LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Familja shqetësohet për mua’/ Mamaja e Rita Orës tregon pse u rikthye për të ndihmuar me COVID-19: Kjo është puna im

14 Prill 2020, 17:27 Nga DOSJA
‘Familja shqetësohet për mua’/ Mamaja e Rita Orës

LONDËR- “Ajo është me të vërtetë super heroina ime”. Kështu është shprehur për median angleze këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, për nënën e saj mjeke. Doktoreshë Vera Ora në një intervistë ekskluzive online, me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tregon për punën e saj si mjeke në shërbim të pacientëve me Covid19, si ndjehen dy vajzat e saj Rita dhe Elena gjatë këtyre ditëve për frikën e infektimit të saj.

Vera Ora tregon edhe pasionin më të ri të vajzës së saj, divës shqiptare të muzikës Rita Ora.

Muhamed Veliu: Doktoreshë Vera ju punoni në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në Angli NHS a jeni në vijën e parë të betejës me Covid19?

Dr. Vera Ora: Po, unë punoj si psikiatrie në NHS që është shëndeti publik në Britaninë e Madhe prej shumë vitesh. Tani në kohën e pandemisë vijoj të punoj në të njëjtën punë me pacientët që janë të sëmurë me Covid19. Këtë vendim e kam pranuar si detyrë tashmë më të re të profesionit tim që të ndihmoj ekipin e emergjencës në spitalin ku unë punoj.

Muhamed Veliu: Për ju si mjeke bashke me kolegët tuaj cilat kanë qenë vështirësia më e madhe këto ditë?

Dr. Vera Ora: Vështirësitë janë të ndryshme. Ndryshimet janë drastike në mënyrën se si jemi duke vepruar për momentin. Përballja me pacientët e sëmurë është një tjetër aspekt . Vështirësi kemi edhe me mungesën e PPE që janë mjetet mbrojtëse pasi puna është me rëndësi parandalimit të infektimit me këtë virus nga pacientët tek personeli shëndetësor. Unë personalisht këto ditë pas punës kam rrobat që i kam të dedikuara për përdorim jashtë.

Muhamed Veliu: Krahas të qenurit mjeke ju jeni edhe bashkëshorte dhe nënë e dy vajzave. Duke qenë në kontakt me pacientë përditë a ju shoqëron ndjenja e frikës nga infektimi?

Dr. Vera Ora: Në karrierën time nuk kam pasur një përballje në një situatë të tillë si kjo që po kalojmë sot. Personalisht ndjehem shumë keq që mund të jem potencialisht rrezik për të afërmit e mi apo njerëzit rreth meje. Mundohem që fokusi im maksimal të jetë në parandalimin e duhur.

Muhamed Veliu: Po Rita dhe Elena çfarë ju thonë a janë të shqetësuara për ju?

Dr. Vera Ora: E gjithë familja shqetësohet për mua, vajzat sidomos. Por jemi të vetëdijshëm dhe unë mundohem sidomos ti përcjell edhe atyre edhe rregullat parandaluese të mirënjohura për të gjithë. Për këtë arsye kam kërkuar që vajzat të jenë të izoluara për momentin në mënyrë ta heq shqetësimin për to natyrisht. Më mungojnë por jeta dhe mbikëqyrja e shëndetit kanë një domethënie krejt tjetër tash për të gjithë.

Muhamed Veliu: Çfarë këshillash u keni dhënë si Ritës dhe Elenës këto kohë duke e ditur se të dyja ato janë vajza, aktive dhe me impenjime të shumta profesionale?

Dr. Vera Ora: Kryesisht ti përmbahen udhëzimeve strikte për mos ta harruar për asnjë çast se duhet të zbatojnë rregullat për ta parandaluar infektimin. Edhe përse këto ditë artistët nuk munden të performojnë në publik ato aktivitet e shumta i mbajnë përmes rrjeteve sociale, që për fat të mirë për mua si nënë më konvenion mjaft dhe kjo nuk më shqetëson aq sa të mund të ishte ndryshe.

Muhamed Veliu: Rita ka pushtuar zemrat e miliona njerëzve në botë me muzikën e saj dhe pa diskutim, në Shqipëri dhe Kosovë ka fansa të panumërt. Jam i sigurt se ata janë kurioz të dinë si është Rita duke kaluar këto ditë?

Dr. Vera Ora: Ajo vijon aktivitetin e punës në profesionin e saj sidoqoftë me ndalesat në fuqi. Gjithashtu ka zbuluar talentin e ri, dëshiron të pikturojë. Për këtë e përgëzoj pasi është një mënyrë e mirë relaksimi dhe do ta kisha rekomanduar për të gjithë shikuesit e juaj gjithashtu.

Muhamed Veliu: Doktoreshë Vera dhe në fund të kësaj interviste cilat janë këshillat tuaja për të gjithë ata që kanë zgjedhur të informohen përmes Top Channel?

Dr. Vera Ora: Të qëndrojnë në shtëpi. Të gjithë ata që ndodhen në izolim kanë tashmë mundësi të realizojnë ndoshta ndonjë dëshirë apo ndonjë aktivitet apo hobi që më përpara nuk e kanë pasur të mundur ta bënin. Unë përgëzoj Shqipërinë dhe Kosovën që kanë marrë disa masa ndaluese të lëvizjes shumë më herët.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne angli vera ora koronavirusi ne angli vera ora

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale