Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA– Disa faqe interneti të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve shfaqën mesazhe të martën në të cilat thuhej se ato ishin “bllokuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”. Media iraniane konfirmoi të martën se një numër faqesh në internet të lidhura me agjencinë shtetërore të lajmeve duket se janë “bllokuar” nga qeveria amerikane pa ndonjë arsyetim ose shpjegim të qartë.
Një zyrtar i FBI-së konfirmoi për Zërin e Amerikës bllokimin e faqeve iraniane të internetit, por nuk pranoi të jepte më shumë hollësi për këtë veprim. Zyrtari që foli me kushtin që emri i tij të mos zbulohej, tha se Departamenti i Drejtësisë do të jepte më shumë hollësi për këtë të mërkuren.
Departamenti i Shtetit nuk u përgjigj menjëherë kur u pyet nga Zëri i Amerikës për të komentuar në lidhje me incidentin. Megjithatë, agjencia e lajmeve Associated Press citoi një zyrtar të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara kishin bllokuar afër 30 faqe interneti, shumica e të cilave janë të lidhura me përpjekjet e dezinformimit.
Në mesin e faqeve të internetit që u mbyllën papritmas ishin edhe ato të kanalit televiziv shtetëror në gjuhën angleze Press TV, kanalit arab Al-Alam dhe kanalit të lajmeve satelitore Al-Masirah të rebelëve huthi në Jemen.
Në mesazhet që shfaqeshin në faqet e bllokuara thuhej se ato ishin “bllokuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në përputhje me një urdhër konfiskimi”, së bashku me stemat e FBI-së dhe Byrosë së Industrisë dhe Sigurisë të Departamentit të Tregtisë.
Al-Masirah lëshoi një deklaratë duke e pranuar sekuestrimin e faqes së saj, në të cilën thuhej se ajo do të vazhdonte misionin e saj “për t’u përballur me aktet amerikane dhe izraelite të piraterisë kundër vendit tonë”.
Agjencia e lajmeve Rueters tha se Al-Masirah filloi të operonte menjëherë në një adresë tjetër interneti. Edhe Press TV, përmes një postimi në Twitter, tha se ka krijuar një faqe të re interneti.
Agjencia shtetërore e lajmeve Press TV jep lajme ndërkombëtare që filtrohen përmes lenteve të udhëheqësve të Iranit, duke kritikuar zakonisht politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe atë të Britanisë.
Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi Ebrahim Raisin, një kritik i njohur i perëndimit, fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran.
Prokurorët amerikanë konfiskuan 92 adresa interneti tetorin e kaluar, që sipas tyre, ishin “përdorur në mënyrë të paligjshme nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit” për të përhapur dezinformata.
Marrë nga Voa
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PRISHTINË– Një gjest i rrallë është bërë publik nga Policia e Kosovës. Dy fëmijë, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, kanë gjetur një portofol t...
SHKUP– Policia e Shtetit në Maqedoninë e Veriut ka hequr disa banderola në Shkup që ishin vendosur në kuadër të fushatës “Të dua Çamëri”. Mediat shqiptar...
FRANCË- Një stuhi e furishme goditi veriun e Francës të shtunën pasdite, duke e “kthyer” ditën në natë. Në total u regjistruan më shumë se 44 mijë goditje ...
PRISHTINË– Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj ka mohuar zërat se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike...
SHBA- Forcat amerikane janë në gatishmëri të lartë pasi avionët luftarakë rusë u futën brenda 35 miljeve të Hawaiit. The Sun raportoi se një flotë ruse ka fundo...
SPANJË-Qeveria spanjolle ka falur zyrtarisht 9 liderët separatisë katalanas të dënuar për përpjekjet e tyre për pavarësi më 2017.Mediat raportojnë se ata j...
KOSOVË– Zëvendësdrejtori i RTK-së, Mentor Shala ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste live. Ai pretendon se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar l...
KORE E VERIUT-Motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, Kim Yo Jong hodhi poshtë perspektivat për një rifillim herët të diplomacisë me Shtetet e Bashkuar...
GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë ditën e sotme dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.BBC raporton se ndryshe nga hera e parë, kur aj...
KINË-Kina bëhet vendi i parë në botë që miraton një kriptomonedhë si monedhë zyrtare, kjo gjë është bërë e ditur nga që qeveria e Kinës, e cila njoftoi se ...