Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA– Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha para kolegëve demokratë të martën se ajo do të krijojë një Komision të ri për të hetuar sulmin e 6 janarit në Kapitol, tha një person që foli në kushte anonimiteti.
Zonja Pelosi e bëri njoftimin në një takim të mbyllur për mediat të udhëheqjes demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, por nuk dha detaje shtesë. Personi dëshiroi të fliste në kushte anonimiteti për komentet që ishin bërë në mbledhje.
Komisioni i ri vjen pasi republikanët e Senatit bllokuan projektligjin për krijimin një komisioni dypartiak, të pavarur për të hetuar sulmin nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump në Kapitol. Zonja Pelosi tha në fillim të këtij muaji se Dhoma e Përfaqësuesve do të intensifikonte hetimet për protestën e dhunshme, në të cilën një turmë sulmoi policinë dhe hyri në ndërtesë në kërkim të ligjvënësve për të ndërprerë çertifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Komisioni i ri do të drejtohet nga shumica demokrate. Më shumë se 30 ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe shtatë senatorë republikanë thanë se donin të shmangnin një hetim partiak dhe ata mbështetën projektligjin për të formuar një komision të pavarur, i cili do të ishte i ngjashëm me atë që hetoi sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të tejkaluar kundërshtimin e republikanëve në Senat, ku mbështetja nga 10 republikanë është e nevojshme për të miratuar shumicën e projektligjeve nëse të gjithë demokratët votojnë si një bllok i vetëm. Udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer ka thënë se ai mund të organizonte një votim të dytë pasi projektligji dështoi të avanconte muajin e kaluar, por nuk ka asnjë shenjë se demokratët mund të fitojnë mbështetjen e nevojshme nga tre republikanë të tjerë.
“Ne nuk mund të presim më gjatë,” tha zonja Pelosi më 15 qershor. “Ne do të vazhdojmë punën tonë”, shtoi ajo.
Shumë republikanë e kanë bërë të qartë se nuk duan të merren më me çështjen e sulmit të 6 janarit, duke shmangur pyetjet e shumta në lidhje me sulmin, përfshirë mënyrën se si qeveria dhe forcat e zbatimit të ligjit nuk morën informacionin e inteligjencës para se të fillonte protesta e dhunshme dhe rolin e ish-Presidentit Trump para dhe gjatë sulmit.
Sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, shkaktoi vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer policie dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Komisioni Europian ka nënshkruar kontratën e dytë me kompaninë farmaceutike Moderna për marrjen e 150 milionë dozave të vaksinës antiCOVID pë...
SHBA– Përpjekja gjithëpërfshirëse e Demokratëve për të ndryshuar ligjin amerikan për zgjedhjet dhe votimin u bllokua në Senat të martën, nga senatorët rep...
SHBA– Disa faqe interneti të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve shfaqën mesazhe të martën në të cilat thuhej se ato ishin “bllokuar nga qeveri...
PRISHTINË– Një gjest i rrallë është bërë publik nga Policia e Kosovës. Dy fëmijë, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, kanë gjetur një portofol t...
SHKUP– Policia e Shtetit në Maqedoninë e Veriut ka hequr disa banderola në Shkup që ishin vendosur në kuadër të fushatës “Të dua Çamëri”. Mediat shqiptar...
FRANCË- Një stuhi e furishme goditi veriun e Francës të shtunën pasdite, duke e “kthyer” ditën në natë. Në total u regjistruan më shumë se 44 mijë goditje ...
PRISHTINË– Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj ka mohuar zërat se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike...
SHBA- Forcat amerikane janë në gatishmëri të lartë pasi avionët luftarakë rusë u futën brenda 35 miljeve të Hawaiit. The Sun raportoi se një flotë ruse ka fundo...
SPANJË-Qeveria spanjolle ka falur zyrtarisht 9 liderët separatisë katalanas të dënuar për përpjekjet e tyre për pavarësi më 2017.Mediat raportojnë se ata j...
KOSOVË– Zëvendësdrejtori i RTK-së, Mentor Shala ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste live. Ai pretendon se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar l...