat Civile, kufizimin e ndikimit të parave në politikë dhe kufizimin e ndikimit partiak mbi procesin e përcaktimit të kufijve të zonave me përfaqësim në Kongres.

Por shumë republikanë thonë se masa përfaqëson një shkelje të gjërë nga qeveria federale të autoritetit të shteteve për të organizuar zgjedhjet e tyre pa mashtrime, dhe një përpjekje që përfundimisht synon të favorizojë demokratët.

Projektligji dështoi në një votim 50-50 pasi republikanët, disa prej të cilëve e quajtën atë “Akti i Vjedhjes”, duke u mohuar demokratëve 60 votat e nevojshme për të filluar debatin mbi të. Nënpresidentja Kamala Harris, gruaja e parë e afrikano-amerikane në këtë post, drejtoi seancën e votimit në Senat.

“Lufta nuk ka mbaruar”, tha ajo pas votimit.

Dështimi i detyron demokratët të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në lidhje me përparësitë e tyre kryesore legjislative në Senatin e ndarë. Ata e kanë shpallur masën si një kundërpeshë të fuqishme ndaj shumë propozimeve që po miratohen nga shtetet e kontrolluara nga republikanët, duke e bërë më të vështirë votimin.

“Edhe një herë, pakica republikane e Senatit bëri një bllokadë partiake të një çështje të ngutshme”, tha Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Chuck Schumer gjatë një fjalimi në Senat. Ai u zotua se votimi ishte vetëm “hapi i parë” dhe se kjo nuk do të jetë hera e fundit që e drejta e votimit do të jetë temë debati.

Para votimit, Biden shkroi në Twitter, “Demokratët janë të bashkuar dhe të përkushtuar për të miratuar këtë legjislacion historik për të mbrojtur të drejtat e votës, për të siguruar integritetin e zgjedhjeve tona dhe për të riparuar dhe forcuar demokracinë tonë.”

Çfarëdo që të vendosin demokratët, ata ka të ngjarë të përballen me të njëjtën sfidë me të cilën u përballën të martën kur pakica republikane përdori taktikën e fjalimeve të gjata, të njëjtin mjet që demokratët e përdorën gjatë mandatit të presidentit Donald Trump për të bllokuar shqyrtimin e projektligjeve. Republikanët nuk treguan asnjë shenjë të dorëzimit. Udhëheqësi republikan Mitch McConnell e quajti projekt-ligjin “një zgjidhje që kërkon të gjejë një problem” dhe u zotua se “do t’i japë fund”.

Presioni ka qenë në rritje ndaj demokratëve për të ndryshuar rregullat e Senatit për të shmangur përballjen me një bllokim të përparësive të tyre legjislative. Megjithatë, një grup senatorësh të moderuar demokratë, përfshirë senatorët Joe Manchin dhe Kyrsten Sinema, e kanë përjashtuar këtë mundësi, duke u mohuar demokratëve votat e nevojshme për të bërë një ndryshim të rregullit të bllokimit të projektligjeve përmes fjalimeve të gjata. Biden ka premtuar atë që Shtëpia e Bardhë e quan “luftën e presidencës së tij” për t’u siguruar amerikanëve qasjen në votim. Por pa ndryshimin e rregullave të Senatit, pikat kryesore të axhendës së tij, përfshirë projekt-ligjin për zgjedhjet, duken të bllokuara.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota republikanet bllokojne projektligjin per zgjedhjet republikanet bllokojne projektligjin per zgjedhjet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet